Arkitektura e Raxhastanit
Arkitektura e Raxhastanit (e njohur edhe si Arkitektura Māru-Gurxhara) zuri fill në shekullin e gjashtë në zonën e shtetit indian të Raxhastanit dhe rreth saj.
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emërtimi Maru Gurxhara e zanafillën e tij në faktin se gjatë kohëve të lashta, Raxhastani dhe Guxharati kishin ngjashmëri në aspektet etnike, kulturore dhe politike të shoqërisë. Emri i lashtë i Raxhastanit ishte Marudesh ndërsa Guxharati quhej Gurxharatra. "Arti Maru Gurxhara" fjalë për fjalë do të thotë "arti i Raxhastanit".[1]
Zhvillimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arkitektura Māru-Gurxhara tregon kuptimin e thellë të strukturave dhe mjeshtrive të rafinuara të artizanëve të Raxhastanit të periudhës së shkuar. Arkitektura Māru-Gurxhara ka dy stile të shquara Maha-Maru dhe Maru-Gurxhara. Sipas M. A. Dhaky, stili Maha-Maru i zhvilluar kryesisht në Marudesa, Sapadalaksa, Surasena dhe pjesët e Uparamalas ku Maru-Gurxhara zuri fill në Medapata, Gurjaradesa-Arbuda, Gurjaradesa-Anarta disa zona të Guxharatit.[2] Studiues si George Michell, M.A. Dhaky, Michael W. Meister dhe U.S. Moorti besojnë se Arkitektura Tempullore Māru-Gurxhara është arkitekturë tërësisht Indiano-Perëndimore dhe është mjaft e ndryshme nga Arkitektura Tempullore E Veriut të Indisë.[3] Ekziton një lidhje midis Arkitekturës Māru-Gurxhara dhe Arkitekturës Tempullore Hoysala. Në të dy këta stile arkitektura është trajtuar në mënyrë skulpturore.[4]
Stilet e Arkitekturës së Raxhastanit përfshijnë:
- Jharokhat
- Chatrit
- Havelit
- Puset e shkallëzuar (të quajtur edhe baoli ose bawdi)
- Xhohadit
- Jaalit
Arkitektura e Raxhastanit përfaqëson shumë tipe të ndryshme ndërtesash, që mund të klasifikohen në mënyrë të gjerë si shekullore ose fetare. Ndërtesat shekullore janë të shkallëve të ndryshme. Ato përfshijnë qytete, fshatra, puse, kopështe, shtëpi dhe pallate. Të gjitha këto lloj ndërtesash ishin realizuar për qëllime publike dhe qytetare. Fortesat përfshihen gjithashtu në ndërtesat shekullore, megjithëse ato u përdorën për qëllime ushtarake. Tipologjia e ndërtesave të natyrës fetare konsiston në tre lloje të ndryshme: tempuj, xhami dhe varre. Tipologjia e ndërtesave të natyrës shekullore është më e larmishme.
Çhatrit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çhatrit, Chatrit ose Chhatrit janë pavjone të ngritur në formë kubeje të përdorur si një element në Arkitekturën Indiane. Fjala Chhatri do të thotë "tendë" ose "ombrellë". Në konstekstin e arkitekturës, fjala përdoret për dy gjëra të ndryshme. Kuptimi më i zakonshëm është ai i një përmendoreje, zakonisht shumë të zbukuruar, të ndërtuar në vendin ku kryehet funerali (kremimi) i një personaliteti të shquar. Përmendore të tilla zakonisht konsistojnë në një platformë të rrethuar nga një seri kolonash zbukuruese që mbajnë një tendë guri. Fjala chhatri përdoret edhe për tiu referuar pavjoneve të vegjël që shënojnë këndet e çatisë së hyrjes së një ndërtese të rëndësishme. Këto pavjone janë thjeshtë zbukuruese dhe nuk kanë ndonjë përdorim, por janë një fortesë e vogël klasike që tregon statusin dhe pasurinë e zotëruesit. Chhatrit zakonisht janë të përdorura për të paraqitur elemente të krenarisë dhe nderimit në Arkitekturën e Jatit, Marathas dhe Rajputit. Ato përdoren gjerësisht në pallate, fortesa ose për të shënuar vendet mortore. Duke marë fill në Arkitekturën e Raxhastanit ku ishin përmendore mbretërore, atu u përshtatën më vonë si një veçori standarde në të gjitha ndërtesat marathas, Raxhastan dhe në mënyrë më të rëndësishme në Arkitekturën Mogule. Ato sot shihen në monumentet e saj të mrekullueshme, Varri i Humayunit në Delhi dhe Taxh Mahali në Agra. Chhatrit janë elemente bazë të Arkitekturës Hindu si dhe asaj Mogule. Termi "chhatri" (në gjuhën hindi: छतरी) do të thotë ombrellë ose tendë. Në rajonin Shekhawati të Raxhastanit, chhatrit ndërtohen në vendet e kryerjes së kremimit të njerëzve të pasur ose të shquar. Chhatrit në Shekhawati mund të konsistojnë në një strukturë të thjeshtë të një kubeje të ngritur nga katër kolona deri në një ndërtesë që përmban shumë kube dhe një bazament me mjaft dhoma. Në disa vende, brendësia e chhatrive është e pikturuar në të njëjtën mënyrë si banesat e Havelit të rajonit.
