Jump to content

Bosnja dhe Hercegovina

Coordinates: 44°N 18°E / 44°N 18°E / 44; 18
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Bosnje-Hercegovinës)

44°N 18°E / 44°N 18°E / 44; 18

Bosnja dhe Hercegovina

Bosna i Hercegovina
Босна и Херцеговинa
Flamuri i Bosnjës dhe Hercegovinës Stema e Bosnjës dhe Hercegovinës
Flamuri Stema
Himni kombëtar: Intermeco
 
Situata e Bosnjës dhe Hercegovinës
Situata e Bosnjës dhe Hercegovinës
 
Kryeqyteti Sarajeva
Qyteti më i madh Sarajeva
Gjuha zyrtare Gjuha boshnjake, serbishtja, kroatishtja
Forma e qeverisë Republik parlamentare federale
President Bakir Izetbegoviç, Nebojsha Radmanoviç, Zheljko Komshiç


Kryeministër Midjan kurti
Pavarësia
22 maj 1992
Sipërfaqja
51,197 km²
ZEE km²
Popullsia
 • totale
 • dendësia

3.791.662[1] (2013)
89 banorë/km²
IZHNJ 0.812
Monedha Marka e këmbyeshëm
Zona kohore
 • në verë
UTC 1
UTC 2
Kodi i internetit .ba
Targat e automjeteve BIH
Prefiksi telefonik 387
Kodi ISO 3166-1 BA, BIH, 070

Bosnja dhe Hercegovina (BH) është shtet në jug-lindje të Evropës, i ndodhur në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Në veri dhe jug kufizohet nga Kroacia ndërsa në lindje kufizohet me Serbien dhe Malin e Zi Ka një dalje në detin Adriatik në afërsi të Mostarit. Si shtet i pavarur pas një lufte katërvjeçare, daton nga 5 prilli i vitit 1992. Sipas llogaritjeve të organizatave ndërkombëtare (CIA) ky vend në vitin 2004 ka pasur 4 milion banorë.

Në shekullin e parë të erës sonë, pjesa më e madhe e Bosnjës së sotme e gjejmë si pjesë të perandoris Romake. Kjo pjesë ishte e banuar nga Ilirët. Pas rënies së perandorisë Romake ajo bëhet pjesë e perandoris Bizantine sikurse disa pjesë tjera të Ilirisë. Sllavët vijnë diku rreth shekullit të shtatë në këtë pjesë të Ilrisë dhe të Trakisë. Me rritjen e numrit të ardhacakëve fillon procesi i tërheqjes së popullsisë nga qytete dhe vendbanimet në periferi e dikur më vonë edhe në pjesët malore. Proces që mund të vërehet në shtete perendimore ku banorët vendas tërhiqen nga qendrat në periferi të tyre.

Artikulli kryesor Sistemi shtetror

Njësit administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bosnja dhe Hercegovina ndahet në dy njësi shtetërore dhe një njësi e pacaktuar të cilat ndahen më tej në njësi administrative.

Njësi shtetërore janë: Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës (org.: Federacija Bosne i Hercegovine) dhe Republika Serbe (org.: Republika Srpska)

Njësitë administrative sipas njësive shtetërore janë:

Artikulli kryesor Gjeografia e Bosnjës

Sipërfaqja e përgjithshme e Bosnjës dhe Hercegovinës është 51,129 km2 dhe shtrihet në koordinatat gjeografike 44 00 V, 18 00 L.

Klima është e shumellojshme. Në pjesën veriore të saj mbizotëron klima kontinentale mesatare, në viset e larta malore kemi klimë malore, kurse në luginën e lumit Neretvë ndihet ndikimi i klimës mesdhetare. Në fushat karstike vera është e nxehtë, me temperatura të larta dhe dimër të ashpër dhe të ftohtë.

Relievi i Bosnjës është kryesisht shkëmborë dhe malorë me disa rrafshnalta dhe një pjesë e vogël e bregdetit në jug. Malet më të njohura janë: Dinara, Prenji, Jahorina, Vitorogu, Ozreni, Kozara, Zelengora etj.Pika më e ultë e Bosnjës gjendet në brigjet e detit Adriatik (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,386 metrave në Magliq afër kufirit me Malin e Zi.

Lumenjtë më të njohur që përshkojn Bosnjën dhe Hercegovinën janë lumenjtë Drina, Una, Sana, Sava, Neretva dhe Vërbas.

