Jump to content

Byroja Federale e Hetimit (SHBA)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga FBI)
Stema

Federal Bureau of Investigation ose FBI është një federatë hetuese për krimet dhe agjensi zbulimi e cila është arma parësore hetimore e Department of Justice (DOJ) - Ministrisë së Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara Amerikane.

Titulli 28, Kodi i Shteteve të Bashkuara (U.S. Code), Seksioni 533, i cili autorizon Ministrin e Drejtësisë të "përcaktojë zyrtarët të zbulojnë... krime kundër Shteteve të Bashkuara", dhe statute të tjera federative i japin FBI plotfuqinë dhe përgjegjësinë të hetojë krime të veçanta. Tani, FBI ka të drejtën ligjore të hetimit mbi ligjshkeljen e më shumë se 200 llojeve (kategorive) të krimeve federative dhe kështu ka autorizimin më të gjërë hetimor se çdo agjensi ligjzbatuese federative. Lista e FBI Ten Most Wanted Fugitives (Dhjetë më të Kërkuarit në Arrati) është përdorur që nga viti 1949 për të njoftuar opinionin publik për të kërkuarit e arratisur.