Në Raxhastan
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në pjesë të tjera të Raxhastanit ekzistojnë shumë chhatri të tjera vendodhja e të cilave përfshin:
- Cenotafët në Jaipur - Gaitore të Maharaxhave të Jaipurit. Të vendosur në një luginë të ngushtë, cenotafët e ish sunduesve të Jaipurit konsistojnë në chhatre disi tipike ose përmendore në fomë ombrelle. Chhatri i Sawai Jai Singhut II është veçanërisht i shquar për shkak të skalitjeve që e zbukurojnë atë.
- Jodhpur - Chhatri në mermer të bardhë i Maharaxhait Jaswant Singhu II
- Bharatpur- cenotafët e anëtarëve të familjes mbretërore të Jat të Bharatpurit, që vdiqën duke luftuar kundër Britanisë në vitin 1825, janë ngritur në qytetin e Govardhanit. Chhatri i Maharaxhait Suraj Mal të Bharatpurit ka afreske të rafinuara që ilustrojnë jetën e Suraj Malit, duke paraqitur në mënyrë të gjallë skena nga darbari dhe gjuetia, procesionet mbretërore dhe luftërat.
- Udaipur- i shoqëruar nga një radhë elefantësh të stërmëdhenj guri, Ishulli i Liqenit Pichola ka një chhatri mbresëlënës të skalitur nga gurë në ngjyrë gri në blu, të ndërtuar nga Maharana Jagat Singhu.
- Haldighati – Një Chhatri i bukur me kolona mermeri të bardhë, kushtuar Rana Pratapit, qëndron këtu. Cenotafi i kushtuar Chetakut, kalit të famshëm të Rana Pratapit, është gjithashtu për tu përmendur.
- Alwar - Chhatri Moosi Maharani ki është një cenotaf prej guri të kuq ranor dhe mermeri të bardhë i sunduesve të Alwarit.
- Bundi - Chhatri Suraj dhe Chhatri Mordi Ki, Chhatri Chaurasi Khambon ki në Bundi dhe Chhatri Nath Ji ki gjenden në Bundi. Rani Shyam Kumari, gruaja e Raxhait Chhatrasal në ndërtoi në kodrën veriore Chhatri Surajin dhe Mayuri, gruaja e dytë e Chhatrasalit ndërtoi Chhatri Mordi Kinë në kodrën jugore.
- Jaisalmer - Bada Baghu, një kompleks me chhatri i Jai Singhut II (i vitit 1743) dhe Maharaxhave pasues të Jaisalmerit.
- Bikaner - Devi Kundi pranë Bikanerit është një vend mbretëror kremimi me një numër cenotafesh. Chhatri i Maharaxha Surat Singhut është më mbresëlënësi prej tyre. Ai ka piktura spektakolare të Rajputit në tavane.
