Jump to content

Akademia Dokleane e Shkencave dhe e Arteve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Akademia Dokleane e Shkencave dhe e Arteve
Doclean Academy of Sciences and Arts
ShkurtesaDANU
Formuar më1998
LlojiAkademi Kombëtare
QëllimiShkencë, Art
SeliaPodgorica, Mali i Zi
Kryetar
Sreten Perović[1]

Akademia Dokleane e Shkencave dhe e Arteve (malazezisht: Dukljanska akademija nauka i umjetnosti, DANU; latine Akademia Dioclitiana Scientiarum et Artium)[2] është një bashkim i akademikëve në Mal të Zi.[3] Ajo është quajtur sipas shtetit mesjetar të Dukles, si paraardhësi historik i shtetit modern të Malit të Zi. DANU nuk është e vetmja akademi në vend, pasi që krahas saj vepron edhe Akademia Malazeze e Shkencave dhe e Arteve (CANU) si akademi e vetme kombëtare, e njohur ndërkombëtarisht.[4]

Akademia ishte krijuar në vitin 1998 nga studiues të cilët konsideronin se CANU kishte rënë nën ndikimin e Serbisë dhe të nacionalizmi serb dhe se CANU në fakt ishte shndërruar në një degë të Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve - ASASH, dhe në këtë mënyrë deshën të krijonin një Akademi të pavarur të Malit të Zi.[1][5]

DANU jep këto çmime:

  • Shën Vladimiri i Duklës - Çmim i cili jepet për arritje jetësore.
  • Sclavorum Regnum - Çmim i cili jepet për arritjet shkencore
  • Lesendro - Çmim i cili jepet për arritjet në letërsinë malazeze
  • Njegoshi - Çmim i cili jepet për arritjet brenda Akademisë dhe në promovimin e shkencave dhe arteve në Malit të Zi.

Anëtarë të njohur

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Jevrem Brkoviq, shkrimtar
  • Bozho Nikolliq, inxhinier
  • Zuvdija Hoxhiq, shkrimtar
  • Radmilla Vojvodiq, dramaturg, drejtor
  • Dimitrije Popoviq, piktor
  • Radovan Radonjiq, shkencëtar politik
  • Radoje Pajoviq, historian
  • Sherbo Rastoder, historian
  • Boshko Odalloviq, piktor
  • Rajko Todoroviq Todor, piktor
  • Mlladen Lompar, shkrimtar
  • Sreten Asanoviq, shkrimtar
  • Bllagota Mitriq, jurist
  • Nebojsha Vuçiniq, avokat
  • Miodrag Peroviq, skulptor
  • Sreten Peroviq, shkrimtar
  • Vukiq Puleviq, biolog
  • Danillo Radojeviq, historian i letërsisë
  • Branko Radojiçiq, gjeograf
  • Bozhidar Shekullarac, historian
  • Vojisllav Vulanoviq, shkrimtar
  • Sllobodan Backoviq, fizikan
  • Rumania Ion Diaconescu, aktivist politik
  • Italia Giuseppe Parodi Domenichi di Parodi, arkeolog
  • Ukraina Stanislav Dovgiy, fizicient dhe matematikan
  • Spanja Justo Jorge Padrón, poet dhe eseist
  • Maqedonia e Veriut Mateja Matevski, poet, kritik dhe eseist
  • Sllovakia Frantishek Lipka, diplomat, poet dhe përkthyes

Ish-anëtarë dhe in memoriam

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Vojisllav Nikçeviq
  • Mirko Kovaç, shkrimtar
  • Obren Bllagojeviq, (edhe anëtar i CANU dhe ASASH, President i Nderit)
  • Bozhina Ivanoviq
  • Mihajllo Kulish, MD
  • Veselin Aga Simoviq, inxhinier

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]