Jump to content

Dhimmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Dhimma-t)

Dhimmi (arabisht ذمة = dhimma = ḏimma „mbrojtje“, „përkujdesje“, „dorëzani“) është një institucion i jurisprudencës islamike i cili përcakton statusin ligjor të „të mbrojturve“ jo-myslimanë (të quajtur „dhimmi“) nën sundimin islamik. Përkufizimi i dhimmi-ve dhe trajtimi ligjor i të mbrojturve janë krijuar në të drejtën ndërkombëtare islamike në shekullin e dytë islamik (shekulli i 8-të pas Kr.) gjatë pushtimeve islamike dhe janë trajtuar në degën e literaturës juridike të zhvilluar nga kjo të ahkam ahl adh-dhimma / أحكام أهل الذمة / aḥkāmu ahli ʾḏ-ḏimma („rregullore ligjore për të mbrojturit“).

Një aleancë e tillë mbrojtjeje ka qenë në fillim vetëm për çifutët, të krishterët dhe sabeët. Gjatë ekspansionit islamik mundësia e dhimma-s është zgjeruar edhe për bashkësi të tjera fetare si p.sh. zoroastristët ose hindut kështu që si përfundim të gjithë thjesht jo-myslimanët kishin mundësinë të lidhnin një kontratë si dhimma me pushtuesit myslimanë.[1]

Që prej formimit të shteteve kombëtare arabe me përkatësisht sfera të ndryshme të vlefshmërisë së shari'a-s në legjislativët e tyre, statusi ligjor i dhimmit ose është hequr, ose është modifikuar.

Termi dhimma del gjatë një grindjeje të Muhamedit me politeistët e Mekës në vargjet 8 dhe 10 të sures 9 me kuptimin „lidhje“ose „zotim“. Në disa shkrime të Muhamedit të dërguara fiseve arabe dhe bashkësive kristiane u premtohet atyre „dhimma e zotit dhe e të dërguarit të tij“ (arabisht ذمة الله ورسوله = ḏimmatu ʾllāhi va-rasūlihi) në rast konvertimi (ndërrimi të fesë) në atë islame.[2]

Përkufizimi i „dhimmi-t“

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si dhimmi (arabisht ذمّي = ḏimmī) cilësohen në traditën ligjore islamike monoteistët të cilët toleroheshin me një status ligjor të kufizuar.

Të gjithë ata që nuk ishin as myslimanë, as dhimi cilësoheshin si harbī („të luftës“), si popuj, me të cilët e ashtuquajtura shtëpia e islamit ishte në luftë.

Kurani përmend këto bashkësi fetare jo-myslimane: çifutët (al-yahūd ose banū Isrāʾīl = „fëmijët e Izraelit“), të krishterët (an-naṣārā), zoroastristët (al-maǧūs), sabeët (aṣ-ṣābiʾa), ose mandeët dhe politeistët (al-mushrikūn). Ata që kanë pasur libra të shenjtë që në kohën para-islamike, dmth. torah (at-tavrāt) dhe ungjilli (al-inǧīl), janë ahl al-kitāb, „besimtarë me libra“. „Fëmijët e Izraelit“ përmenden si në lidhje me historinë biblike të judaizmit, ashtu edhe në lidhje me çifutët e ambientit ku jetonte Muhamedit[3], ndërsa termi al-jahūd përdoret në kuran vetëm për çifutët e Medinës dhe përreth saj, me të cilët Muhamedi ka pasur kontakte. Në jurisprudencë, gjatë përshkrimit të trajtimit të të mbrojturve përdoret vetëm emri al-yahūd.[4]

Kurani përmend edhe shkrime të tjera: shkrimet e Abrahamit dhe Moisiut (ṣuḥuf Ibrāhīm va-Mūsā) ose „shkrimet e para“ (aṣ-ṣuḥufu ʾl-ūlā), të cilat kurani nuk i përcakton më hollësisht, dhe shkrimet e Davidit (zabūr Dāvūd = psalmet). Mbi këto shkrime Muhamedi duhet të ketë pasur vetëm dijeni të vagëlluara pasi as kurani dhe as ekzegjeza e kuranit nuk japin të dhëna konkrete për to. Bashkësitë e përmendura fetare, me të cilat ai duhet të ketë pasur kontakte që përpara aktivitetit të tij si profet, pas emërimit të tij si profet cilësohen në përgjithësi si të pafe (kjo vlen edhe për të krishterët dhe çifutët) dhe pas mposhtjes së tyre, në jurisprudencë, si bashkësi nën mbrojtje (islamike) (arabisht أهل الذمة = ahl al-dhimma = ahlu ʾl-ḏimma).