- Ramgarh - Chhatri Seth Ram Gopal Poddar
- Nagaur - Chhatri Nath Ji ki, Chhatri Amar Singh Rathore-ki
Në Shekhawati
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Disa nga chatrit më të shquar në rajonin Shekhawati të Raxhastanit janë të vendosur në qytetet dhe qytezat në vazdhim:
- Ramgarh - Chhatri Ram Gopal Poddar[5]
- Bissau - Chhatri Raj ki i Shekhawat Thakurit
- Parsurampura - Chhatri i Thakur Sardul Singh Shekhawatit
- Kirori - Chhatri i Raxhait Todarmal (sundues i Udaipurwatit)
- Jhunjhunu - Chhatri i sunduesve të Shekhawatit
- Dundlod - Chhatri i bukur i Ram Dutt Goenkas
- Mukungarh - Chhatri Shivdutta Ganeriwala
- Churu - Chhatri Taknet
- Mahansar - Chhatri Sahaj Ram Poddar
- Udaipurwati - Chhatri i Joki Das Shah kit
- Fatehpur - Chhatri i Jagan Nath Singhanias
Fortesat dhe pallatet e Raxhastanit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Raxhastani ka shumë fortesa ndër të cilat më të famshmet janë Fortesat Kodrinore të Rajasthanit që janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCOs.
Fortesat janë të vendosura kryesisht në Vargun e Aravallit dhe u ndërtuan midis shekujve të V dhe të XVIII. Ato përfshijnë:
- Fortesa e Chittorgarhut
- Fortesa e Kumbhalgarhut
- Fortesa e Ranthambores
- Fortesa e Gagronit
- Fortesa e Amerit
- Fortesa e Jaisalmerit
Shteti indian i Raxhastanit wshtw i famshwm pwr havelit, fortesat dhe pallatet e tij historikw. Disa nga pallatet e tij janw:
- Distrikti i Jaipurit
- Alsisar Haveli, Jaipur. Ish rezidenca e Shekhawat Thakurit, sot një hotel.
- Pallati i Amberit (Fortesa e Amerit). Ish rezidencë mbretërore, Jaipur.
- Pallati Bissau, Jaipur. Ish rezidenca e Shekhawat Rawalit, hoteli më i vjetër i trashëgimisë së Jaipurit.
- Pallati Samode, Jaipur. Ish rezidenca e thakurëve të Samodes, sot një hotel.
- Pallati i Qytetit të Jaipurit. Selia e Maharaxhait të Jaipurit. Tani një muze.
- Samode Haveli, Jaipur. Ish rezidenca e një kryeministri të Jaipurit, sot një hotel.
- Pallati Rambagh, Jaipur. Ish rezidencë mbretërore, tani një hotel.
- Jai Mahali, Jaipur. Ish rezidencë mbretërore, tani një hotel.
- Jal Mahali, Jaipur.
- Hawa Mahali (Pallati i Erërave), Jaipur. Ish rezidencë mbretërore, tani një muze.
- Pallati Narain Niwas, Jaipur. Ish rezidenca e thakurëve të Kanotas, tani një hotel.
- Pallati Raj Mahal, Jaipur. Ish rezidencë mbretërore, tani një hotel.
- Distrikti i Udaipurit
- Pallati Fateh Prakash, Udaipur. Pjesë e kompleksit pallator të qytetit, tani një hotel.
- Fortesa e Delwaras. Ish rezidenca mbretërore e vendosur 30 km në veri-lindje të Udaipurit. Tani hoteti i Pallatit-Fortesë të Devi Garhit.
- Pallati i Qytetit të Udaipurit. Ish selia e Maharanas së Udaipurit. Tani një muze.
- Jag Niwas (Pallati i Liqenit), Udaipur. Ish pallat pushimi mbretëror, tani një hotel.
- Jag Mandiri i Udaipurit. Ish pallat pushimi mbretëror. Shah Jahani u strehua këtu ndërsa ishte princi i kurorës gjatë një konflikti me babain e tij, Jahangirit.
- Pallati Shiv Niwas, Udaipur. Ish pallat pritjeje mbretëror, tani një hotel.
- Amet haveli . Ish haveli i Rawatit të Ametit. Tani një hotel i trashëgimisë dhe Restoranti Ambari.
- Distrikti i Bikanerit
- Bhanwar Niwas, Bikaner. Haveli historik, tani një hotel.
- Fortesa dhe Pallati i Junagarhit, Bikaner. Selia e Maharanas së Bikanerit, tani një muze.
