Calciopoli
Appearance
Skandali i Serisë A filloi në periudhën 2005–06 ku përfshiheshin disa klube të mëdha italiane për trukime ndeshjesh. Dënimin më të rëndë e mori skuadra e Juventusit që në atë kohë udhëhiqej nga treshja Luçiano Moxhi, Roberto Betega dhe Antonio Xhiraudo. Edhe klube si Milan Lazio Fiorentina kishin bërë trukime ndeshjes. Juventusit iu morën dy tituj dhe e rrëzuan në Serine B. Ndërsa për skuadrat e tjera pati dënime por jo me përmasa si të Juventusit. Në vitin 2010 avokatët e Luçiano Moxhit paraqitën në gjykatën e Napolit, ku zhvillohej proçesi kundër vetë Moxhit, disa fakte të reja (rreth 170 mijë telefonata) të pa marra parasysh më parë nga prokuroria e cila dënoi skuadrat e sipërpërmendura.