Jump to content

Abaz Çelkupa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Abaz efendi Çelkupa
Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë
U lind në1855
Vdiq1926
KombësiaShqiptar
ProfesioniPolitikan

Abaz Dilaver Çelkupa (1855-1926) nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Abaz Efendi Çelkupa lindi në Durrës. Ndihmoi kryengritjet sporadike, që shpërthenin me qëllim mposhtjen e forcave osmane. Lidhi bashkëpunime me patriotët jashtë atdheut, përmes letërkëmbimeve dhe bujtjeve. Në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1910, Celkupa u angazhua denjësisht dhe ndihmoi luftëtarët e zonës së veriut në veprimet e tyre luftarake. Priti në Durrës Ismail Qemalin e më pas, bashkë me delegatët që e shoqëronin atë, mbërriti në Vlorë, në ditët e fundit të nëntorit 1912, ku mori pjesë në mbledhjen e parë të kuvendit të Vlorës, kuvend i cili vendosi pavarësimin e Shqipërisë nga Turqia. Aktin e pavarësisë kombëtare e firmoi edhe Abas Çelkupa, si delegat i Durrësit, me siglën “Abas Dilaver”. Çelkupa vdiq në Durrës.

Abaz Dilaver Celkupa rrjedh nga nje familje njohur patriotike e Durresit. Autoritet me ndikim dhe nderlidhes i Ismailit Qemalit me patriotet e tjere shqiptare gjate kohes kur ky i fundit kryente funksione te larta ne Turqi. Eshte krijues i pare i Postes Shqiptare te Durresit dhe i specialist i radio-nderlidhjes dhe bente komunikimin me alfabetin mors, po ashtu edhe me pas ndihmonte plakun e Vlores mbas shpalljes se pavaresise ne komunikimin me kancelarite e huaja.

Abazi priti personalisht ne Durres Ismail Qemalin dhe e strehoi ne shtepine e vet disa dite per shkak se ai u semur nga tifo me temperature te larte dhe me pas e shoqeroi ate me Dom Nikoll Kacorrin ne karrocen e vet per ne Vlore per shpalljen e pavaresise, te veshur te tre si prifterinje.[nevojitet citimi]