- Pallati i Gajnerit, rrethinat e Bikanerit. Ish pallati i gjuetisë së Maharaxhait të Bikanerit.
- Pallati i Laxmi Niwas, Bikaner. Ish rezidencë mbretërore, tani një hotel.
- Distrikti i Jodhpurit
- Pallati Umaid Bhawanit, Jodhpur. Selia e Maharaxhait të Jodhpurit. Një pjesë e pallatit është shndërruar në hotel.
- Fortesa e Mehrangarhut, Jodhpur
- Pallati i Liqenit të Bal Samandit, Jodhpur. Ky liqen është një vend popullor piknikësh, i ndërtuar në vitin 1159 nga Balak Rao Parihar.
- Pallati i Bilaras, Jodhpur.
- Distrikte të tjera
- Kështjella e Mandawas, Mandawa (distrikti i Jhunjhunu në Shekhavati). Ish rezidenca e Shekhawat thakurëve të Mandawas, tani një hotel.
- Bhinder Garhu, Chittorgarh. Rezidenca e tanishme e Shaktawat rawatëve të Bhinderit.
- Bansi Garhu, Chittorgarh. Rezidenca e tanishme e Shaktaëat rawatëve të Bansit.
- Deogarh Mahali, Deogarh Madaria. Ish rezidenca e rawatit të Deogarhut, tani një hotel.
- Devigarhu, Delwara, tani një hotel i trashëgimisë.
- Pallati i Golbaghut, Bharatpur. Ish rezidencë mbretërore, tani një hotel.
- Pallati i Gorbandhit. Jaisalmer.
- Fortesa e Khimsarit, Khimsar (distrikti Nagour). Ish rezidenca e thakurëve të Khimsarit, tani një hotel.
- Fortesa e Kuchamanit, Kuchaman (dist. Nagour). Ish rezidencë mbretërore, tani një hotel.
- Fortesa e Jaisalmerit, Jaisalmer. Selia e Maharaxhait të Jaisalmerit.
- Pallati i Lalgarhut, Bikaner. Ish rezidencë mbretërore. Një pjesë është kthyer në hotel, ndërsa pjesa tjetër është muze.
- Fortesa e Laxmangarhut, Sikar. Ish rezidencë mbretërore, tani një monument turistik.
- Pallati i Vilave Laxmi, Bharatpur. Ish rezidencë mbretërore, tani një hotel.
- Fortesa dhe Pallati i Mundotas, një pallat 450-vjeçar i vendosur 18 milje në veri-perëndim të Jaipurit. Ish rezidencë mbretërore e thakurëve të Mundotas që së fundmi është kthyer në një hotel i trashëgimisë.
- Nathmalji Ki Ki Haveli, Jaisalmer. Ish rezidenca e një kryemistri të Jaisalmerit.
- Pallati-Fortesë i Neemranas. I vendosur 40 milje në veri-perëndim të Alwarit. Ish rezidenca e raxhaut të Neemranas, tani një hotel.
- Pallati Phool Mahal, Kishangarh.
- Pallati Raj Niwas, Dholpur. Ish rezidenca mbretërore e maharaxhave të Dholpurit, tani një hotel.
- Seengh Sagari, Deogarh Madaria. Ish pallati i gjuhetisë së rawatit të Deogarhut, tani një hotel.
- Pallati Sariska, Sariska, Alwar. Ish rezidencë gjuetie mbretërore, tani një hotel.
- Fortesa e Khumbalgarhut, Mewar.
