Ejaleti i Janinës
Ejaleti i Janinës (Turqishtja osmane: ایالت یانیه Eyālet-i Yānyâ) ishte një njësi territoriale administrative e Perandorisë Osmane e vendosur në territorin e Shqipërisë së sotme jugore, Greqisë qendrore dhe veriore.
Janina ishte qendra e saj administrative. Në periudhën 1788-1822 Ali Pashë Tepelena, sanxhakbeu i Tërhallës, mori kontrollin mbi Janinën dhe pasi regjistroi shumicën e brigandëve vendas nën flamurin e tij, përfitoi nga një qeveri e dobët osmane për të fituar kontrollin mbi Ejaletin e Janinës dhe pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe Greqisë kontinentale , duke e shndërruar atë në pashallëk gjysmë autonom të Janinës. Pasi u vra në vitin 1822 Perandoria Osmane rivendosi Ejaletin e Janinës që ekzistonte deri në krijimin e Vilajetit të Janinës në vitin 1867.
Ndarjet administrative
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sanxhaku i Beratit
- Sanxhaku i Arghiri (Ergiri)
- Sanxhaku i Janinës
- Sanxhaku i Nartës