Jump to content

Efor

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Efor

Eforët (Greqisht: ἔφοροι éphoroi, forma shumës e fjalës ἔφορος éphoros, rrjedh nga fjala greke ἐπί epi që do të thotë “mbikqyrësitë”) ishin udhëheqësit të Spartës së lashtë që ndanin fuqitë e tyre me dy mbretërit spartan. Efor ishte një këshill e përbërë nga pesë të zgjedhurit që u betuan në 'emër të qytetit', ndërsa mbretërit u betuan për veten e tyre.[1]

Herodoti pohoi se institucioni u krijua nga Likurgusi, ndërsa Plutarku e konsideron atë një institucion të mëvonshëm. Mund të ketë dalur nga nevoja për guvernatorë, ndërsa mbretërit po udhëheqin ushtritë në betejë. Eforët u zgjodhën nga asambleja popullore, dhe të gjithë qytetarët ishin të ligjshëm për zgjedhje. Atyre u ndalohej që të rizgjidhejshin. Ata siguruan një ekuilibër për të dy mbretërit, të cilët rrallë bashkëpunonin me njëri-tjetrin. Platoni i quajti ata tiranë që drejtuan Spartën si despotizëm, ndërsa mbretërit ishin pak më shumë se gjeneralët. Deri në dy efori do të shoqëronte një mbret në fushatat e zgjatura ushtarake si shenjë kontrolli dhe ata mbanin autoritet për të shpallur luftë gjatë disa periudhave në historinë spartane.[2] Ka qenë gjithsej 8 në Efor. Ishin dy mbretër dhe 5 të zgjedhurit.

Eforët nuk duhej të përkuleshin para Mbretërve të Spartës dhe u mbajtën në nderim të lartë nga qytetarët, për shkak të rëndësisë së fuqive të tyre dhe për shkak të rolit të shenjtë që fitonin gjatë gjithë funksioneve të tyre.

Eforët mbanin detyra të shumta duke përfshirë detyrat legjislative, gjyqësore, financiare dhe ekzekutive.[3] Ata kishin fuqinë për të paditur një mbret, i cili pastaj do të gjykohej përpara eforit dhe gerousisë. Historianët Paul Cartledge, Bury dhe Huxley pajtohen se eforët arritën fuqinë aq të madhe sa mbretërit gjatë shekullit të shtatë para erës sonë.

  1. ^ Xenophon, Kushtetuta e Spartës ata mblodhën taksa dhe ligje të detyruara në Sparta. 15.7.
  2. ^ Nicolas Richer (1998). Les éphores. Études sur l'histoire et sur l'image de Sparte (VIIIe-IIIe siècle avant Jésus-Christ). Histoire ancienne et médiévale 50. Pantheon-Sorbonne University. fq. 636. ISBN 2-88634-347-9. Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2011. Marrë më 5 dhjetor 2018. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Ancient Sparta – description of governmental system