Havelit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Haveli është një term i përgjithshëm i përdorur për shtëpitë dhe banesat qytetare në Indi, Pakistan, Nepal dhe Bangladesh zakonisht një e tillë me domethënie historike dhe arkitekturore. Fjala haveli rrjedh nga arabishtja haveli, që do të thotë "ndarje" ose "hapësirë private" e bërë publike nën Sundimin Mogul dhe e shkëputur nga ndonjë traditë arkitekturore.[6][7] Më vonë, fjala haveli filloi të përdorej si term i përgjithshëm për stile të ndryshme të banesave rajonale, shtëpive qytetare dhe tempujve që gjenden në Indi, Pakistan, Nepal dhe Bangladesh.[8]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shtëpitë tradicionale me oborr në Azinë Jugore janë ndërtuar sipas parimeve të lashtë të Vastu shastras,[9] që pohon se të gjitha hapësirat dalin nga një pikë e vetme, që është qendra e shtëpisë. Oborret janë një veçori e përbashkët në Arkitekturën e Azisë Jugore. Dëshmitë më të hershme arkiologjike të shtëpive me oborr në rajon datojnë që nga vitet 2600–2450 p.e.s.[10] Shtëpitë tradicionale në Azinë e Jugut janë të ndërtuara përreth oborrit dhe të gjitha veprimtaritë e familjeve vërtiten përreth chowkut ose oborrit. Për më tepër, oborri shërbente si një pus ndriçimi dhe një për të përmbushur një strategji efektive ajrimi në klimën e nxehtë dhe të thatë të Azisë Jugore. Gjatë periudhës mesjetare, termi Haveli u përdor për herë të parë në Rajputana të rajonit të Raxhastanit nga sekti vaishnavit për tiu referuar tempujve të tyre në Guxharat nën Perandorinë Mogule dhe mbretëritë Rajputana. Më vonë, termi i përgjithshëm haveli u identifikua me shtëpitë dhe banesat qytetare të klasës tregëtare.[11]
Karakteristikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Aspektet socio-kulturore: Chowku ose oborri shërbente si qendra e ceremonive dhe ritualeve të ndryshme. Bima e shenjtë tulsi vendosej këtu dhe adhurohej përditë për të sjellë begati për shtëpinë.
- Siguria dhe privacia: Chowku, herë pas herë, i ndante zonat për burrat dhe gratë duke u mundësuar atyre më shumë privatësi.
- Klima: Duke trajtuar hapësirën boshe në dizajnin e ndërtesës për tiu përgjigjur klimës vendore. Qarkullimi i ajrit i shkaktuar nga ndryshimet në temperaturë përdorej nëpërmjet ajrimit natyror të ndërtesës.
- Veprimtaritë në kohë të ndryshme: Përdorimi i oborrit gjatë ditës, kryesisht nga gratë, për të kryer punët e tyre dhe ndërveprimi me gratë e tjera në hapësira private të pambuluara. Banesat e klasës tregëtare kishin më shumë se një oborr.
- Artikulimi i hapësirës: Në Mor chowk, Pallati i Qytetit të Udaipurit, gjendet koncepti i oborrit si një sallë kërcimi. Në mënyrë të ngjashme, në havelë, një oborr ka mjaft funksione, zakonisht të përdorur për dasma dhe festime.
- Materialet: tullat e pjekura, gurët ranorë, mermeri, druri, stukoja dhe graniti janë materialet e përdorura zakonisht. Aspektet dekoruese janë të ndikuara nga kulturat dhe traditat vendore.
Të gjitha këto elemente bashkohen për të formuar një rrethim që i jep oborrit një ndjesi rregulli dhe sigurie. Format arkitekturore të ndërtimit të havelit ka evoluar në përgjigje të klimës, stilit të jetesës dhe disponueshmërisë së materialeve. Në klimat e nxehta ku freskimi është një nevojë, ndërtesat me oborre të brendshme konsideroheshin më të përshtatshmet. Ajo vepronte si një teknikë e përsosur freskimi, ndërsa lejonte gjithashtu edhe dritën brenda. Harkada përgjatë oborrit, ose muri i lartë rreth tij i mbanin brendësitë e ndërtesave të freskëta.
Shumë prej havelëve të Indisë dhe Pakistanit u ndikuan nga Arkitektura e Raxhastanit. Ata zakonisht përmbajnë një oborr shpesh me një krua në qendër. Qytetet e vjetra të Agras, Lucknowt dhe Delhit në Indi dhe Lahore, Multani, Peshawari, Hyderabadi në Pakistan kanë shumë shembuj havelësh të Stilit Arkitekturor të Raxhastanit.
