Jump to content

Al-Kaida

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Al-kaida)
Flamuri i Al-Kaidës.
Osama bin Laden, themeluesi i Al-Kaidës.
Harta e vendndodhjeve të sulmeve të Al-Kaidës.

Al-Kaida (arab. القاعدة al-Qāʿidah, "baza", e njohur edhe si al-Kaeda ose el-Kaide në shqip) është një organizatë terroriste e themeluar nga Osama bin Laden, Abdullah Azzam[1] dhe disa militantë të tjerë[2], në një pikë në mes gushtit të 1988-ës[3] dhe fundit të 1989-ës,[2] me origjinë që nga Lufta sovietike në Afganistan.[4][5] Organizata operon si një rrjet që përmban një ushtri multinacionale dhe joshtetërore[6] dhe një grup ekstremist.[7] Kjo organizatë është e njohur si organizatë terroriste nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNSC), Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Bashkimi Evropian (EU), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Rusia, India dhe shtete të tjera. Al-Kaida ka marrë përsipër shumë sulme në shënjestra në ndryshme, që ata i konsiderojnë qafirë.[8] Gjatë Luftës civile në Siri, fraksione të ndryshme të al-Kaidës kanë filluar të luftojnë njëra me tjetrën, por gjithashtu edhe kundër kurdëve dhe qeverisë siriane.

Al-Kaida ka montuar sulme ndaj shënjestrave civile dhe ushtarake në vende të ndryshme, duke përfshirë Sulmet e 11 shtatorit. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përgjigj Sulmeve të 11 shtatorit me shpalljen e "Luftës kundër terrorizmit". Me humbjen e liderëve kryesorë, duke kulminuar me vrasjen e Osama bin Ladenit, operacionet e Al-Kaidës kanë kaluar nga veprime të kontrolluara nga lartë poshtë në veprime të grupeve bashkëpuntore dhe vepruesve vetjakë.

Teknika karakteristike e Al-Kaidës janë sulmet vetëvrasëse dhe sulmet me bomba.[9]

Ideologjia e Al-Kaidës paraqet një shkëputje nga të gjitha ndikimet e jashtme në vendet islame, dhe krijimin e një hilafeti botëror.[10] Në mesin e besimeve të anëtarëve të al-Kaidës është edhe bindja se një aleanca krishtero-hebreje është formuar për të shkatërruar Islamin.[11] Al-Kaida gjithashtu kundërshton ligjet e bëra nga njeriu, dhe dëshiron ti zëvendësoj ato me një formë të rreptë të ligjit të sheriatit.[12]

Al-Kaida është gjithashtu edhe shkaktare e dhunës sektariane në mes myslimanëve.[13] Liderët e Al-Kaidës i konsiderojnë myslimanët liberal, shi'itët, sufitë dhe sektet e tjera si heritikë dhe shpesh kanë sulmuar xhamitë, teqetë apo mbledhjet e tyre.[14] Që prej vdekjes së Bin Ladenit më 2011, grupi u udhëhoq nga egjiptiani Ajman al-Zavahiri deri në vdekjen e tij më 2022.

Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Media
  1. ^ "Bill Moyers Journal. A Brief History of Al Qaeda" (në anglisht). PBS.com. 27 korrik 2007. Marrë më 31 mars 2012.
  2. ^ a b United States v. Usama bin Laden et al., Cr. 1023, Testimony of Jamal Ahmed Mohamed al-Fadl (SDNY 6 shkurt 2001).
  3. ^ Bergen 2006, p. 75.
  4. ^ "Al-Qaeda's origins and links" (në anglisht). BBC News. 20 korrik 2004. Marrë më 3 qershor 2014.
  5. ^ Cooley, John K. (pranverë 2003). "Unholy Wars: Afghanistan, America and International Terrorism" (reprint). Demokratizatsiya. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Gunaratna 2002, pp. 95–96. "Al-Qaeda's global network, as we know it today, was created while it was based in Khartoum, from December 1991 till May 1996. To coordinate its overt and covert operations as al-Qaeda's ambitions and resources increased, it developed a decentralized, regional structure. [...] As a global multinational, al-Qaeda makes its constituent nationalities and ethnic groups, of which there are several dozen, responsible for a particular geographic region. Although its modus operandi is cellular, familial relationships play a key role."
    See also:
  7. ^ "Middle East | Wahhabi opponent killed in Iran" (në anglisht). BBC News. 26 qershor 2007. Marrë më 18 gusht 2014.
  8. ^ Jihadi Terrorism and the Radicalisation Challenge: p.219, Rik Coolsaet – 2011
  9. ^ Wright 2006, pp. 107–108, 185, 270–271
  10. ^ "Dreaming of a caliphate". The Economist (në anglisht). 6 gusht 2011. Marrë më 19 maj 2012.
  11. ^ Fu'ad Husayn 'Al-Zarqawi, "The Second Generation of al-Qa'ida, Part Fourteen," Al-Quds al-Arabi, July 13, 2005
  12. ^ Lawrence Wright (2006). The Looming Tower: Al-Qaeda and the Road to 9/11. Knopf. fq. 246. ISBN 0-375-41486-X. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Dragons and Tigers: A Geography of South, East, and Southeast Asia – (2011) – Barbara A. Weightman
  14. ^ Security strategy and transatlantic relations (2006) Roland Dannreuther