Armen Ohanian
Armen Ohanian, lindur me emrin Sophia Pirboudaghian (1887-1976) ishte një aktore armene, kërcimtare, shkrimtare dhe përkthyese.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Armen Ohanian lindi në Shamakha, asokohe pjesë e Perandorisë Ruse (tani gjendet në Azerbajxhan) në një familje të ngritur armene. Një tërmet shkatërrimtar në 1902 e detyroi atë së bashku me familjen të zhvendoseshin në Baku, ku ajo ndoqi një shkollë ruse. Ajo përfundoi gjimnazin në 1905, në po të njëjtin vit kur dhe lufta ndër-etnike nisi, një konflikt që i shkaktoi vdekjen dhe babait të saj, Emanuel. Ajo nxitimthi u martua me doktorin iranianin, Haik Ter-Ohanian, por martesa zgjati më pak se një vit. Ajo nisi karrierën si aktore në rolin e Sophia Ter-Ohanian në grupin teatral të Grupimit kulturor armen në Baku në 1906. Më pas ajo u zhvendos në Moskë në 1908 dhe studio në shkollën “Nelidova”, teksa performonte në teatrin "Maly".
Pas një periudhe të shkurtër pune në Operan e Tbilist në 1909, ku ajo debutoi për të parën herë në rolin e Armen Ohanian, ajo udhëtoi sërish drejt Iranit, ku ajo performoi si kërcimtare dhe aktore gjatë periudhës së fundit të Revolucionit Iranian. Ajo ishte një ndër themelueset e Teatrit Kombëtar në Teheran. Në prill 1910 ajo organizoi një mbrëmje gala muzikore dhe letrare në bashkëpunim me Shoqatën e Grave Persiane. Për të parën herë gratë iraniane u lejuan të luajnë në skenë dhe të shohin filma. Në maj 1910 ajo drejtoi veprën me titull “The Government Inspector” të Nikolai Gogol në persisht, duke luajtur rolin e Maria Antonovna.
Gjatë qëndrimit në Iran, ajo perfeksionoi aftësitë e saj në kërcimin oriental. Pasi u largua nga vendi, ajo bëri një tur në Egjipt dhe në Perandorinë Osmane ku u punësua për të performuar në Londër në 1911. Që prej asaj kohe deri në 1920 ajo u bë shumë e kërkuar, si pasojë e kërcimeve me motive ekzotike dhe orientale që pëlqeheshin aq shumë asokohe prej popujve perëndimorë. Duke u bazuar në metodologjinë e “kërcimit të lirë” të kërcimtares së famshme amerikane Isadora Duncan, ajo krijoi koreografitë e saja të bazuara në muzikën armene dhe iraniane. Përmes këtyre kërcimeve ajo mahniti audiencën e gjerë evropiane. Ajo performoi me dhjetëra herë në Londër, Paris, Bruksel, Milano, Madrid dhe qytete të tjera evropiane, por edhe në SHBA dhe Meksiko. Vallëzimet e saja u mbuluan edhe nga shtypi si dhe nga shkrimtarë si Murice Maeterlinck, Claude Anet si dhe shumë të tjerë.
Psi u shpërngul në Paris në 1912, Ohanian iu dedikua letërsisë, ku së shpejti poemat dhe dorëshkrimet e saj autobiografike arritën të botoheshin tek shtypi i përditshëm. Ajo pati raporte intime me njerëz të ndryshëm si piktori Émile Bernard, shkrimtarët Maurice Barrès dhe Andre Germain, si dhe një raport të shkurtër me shkrimtaren Natalie Barney.[1]. Ajo u martua për të dytën herë me ekonomistin meksikan dhe diplomatin Makedonia Garza në 1922, dhe pasi jetuan në vende të ndryshme si Hamburg, Mexico, New-York, Moskë, Londër dhe Madrir, çifti u vendos përfundimisht në Meksikë në 1934.
References
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Rodriguez, Suzanne (2003), Wild Heart: A Life: Natalie Clifford Barney and the Decadence of Literary Paris, HarperCollins, fq. 228, ISBN 0-06-093780-7
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
- Bakhchinyan, Artsvi, dhe Matiossian, Vartan, Շամախեցի պարուհին (The Dancer of Shamakha), Yerevan, 2007.