Havelit e famshëm në Raxhastan
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Termi Haveli u aplikua për herë të parë në Rajputana të rajonit të Raxhastanit nga sekti vaishnavit për tiu referuar tempujve të tyre në Guxharat. Në pjesën veriore të Indisë. Havelit për zotin Krishna janë mbizotërues me ndërtesa të stërmëdha si banesa. Havelit janë të shquar për afresket e tyre që paraqesin imazhet zotash, kafshësh, skena nga kolonizimi britanik dhe rrëfenja të jetës së hyjnive Rama dhe Krishna. Muzika këtu ishte e njihur si Haveli Sangeet. Më vonë këto arkitektura tempullore dhe afresket u imituan ndërsa u ndërtuan banesa individuale të stërmëdha dhe tani fjala është popullore për të përcaktuar vetë banesat. Midis viteve 1830 dhe 1930, marwarët ndërtuan[12] godina në vendlindjen e tyre, Shekhawati dhe Marwar. Këto ndërtesa u quajtën haveli. Marwarët pajtuan artistë për ti pikturuar ato ndërtesa që u ndikuan rëndë nga Arkitektura Mogule. Havelit ishin simbole të statusit për Marwarët ashtu si dhe për shtëpitë për familjet e tyre të mëdha, duke mundësuar siguri dhe rehati në mbylljen nga bota e jashtme. Havelit e mbyllura nga të gjitha anët kishin një portë të madhe kryesore.
Havelit tipikë në Shekhawati konsistonin në dy oborre — një i jashtë për burrat që shërbente si një vend hyrjeje i gjerë dhe i brendshme, zona e grave. Havelit më të mëdhenj mund të kenë deri në tre ose katër oborre dhe ishin dy ose tre katësh. Shumë havelë tashmë janë të zbrazët ose mirëmbahen nga një rojë (zakonisht një burr i vjetër). Ndërsa shumë të tjerë janë shndërruar në hotele dhe vende turistike tërheqëse. Qytezat dhe fshatrat e Shekhawatit janë të famshëm për afresket e tyre të bukura në muret e havelëve të tyre madhështorë, saqë janë duke u bërë tërheqje të rëndësishme turistike. Havelit brenda dhe përreth Fortesës së Jaisalmerit (e njohur gjithashtu si Fortesa e Artë), e vendosur në Jaisalmer të Raxhastanit, nga të cilat tre më mbresëlënëset janë Patwon Ki Haveli, Salim Singh Ki Haveli dhe Nathmal-Ki Haveli, meritojnë të vihen në pah. Këto ishin shtëpi të rafinuara të tregëtarëve të pasur të Jaisalmerit. Skalitjet ekstravagante në gurë ranor me detaje të pafundme dhe pastaj përpikmërisht bashkuara në modele të ndryshme secili më i harlisur se tjetri u pajtuan për tu vendosur që të tregonin statusin dhe pasurinë e pronarit. Përreth Jaisalmerit, ata janë skalitur në mënyrë tipike nga guri i verdhë ranor. Ata shpesh janë të karakterizuar nga pikura murore, afreske, jharokha (ballkone) dhe qemere.[13][14] Patwon Ji ki Haveli është më i rëndësishmi dhe më i madhi, ashtu si dhe i pari i ndërtuar në Jaisalmer. Ai nuk është një havel i vetëm por një kompleks prej 5 havelish të vegjël. I pari në radhë është gjithashtu edhe më popullori dhe është i njohur si Patwa Haveli i Kotharit. I pari mes tyre u pajtua dhe ndërtua në vitin 1805 nga Guman Chand Patwa, atëherë një tregëtar i pasur stolish dhe brokash të rafinuara që është më i madhi dhe më i stërholluari. Patwa ishte një njeri i pasur dhe një tregëtar i shquar i kohës së tij dhe kështu mund ta përballonte ndërtimin e godinave të veçanta për secilin nga pesë djemtë. Këto u përfunduan në një shtrirje prej 50 vjetësh. Të pesta godinat u ndërtuan në 60 vitet e para të shekullit të XIX.[15] Patwon Ji Ki është i shquar për pikturat e tij zbukuruese murore, jharokhat (ballkonet) e skalitura në mënyrë të stërholluar në gurin e verdhë ranor, portikët dhe harkadat. Megjithëse vetë ndërtesa është bërë prej guri të verdhë ranor, portiku kryesor është në ngjyrë kafte.