Juristi dhe teologu Ibn Qayyim al-Ǧauziyya († 1350) përmend pesë bashkësi jo-myslimane: çifutët, të krishterët, zoroastristët, sabeët dhe politeistët. Edhe Ibn ʿAbbās-i thotë:

„Janë gjashtë fe. Njëra (dmth. ajo islame) është për të mëshirëshmin (zotin), pesë të tjerat për djallin.“

Por ky mendim nuk është me origjinë nga kurani duke mos pasur kështu as vlefshëmiri universale.

Statusi ligjor i një dhimmi sipas shari'a-s

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas konceptit islamik dhimmit mund të vepronin sipas rregullave të të drejtës civile ndërsa në sferën e të drejtës publike dhe të ushtrimit të riteve fetare ata u nënshtroheshin megjithatë kufizimive ligjore të shari'a-s.[5] Këtu bënin pjesë rregulla të caktuara për veshjen, ndalimi i mbajtjes me zë të lartë i ceremonive fetare në mënyrë publike ose i ndërtimit të ndërtesave sakrale (psh. kishave) dhe kufizime të tjera ligjore.[6]

Dhimmi-t ishin të detyruar të pagonin një taksë të veçantë për kokë (xhizja-në). Atyre u lejohej të ushtronin në formë shumë të kufizuar fenë e tyre, megjithatë çifutëve dhe të krishterëve nuk u lejohej të ngrënin kisha, manastire dhe sinagoga të reja. Rënia e kambanave, varrimet dhe festat publike ishin të ndaluara. Një dhimmi nuk kishte mundësi të ngrihej në pozitë në një detyrë publike zyrtare, gjithashtu ekzistonte një pabarazi e madhe ndaj ligjit. Dhimmi-ve u duhej të banonin në lagje të veçanta (shih getot e çifutëve) dhe të vishnin veshje të veçanta në mënyrë që të dalloheshin si dhimmi. Nga ky diskriminim mysliman me anë të veshjes dalluese u zhvillua më vonë ylli i çifutëve. Dhimmi-ve nuk u lejohej të mbanin me vete armë dhe të shkonin kaluar vetëm mbi gomarë dhe jo kuaj. Ligjet islamike thonin që dhimmi-t duhet të kalonin përbri një myslimani duke ulur sytë. Dhimmi kishte për detyrë të lejonte të goditej ose rrihej nga myslimanët pa pasur të drejtën për t'u mbrojtur. Në rast se ai e bënte këtë, ai ose ekzekutohej ose i priteshin duart.

E drejta ndërkombëtare islamike thonte se përpara luftës kundra armiqve jo-myslimanë, u duhej bërë atyre thirrje për të pranuar fenë islame ose (në rastin e besimtarëve të feve të librave) në të kundërt të pagimit të xhizja-së, të qëndronin në fenë e tyre.[7] Kjo bazohej në suren 17, vargun 15, ku thuhet:

„...Ne nuk do të vendosnim kurrë një ndëshkim (ndaj një populli) pa i çuar (atij) më parë një të dërguar.“ (Përkthyer sipas Paret)

Kjo thirrje përpara veprimeve luftarake ishte edhe pjesë e sunna-s së profetit si edhe e pasardhësve të tij të direktë, kalifët.[7]

I padiskutueshëm ka qenë trajtimi i arabëve të krishterë, banu taghlib-ëve në veri të Gadishullit Arabik. Jo më vonë se në veprën ligjore të al-Shafii-t (aš-Šāfiʿī) del qartë tendenca që këto bashkësi fetare të mos trajtohen si „besimtarë librash“ dhe në këtë mënyrë as si dhimmi; aty bëhet referimi tek një normë ligjore që pretendohet të jetë lëshuar që prej kalifit të dytë Umar ibn al-Khattab-it (ʿUmar b. al-Ḫaṭṭāb), ku ndër të tjera thuhet: „arabët e krishterë nuk bëjnë pjesë tek besimtarët e librave (…); unë nuk do të pushoj deri sa ata të pranojnë fenë islame (ḥattā yuslimū) - ose do t'u këpus kokën!“ Ligji ka gjetur këtu një zgjidhje më të butë; duke u mbështetur në suren 9, 29 u vendos edhe për arabët e krishterë xhizja-ja (ǧizya), veç duke e quajtur atë sadaka (ṣadaqa), pa iu dhënë atyre statusin e dhimmi-ve.

