Jump to content

F. A. Mitchell-Hedges

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Frederick Albert Mitchell-Hedges
Lindi(1882-10-22)22 tetor 1882
Vdiqqershor 1959 (mosha 76)
Emrat e tjerëMike Hedges
Njohur përKafkën e kristaltë
Bashkëshorti/jaLillian - Dolly Agnes Clarke
FëmijëAnne Marie Cuillon (e njohur si Anna Mitchell-Hedges)

Frederick Albert Mitchell-Hedges (ndonjëherë i njohur si Mike Hedges; 22 tetor 1882 – qershor 1959) ishte një aventurier, udhëtar dhe shkrimtar anglez. Mitchell–Hedges ishte më i njohur për zbulimin e kafkës së kristaltë Mitchell-Hedges të cilën ai e gjeti me vajzën e tij të adoptuar Anna Mitchell–Hedges në Lubaantun, Belize. Megjithatë kafka e kristaltë, së bashku me shumë gjetje të tjera të tij, janë ende janë në dyshim dhe në disa raste të pabesueshme duke u bazuar mbi provat më të fundit.[1][2]

I lindur në Londër, Angli në 1882, Mitchell–Hedges vijuar shkollën derisa në moshën 16 vjeç. Gjatë vitet të rinisë, ai ka punuar me babain e tij, John Hedges, në kompaninë e tij të shit-blerjeve të aksioneve. Ndërsa Mike shprehu interes për të eksploruar në një moshë të re, John ishte kundër idesë për të birin e tij udhëtues, duke e bërë marrëdhënien e tyre të vështirë. Pas një udhëtimi për në Kanada, ai u martua me Lilian–Dolly në vitin 1906. Të dy më së shumti kanë jetuar larg nga njëri-tjetri,përderisa nuk kishin fëmijë të tyre ata adoptuan një jetime kanadeze, Anne Marie Le Guillon, sot e njohur si Anna Mitchell-Hedges. Mitchell–Hedges vazhdoj të udhëtoj mirë në vitet e tij të vonshme, deri sa vdiq në vitin 1959.[3]

Menjëherë pas ditëlindjes së tij të 16-të, Mitchell-Hedges u nis në udhëtimin e tij të parë me Brooke Mee në një ekspeditë në Norvegji. Udhëtimi zgjati tri javë dhe pas kthimit në Londër Mitchell-Hedges kishte shpresa të mëdha të bëhej një eksplorues.[3]

Pas martesës me Lilian, Mitchell–Hedges mori një udhëtim për në Kanada, ku ai u takua dhe si përfundim adoptuan Anne Marie Le Guillon. Ai vazhdoi të udhëtojë në Amerikën e Veriut dhe Qendrore. Ai e gjeti veten në Meksikë, ku ishte kapur nga Pancho Villa dhe ka punuar si spiun, më pas në Nju Jork, dhe prap në Amerikën Qendrore. Mitchell–Hedges gjithashtu pati një rritje të interesit në qytetin e humbur të Atlantis e cila vazhdoi të ndikoj në kuriozitetin e tij për të udhëtuar.[3]

Kafka e kristaltë në Muzeun Britanik (ID Am1898C3.1 Arkivuar 8 maj 2013 tek Wayback Machine ), i ngjashëm me dimensionet e kafkës së Mitchell-Hedges.

Mitchell-Hedges thuhet se ka frymëzuar karakterin e njohur Indiana Jones. Megjithatë, as George Lucas, as Steven George—bashkë-krijuesit e konceptit të suksesshëm nuk kanë treguar ndonjë individ të veçantë që ka frymëzuar karakterin e tyre, përveç heronjve të përgjithshme të aksioneve të popullarizuar në seritë matinée dhe revistat pulp të viteve 1930 dhe 1940.[4]

Vepra të botuara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Librat dhe titujt të tjerë të shkruar nga Mitchell-Hedges përfshijnë:

  • Battles With Giant Fish
  • Danger, My Ally
  • Land of Wonder and Fear
  1. ^ The UnMuseum – Crystal Skulls
  2. ^ The Skeptic Dictionary – Crystal Skulls
  3. ^ a b c Garvin, Richard.
  4. ^ "Making Raiders of the Lost Ark". Raiders News. 23 shtator 2003. Arkivuar nga origjinali (archived web page) më 7 dhjetor 2003. Marrë më 31 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]