Artikulli kryesor Demografia e Bosnjës


Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 1991 struktura nacionale e B dhe H ka qenë: 44% Boshnjak, 31% Serb dhe 17% Kroat, derisa 6% janë deklaruar si Jugosllav, dhe 2% të tjerë. Përbërja fetare ishte e ngjashme me atë nacionale: 99% Kroatëve ishin katolik, 90% e Boshnjakëve ishin mysliman dhe 95% e Serbëve ishin ortodoks. Të dhënat me kalimin e kohës kanë ndryshuar, sepse gjatë luftës janë shkaktuar 100.000 deri 250.000 viktima, dhe se gati gjysma e popullsisë ka ndërruar vendbanimin. Sipas të dhënave të agjencisë amerikane CIA të vitit 2000, thuhet se në B dhe H kanë jetuar 48% boshnjak, 37,1% Serb, 14,3% Kroat dhe 0.6% të Tjerë. Sipas vlerësimeve të CIA-së në vitin 2004, Bosna dhe Hercegovina ka rreth 4.007.608 banorë. Sipas vlerësimeve vendase në federatën e B dhe H jetojnë 2.517.972 banorë, ndërsa në RS 1.490.993 banorë. Përveç këtyre tre popujve jetojnë edhe disa pakica kombëtare. Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 1991 kanë jetuar edhe: Shqiptarë - 4.922, Malazezë - 10.048, Çek - 590,Italianë - 732, Ebrej - 426, Hungarez-893, Maqedonë-1.596, Gjerman-470, Polak-526, Rom - 8.864, Romun - 162, Rus - 296, Rusin - 133, Sllovak - 297, Turq - 267, dhe Ukrahinas - 3.929.[2]

Artikulli kryesor Ekonomia e Bosnjës

Bosnja dhe Hercegovina në pikëpamje ekonomike ishte e zhvilluar relativisht mirë, sidomos pjesa qendrore dhe veriore, të cilat disponojnë me pasuri mineralesh dhe toka të mira ose pyje. Nxjerrja e mineraleve është degë e rëndësishme ekonomike. Minerali i hekurit nxirret në Lubijë dhe Varesh, boksiti në afërsi të Mostarit, qymyrguri në Banoviq dhe në Krekë, kripa e ngurtë në Tuzle etj. Bazuar në pasuritë minerale, është zhvilluar metalurgjia e zezë (Zenica dhe Vareshi), metalurgjia me ngjyra (Mostar), industria kimike (Tuzla), metalurgjia përpunuese (Sarajevë, Travnik, Banja Luka, Mostari), elektroindustria (Sarajevë dhe Banja Luka), e tekstilit (Sarajevë, Mostar, Bosanski Brod etj.), e drurit, ushqimore. Pas luftës 3 vjeçare, Bosnja pësoi shkatërrime të mëdha në ekonomi dhe humbje në njerëz. Tash ekonomia është aktivizuar pjesërisht, refugjatët janë kthyer pjesërisht, dhe po bëhen përpjekje që jeta e ndarë mes tre popujve të normalizohet. Bujqësia është më pak e zhvilluar. Më tepër është zhvilluar në veri dhe në luginat e lumenjve. Në veri kultivohen drithërat, bimët industriale, në luginën e Neretvës duhani, bimët mesdhetare, vreshtat, perimet. Prania e livadheve dhe kullotave në male ka ndikuar në zhvillimin e blegtorisë. Ndër llojet e blegtorisë më shumë rriten gjedhët (mbi 1 milion kokë). Në Bosnjë-Hercegovinë rreth 50% e sipërfaqeve gjenden nën pyje, andaj pylltaria ka rëndësi të mëdha ekonomike.

Artikulli kryesor Kultura e Bosnjës
  • Telekomunikacioni
  • Rrjeti i transportit nuk i plotëson kërkesat e vendit.T ransporti ajror: ne Bosnje ka 4 aeroporte ai i Sarajeves, Tuzles, Mostarit dhe Banja Lukes.
  • Ushtria
  • Turizmi zhvillohet kryesisht në ofertat për vizita në qendrat kulturoro-historike, arkitekturore orientale, për kuzhinën boshnjake etj.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Bosnja dhe Hercegovina – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

  1. ^ 2013 population census in Bosnia and Herzegovina
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2018. Marrë më 31 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)