Jump to content

Andizetët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Andizetët të njohur edhe si Andisetes (Greqisht: Ἀνδιζήτιοι), ishte një fis i vogël ilir nga grupi i panonëve [1][2] që jetonte në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës së sotme. Nuk dihet shumë për këtë fis, përveç që gjendet në listën e fiseve ilire që u ngritën kundër Perandorisë Romake gjatë Kryengritjes së Madhe Ilire. Emri personal Andi, një variant i emrit Andis i njohur në mesin e ilirëve të Panonisë jugore dhe pjesës më të madhe të Dalmacisë veriore (që korrespondon afërsisht me Bosnjën dhe Hercegovinën moderne), mund të rrjedhë nga emri i këtij fisi. [3] Ata filluan të marrin shtetësinë romake gjatë sundimit të Trajanit. [4]

  1. ^ Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992, ISBN 0-631-19807-5, page 207
  2. ^ Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992, ISBN 0-631-19807-5, page 203: "...Papirius Carbo. Strabo (7.5, 3) identifies the Pannonian peoples as Breuci, Andizetes, Ditiones, Pirustae, Maezaei and Daesitiates"
  3. ^ Wilkes, John; The Illyrians, Oxford
  4. ^ Wilkes, John (1992) The Illyrians