Galeri imazhesh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Interiori i Tempullit Adisvara që tregon punime guri
-
Tempulli xhainist në Ranakpur
-
Tempulli Dev Somnath
-
Punim i hollësishëm në Tempullin Karni Mata në Bikaner të Raxhastanit
-
Punim në mermer në Tempullin xhainist të Jaisalmerit
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Arkitektura e Raxhastanit. |
- Arkitektura Indiane
- Arkitektura e Maharashtras
- Arkitektura e Bengalit
- Arkitektura e Utar Pradeshit
- Arkitektura Kalinga
- Arkitektura e Keralas
- Arkitektura e Tamil Nadusë
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Rādhākrishṇa Vasishtha: Art and artists of Rajasthan: a study on the art & artists of Mewar with reference to western Indian school of painting; 1995, fq. 22.
- ^ Cynthia Packert Atherton: The sculpture of early medieval Rajasthan
- ^ George Michell: Beginnings of Medieval Idiom c. A.D. 900-1000
- ^ Govind Sadashiv Ghurye & A. R. Momin: The Legacy of G.S. Ghurye: A Centennial Festschrift; fq. 205
- ^ "Ram Gopal Poddar Chhatri" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2016. Marrë më 14 tetor 2016.
- ^ "haveli - definition of haveli in English from the Oxford dictionary". Oxforddictionaries.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2018. Marrë më 19 janar 2016.
- ^ Sarah, Tillotson (1998). Indian Mansions: A Social History of the Haveli. Orient longman. fq. 72. ISBN 0-900891-91-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bahl, Vani. "Haveli — A Symphony of Art and Architecture". The New Indian Express (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2016. Marrë më 19 janar 2016.
- ^ Jagdish, Gautam (2012). Disenchanting India: Organized Rationalism and Criticism of Religion in India. abhinav publications. fq. 72. Marrë më 17 gusht 2006.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Morris, A.E.J. (1994). History of Urban Form: Before the Industrial Revolutions (bot. I treti). New York, NY: Routledge. fq. 31. ISBN 978-0-582-30154-2. Marrë më 20 maj 2015.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bahl, Vani. "Haveli — A Symphony of Art and Architecture". The New Indian Express. Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2016. Marrë më 19 janar 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "History - Chittorgarh" (në anglisht). Rajasthan Infoline. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2016. Marrë më 19 janar 2016.
- ^ "Havelis of Jaisalmer - Havelis in Jaisalmer Rajasthan - Jaisalmer India Havelis". Rajasthan-tourism.org (në anglisht). Marrë më 19 janar 2016.
- ^ "Jaisalmer Havelis, Famous Haveli in Rajasthan India, Heritage Haveli Tours in Rajasthan India". Shubhyatra.com (në anglisht). Marrë më 19 janar 2016.
- ^ "Patwon Ki Haveli - Patwonji Ki Haveli Jaisalmer - Patwon Ki Haveli In Jaisalmer Rajasthan". Jaisalmer.org.uk (në anglisht). Marrë më 19 janar 2016.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Atherton, Cynthia Packert (1997). The Sculpture of Early Medieval Rajasthan. BRILL. ISBN 9004107894.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Mitchell Shelby Crites; Ameeta Nanji (2007). India Sublime – Princely Palace Hotels of Rajasthan. New York: Rizzoli. ISBN 978-0-8478-2979-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Govind Sadashiv Ghurye & A. R. Momin: The Legacy of G.S. Ghurye: A Centennial Festschrift.
- Jagdish, Gautam (2012). Disenchanting India: Organized Rationalism and Criticism of Religion in India. abhinav publications. Marrë më 17 gusht 2006.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - George Michell: Beginnings of Medieval Idiom c. A.D. 900-1000.
- George Michell & Antonio Martinelli (2005). The Palaces of Rajasthan. Londër: Frances Lincoln. ISBN 978-0-7112-2505-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Morris, A. E. J. (1994). History of Urban Form: Before the Industrial Revolutions (bot. i treti). New York, NY: Routledge. ISBN 978-0-582-30154-2. Marrë më 20 maj 2015.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Tillotson, Sarah (1998). Indian Mansions: A Social History of the Haveli. Orient longman. ISBN 0-900891-91-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Art and artists of Rajasthan: a study on the art & artists of Mewar with reference to western Indian school of painting. 1995.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Është injoruar "Rādhākrishṇa Vasishtha" (Ndihmë!)