Ajten Mehmeti
Ajten Mehmeti | |
Emri | Ajten |
Mbiemri | Mehmeti |
Lindur më | 1962 |
Lindur në | Shkup |
Kombësia | shqiptare |
Shtetësia | maqedone, |
Profesioni | gazetare rtp |
Ajten Mehmeti lindi në Shkup më vitin 1962, është gazetare shqiptare.
I takon gjeneratës së gazetarëve dhe figurave televizive që vepruan në vitet ‘90 në Kosovë. Fillet e angazhimit të sajë janë në Televizionin e Prishtinës, ku fillimisht u shqua si drejtuese emisionesh debative dhe argëtuese e më pastaj edhe si autore e emisioneve të zhanrit dokumentar. Nga viti 1995 është gazetare redaktore e emisioneve dokumentare në Televizionin e Maqedonisë, ku si skenariste, regjisore dhe autore ka realizuar mbi 200 dokumentarë.
Opusi i sajë përfshin kryesisht tema nga jeta e shqiptarëve që jetojnë në këto hapësira, por theks të veçantë ajo i vë njeriut të lënë në margjina e të harruar nga shoqëria. Por, njëkohësisht ka realizuar edhe një varg dokumentarësh që ndriçojnë ngjarje e ndodhi nga historia e shqiptarëve të Maqedonisë, sikundër edhe portrete individësh të dalluar, qoftë me angazhimin e tyre intelektual e kulturor, qoftë me aktivitet kombëtar e patriotik. Dokumentarët e autores Mehmeti bartin qartë vulën e shkollës dokumentare kosovare dhe dallohen nga drejtpërdrejtshmëria me të cilën i qasen njeriut të rëndomtë apo fenomenit ose ngjarjes së caktuar. Autorja ka dhënë kontribut edhe në zhanrin e reportazhit televiziv të cilin e përcjell me naracion te theksuar lirik. Në vitin 1999, për filmin dokumentar “Një jetë në mulli” është shpërblyer me shpërblimin më prestigjioz që ndahet për filmin dokumentar në Maqedoni, “Koria e Artë”, në festivalin ndërkombëtar të veprave televizive në Krushevë. Po atë vit është shpallur gazetare e vitit në Radiotelevizionin e Maqedonisë. Është poashtu edhe autore e një sërë projektesh të pavarura dokumentarë.Nga viti 2008 është drejtore e Radios se Maqedonise.
Aktualisht jeton dhe vepron në Shkup.
Veprat letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Një jetë në mulli”