Statusi ligjor i dhimmi-ve është i përcaktuar në fakt nga ligji islamik,[8] megjithatë trajtimi i tyre nën sundimin islamik ndryshonte në praktikë sipas vendit, kohës dhe sundimtarit gjatë historisë[9]:

Die tatsächliche Stellung der Nichtmuslime hing von mehreren Faktoren ab: a) den Verhältnissen im Innern des jeweiligen islamischen Herrschaftsbereichs; b) dessen Beziehungen zu den jeweils dominierenden nichtmuslimischen Mächten (...) und c) der Nützlichkeit der Nichtmuslime (oder Teilen ihrer Elite) für den Herrscher bzw. die jeweilige muslimische Gesellschaft.

(Statusi real i jo-myslimanëve varej nga disa faktorë: a) nga gjendja e brendshme e zonës përkatëse të sundimit islamik; b) nga marrëdhëniet e saj me fuqitë dominuese përkatëse jo-myslimane; dhe c) nga dobia që kishin jo-myslimanët (ose pjesë të elitave të tyre) për bashkësinë përkatëse myslimane) Gudrun Krämer: Einführung in die Islamwissenschaft / WS 2003/4. Kurzprotokoll: Nichtmuslime unter islamischer Herrschaft (Jo-myslimanët nën sundimin islamik)

Dekreti e kalifit abbasid al-Mutavakkil mbi dhimmi-t

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Sipas historiografit at-Tabari kalifi Abbasidët|abbasid]] al-Mutavakkil në prill 850 lëshoi një dekret sipas të cilit të krishterët dhe të gjithë të mbrojturit të mbanin një mantel në ngjyrë mjalti (tajlasan), rripin tradicional (zunnar) dhe një kapë të verdhë në kokë. Rregullore veshjesh dhe shenja të tjera dalluese u janë vendosur të gjitha bashkësive të ahl al-dhimma-s.
  • al-Mutavakkil-i urdhëroi gjithashtu që në shtëpitë e jo-myslimanëve të vizatohen koka të zeza djajsh dhe të rrafshohen varret e tyre në mënyrë që ato të dallohen nga të myslimanëve.
  • shërbesat fetare dhe ceremonitë e varrimit duheshin mbajtur pa rënë në sy; gjithashtu nuk duheshin treguar shenjat e besimit të tyre, psh. kryqe.
  • Sipas këtij dekreti të al-Mutavakkil-it duheshin shkatërruar ndërtesat e reja sakrale (psh. kishat). Në rast se vendi ishte i mjaftueshëm, duhej përdorur ai si truall për ndërtimin e një xhamie.
  • Dhimmi-t nuk lejohej të punësoheshin në detyra shtetërore.
  • Fëmijët e dhimmi-ve nuk kishin të drejtë të ndiqnin shkollat e myslimanëve ose të mësoheshin nga një mysliman.[10]

Në perëndim të botës islamike rregulore të tilla ishin të panjohura deri në kohën e almohadëve. Sundimtari fanatik almohad Jakub al-Mansur-i, Abu Jusuf-i, vendosi pak para se të vdiste në vitin 1198 që çifutët të mbanin publikisht një mantel blu të errët (burnus) dhe një kapë të dallueshme me majë.

Orientologu francez R. Brunschvig ka pasur mendimin se masat e përmendura më lart të marra nga almohadët mund të kenë shtyrë këshillin e katërt të Lateranit të vitit 1215 që të vendosë për çifutët në evropë mbajtjen e një shenje të verdhë dhe të një kape çifute.[11]

Rregulla mbi statusin e dhimmi-ve të literaturës ligjore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Dhimmi-t nuk lejohet të shkojnë mbi kalë por vetëm mbi gomarë.
  • Një dhimmi nuk lejohet të martohet me një myslimane por veç një mysliman me një grua dhimmi po.
  • Dëshmia e tij në gjyq vlen më pak se ajo e një myslimani ndërsa si dëshmitar në procese kundra myslimanëve ai nuk lejohet fare.
  • Për krime që bëheshin ndaj dhimmi-ve myslimanët ndëshkoheshin vetëm me gjysmën e dënimit ndërsa dënimi me vdekje ishte i pamundur.
  • Dhimmi-t nuk lejohej të kryenin disa detyra administrative, në të cilat ata mund t'u caktonin rregulla myslimanëve.
  • Dhimmi-t nuk lejohej të shkelnin në qytetet Mekka dhe Medina, në provincën Hexhaz ose në Gadishullin arabik.
  • Shpesh vlenin urdhëresa të caktuara veshjesh (ghiyar) për t'i dalluar individët si pjesëtarë të një bashkësie të caktuar fetare.

Kjo formë ligjore që u garantonte dhimmi-ve jetën, pronën dhe ushtrimin (e kufizuar) të fesë, nuk ka mundur të evitonte që kjo ndonjëherë të çonte edhe në dhunë ndaj të mbrojturve, si p.sh. në masakrën e Granadës më 1066 ndaj çifutëve.

