Bardhok Biba
Bardhok Biba (Orosh, 10 maj 1923 - 6 gusht 1949) ishte veprimtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, partizan dhe deputet shqiptar.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindi në Orosh të Mirditës, prej një fisi të largët me kapidanët. Shkollohet në Internatin e Oroshit dhe pastaj në gjimnazin e Shkodrës. Përjashtohet nga shkolla për sjellje të këqija.
Me ndikimin e Gjon Marka Gjonit ishte pranuar në shkollën teknike në Tiranë, këtu kishte rënë në kontakt me idetë komuniste, me Emin Duraku, Branko Kadia, Sadik Bekteshi, Hajdar Dushi, kosovarin Xheladin Hana, Nazmi Rushiti, Tom Kola e të tjerë.
Më 7 prill 1937 u arratis në Mbretërinë Jugosllave, ku qëndroi deri më 1940, kohë kur kthehet në atdhe. U arrestua për pak kohë më 1941.
Pas marrjes së pushtetit nga komunistët, në nëntor 1944 u emërua komisar i komandës veriore në Mirditë. Mbi të binin të gjitha organizimet e gjyqeve të pafund politike, internimet, shkeljet e zakoneve, etj. Për këtë shkak, u bë ndër njerëzit më të padëshiruar të qëndresës antikomuniste që vepronte në Mirditë. Më 2 mars 1947 hyri në Kuvendin Popullor si deputet zëvendësues në zgjedhjet e 2 marsit 1947, në vend të Kolë Prelës të pushkatuar si "armik i pushtetit popullor"
Më 1 gusht 1949 në Shqopën të Munegjës në Mirditë u bë një mbledhje e Nënkomitetit Krahinor të Mirditës, në përfundim të të cilit Ndue Pjetër Gjomarkaj ishte zgjedhur kryetar. Mbledhja vendosi vrasjen e Bardhok Bibës.
Organi i shpagimit u vendos në vendin e pritës në të dalë të Kaçinarit, ku Biba kishte mbajtur një konferencë. Në orën 14.00 u vra Biba dhe u plagosën dy shoqëruesit e tij dhe mbi trupin e viktimës u la vendimi i Nënkomitetit Krahinor. I gjithë grupi që kreu vrasjen u larguan po atë ditë drejt Jugosllavisë.
Raprezalja nga pushteti popullor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dy ditë pas vrasjes, një brigadë e posaçme, Sigurimi arrestoi 300 persona brenda pak orësh. Gjithë Mirdita u përshkua nga terrori, dhe si masa arbitrare ndëshkimore u jetësua ajo çka u njoh më pas si Masakra e Qafë-Valmirit ku dhe ishte vrarë Bardhok Biba. Katërmbëdhjetë të dënuar me varje e pushkatim që nuk kishin fare lidhje me vrasjen.
Trashëgimia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vrasja e Bibës çoi drejt përgjakjes së krejt krahinës dhe përndjekjes së të pafajshëmve nga organet e regjimit komunist që donin të ndillnin terror në krahinën ku Gjonmarkajt kishin ndikimin e tyre tradicional e konservator. Veprimet represive morën hov sidomos me Pal Mëlyshit, i cili ia kushtonte karrierën Bibës[1].
Për afro 41 vjet Bardhok Biba do të mbetej simbol i Mirditës, deri sa pas këtij viti, busti i tij, i Pal Mëlyshit, Ndrecë Ndue Gjoka, katër heroinave do të shkatërroheshin.
Burime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dervishi K., Plumba Politikës - Historitë e përgjakjes së politikanëve shqiptarë,Tiranë: "55", 2010. fq. 152-155. ISBN 978-99943-56-43-0