Ana Bagrjana
Ana Bagrjana (Ukrainë) - Poete, beletriste, dramaturge dhe përkthyese, u lind me 24 mars 1981 nё qytetin Fastiv rrethina e Kievit.
Nё vitin 2004 magjistroi nё Institutin e Filologjisё nё Universitetin Nacional “Taras Shevçenko” tё Kievit (Specializimi Gjuhё dhe Letёrsi Ukrainase). Ka punuar si gazetare nё mё shumё mediume (televizion, radio, shtyp), sekretare e Kёshillit tё Lidhjes Nacionale tё Shkrimtarёve tё Ukrainёs pёr punё me autorёt e rinj, redaktore kryesore e revistës “ Gronosllovije”. Ështё anëtare e Lidhjesё sё Shkrimtarёve tё Ukrainёs dhe Asociacionit tё Shkrimtarёve Ukrainas. Autore e Librave poetik “ Lule fjalёsh” (2000), “Mes ëndrrave violete” (2002), “Mes zotrave dhe neve” (2005), “Shёtitje nё litarё” (2008), “Linjat tjera” (2009). Romanet “Bimologjia e Gjakut” (2008), “Sa dashuri Mahnitёse” (2010), librin me tregime pёr fёmijё “Jeta fёmijёve tё dalluar”(2010), vepra dramatike dhe libreto pёr muzikё “Gloria”, si dhe shumё tregime, novela,ese dhe vështrime kritike. Pёrkthen nga gjuha polake, bullgare, maqedone dhe serbe. Pёr vargjet e saj, dramat, romanet dhe përkthimet ka fituar shumё shpërblime letrare ukrainase dhe ndёrkombёtare:” Rukomesllo”, “Koronimi i fjalёs”, “Smoloskit”, shpërblimin ndёrkombёtar gjermano-ukrainas “Oles Gonçar”, “Pena e artё” (Bullgari), shpërblimin “Marusja Bek” (Kanada), “Qiriu i Naimit” (Tetovo, R.Macedonia) etj.
Poezitё e saj janë përkthyer nё gjuhёn polake, azerbajxhanase, bullgare, ruse, maqedonase, frënge, gjuhёt latfike. Ështё pjesёmarrёse nё mbrëmjet poetike tё Strugёs (2008).