  • The Encyclopaedia of Islam. New Edition. Brill. Leiden. vëll. 2. f. 227 ("Dhimma")
  • Antoine Fattal: Le Satut Legal des Non-Musulmans en pays d’Islam. Bejrut, 1958
  • A. S. Tritton: The Caliphs and their Non-Muslim Subjects. London, 1930
  • Mark. R. Cohen: Unter Kreuz und Halbmond. Die Juden im Mittelalter (Nën kryqin dhe gjysmëhënën. Çifutët në mesjetë). München, 2005
  • Benjamin Braude dhe Bernard Lewis (Hrsg.): Christians and Jews in the Ottoman Empire: The Functioning of a Plural Society. New York, Holmes & Meier Publishing
  • Bernard Lewis: Die Juden in der islamischen Welt (Çifutët në botën islamike). C.H.Beck, 2004
  • Rudi Paret: Toleranz und Intoelranz im Islam (Toleranca dhe intoleranca në fenë islame). Në: Saeculum 21 (1970). f. 344-365
  • Albrecht Noth: Möglichkeiten und Grenzen islamischer Toleranz (Mundësitë dhe kufijtë e tolerancës islamike) . Në: Saeculum 29 (1978). f. 190-204

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Robert Hoyland : Muslims and Others in Early Islamic Society. Ashgate, 2004. f. xiv.
  2. ^ Muhammad Hamidullah: Maǧmūʿat al-waṯāʾiq as-siyāsiyya lil-ʿahdi ʾn-nabawīy wa-ʾl-ḫilāfati ʾr-rāšida. (Përmbledhje dokumentesh politike të kohës së profetit dhe të kalifatit të ligjshëm). Beirut 1969. passim dhe f. 449: regjistër i termave
  3. ^ Shih The Encyclopaedia of Islam. New Edition. Brill, Leiden. vëll I, f. 1020 ("Banū Isrāʾīl") dhe citatet e kuranit aty
  4. ^ al-mausūʿa al-fikhiyya. (Enciklopedi e të drejtës islamike). Kuwait 2004. Vëll. 7, f. 121 dhe 141
  5. ^ Këto numërohen në Bernard Lewis: The Jews of Islam. Princeton 1984, prej f. 32.
  6. ^ A. J. Wensinck dhe J. H. Kramers: Handwörterbuch des Islam. Brill, 1941, f. 96
  7. ^ a b Adel Th. Khoury, Ludwig Hagemann, Peter Heine: Lexikon des Islam. Geschichte - Ideen - Gestalten. Directmedia, 2001. prej f. 669.
  8. ^ Një vepër e rëndësishme për statusin teorik ligjor të dhimmi-ve është "Aḥkām ahl aḏ-ḏimma" i Ibn Kajjim al-Xhauzija-s.
  9. ^ Bernard Lewis: The Jews of Islam. Princeton 1984, prej f. 37. Shih edhe A. J. Wensinck dhe J. H. Kramers: Handwörterbuch des Islam. Brill, 1941, f. 96: "(...) Gesetzlich hat er [der Dhimmi] keine Vollrechte hinsichtlich des Zeugnisses vor Gericht, des Schutzes an Kriminalfällen und der Verheiratung. Naturgemäss waren und sind diese Beschränkungen sehr verschieden streng durchgeführt." (Nga ana ligjore ai (dhimmi) nuk ka të drejta të plota për sa i përket dëshmisë para gjyqit, mbrojtjes nga veprat kriminale dhe martesës. Natyrisht këto kufizime janë zbatuar me rreptësi në mënyrë shumë të ndryshme.) Shih edhe: "Stefan Schreiner: Zwischen den Welten – Zur Geschichte der Juden in der arabischen-islamischen Welt. (Ndërmjet botëve. Mbi historinë e çifutëve në botën arabo-islamike) në: Der Bürger im Staat. 56. Jahrgang, Heft 2 (2006). f. 94-102: "Nicht zu übersehen ist indessen, dass die Bestimmungen der dhimma im Laufe der Geschichte, je nach Ort, Zeit und Regierung, höchst unterschiedlich ausgelegt und angewandt worden sind." (Këtu bie në sy edhe se ligjet mbi dhimmi-t gjatë historisë janë interpretuar dhe zbatuar në mënyrë shumë të ndryshme)
  10. ^ at-Tabari: Taʾrīḫ al-rusul wa-ʾl-mulūk. vëll. 9, 171-172 (Kajro 1967)
  11. ^ Shih R.Brunschvig: La berbérie orientale sous les Hafsides. Paris 1940. Vëll. II. f. 404