Enzima
Enzimat janë proteina që funksionojnë si katalizatore, që do të thotë se janë substanca që kanë vetinë të shtojnë shpejtësinë e reaksioneve kimike pa u shnderruar. Ne fakt, ato mbeten të pandryshuara në fund të reaksionit në të cilin kanë marrë pjesë.
Çdo gjë e gjallë ka këto përshpejtues dhe e përdorin për funksione të ndryshme. Ato shërbejnë gjithashtu për të formuar molekula të mëdha e të vogla.
Emërtimi i tyre bëhet në përputhje me reaksionin të cilin kristalizojnë. Për shembull në:
*Karbohidrate- Karbohidraza
*Proteina- Proteaza
*Yndyrna(lipide)- Lipaza
*Amilazë, maltazë sukrazë etj.
Enzimat humbasin aktivitetin në një temperaturë të lartë, pra funksionojnë me mirë në një temperaturë dhe pH të caktuar. Tek trupi jonë, ato funksionojnë mirë në temperaturën 37°C, kurse rritja e temperaturës sjell çnatyrm të enzimës.
Ajo funksionon si një bravë ku molekula e substratit përputhet në të si një çelës. Enzimat kanë një qendër aktive e cila përputhet me substratin.