Jump to content

Ekonomia e Luksemburgut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ekonomia e Luksemburgut para një shekulli ka qenë në një shkallë të ulët të zhvillimit. Në daljen prej kësaj prapambeturie nuk kanë ndihmuar as rezervat e konsiderueshme të mineralit të hekurit, me që ato në përmbajtjen e tyre kanë pasur fosfor. Mënyra e defosforizimit me metodën e Tomasit në vititn 1877 ka mundësuar rritjen e prodhimtarisë. Prej asaj kohe prodhimtaria e gizës, e cila ka qenë 100 000 tonë, është rritur më se katër herë. Në vitin 1997 janë prodhuar 440 000 ton gizë, dhe 2,6 milion ton çelik. Sasia prej më se 6 ton të çelikut për kokë të banorit paraqet rekordin botërorë dhe paraqet një shtet karakteristik. Përveç përpunimit të mineralit të hekurit të eksploatuar në vend, 90% të këtij minerali importohet nga krahina Loren e Francës, nga Suedia dhe Brazizli. Me koksin e qymyrgurit e importua nga gjermania punojnë 30 uzina metalurgjike, 9 çelnikore dhe 6 derstile. Qendrat më të njohura janë Diferdanzh me 20 000 banorë, Esh me 30.000 banorë dhe Belvare , që janë koncentruar në jug të shtetit. Në kuadër të prodhimtarisë së gjithëmbarshme metalurgjia me 75% përcakton edhe njëanshmërinë themelore në ekonomi. Prodhimet e saj më se 95% eksportohen jashtë, duke i sjellë Luksemburgut të ardhura të mëdha.

Fitimet që sjell metalurgjia janë bazë e mirë e përparimit të degëve të tjera të ekonomisë, si bujqësisë, industrisë përpunuese dhe transporti. Bujqësia, edhe pse është intensive, prodhimtaria është e vogël për shkak të tokës joproduktive. Në vlerën e prodhimtarisë bujqësore 80% merr pjesë blegtoria. Për ndryshim nga shtetet tjera të Beneluksit, në Luksemburg dominojnë pronat me madhësi mesatare(10-50ha) me 60%.

Luksemburgu eksporton prodhimet e metalurgjisë, të cilat në tregun botëror janë mjaft të kërkuara. Importon lëndët e para për metalurgji, mandej drithërat. Tregtinë e ka të orientuar me shtetet e Bashkësisë Evropiane.