Jump to content

ALBtelecom Mobile

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
ALBtelecom
Emri në gjuhën vendase
ALBtelecom Mobile
Njohur më parë siEagle Mobile
LlojiPrivate
IndustriaTelekomunikacioni
Themeluar nëMars 2008
Defunct14 Mars 2023
FateEagle Mobile u bashkua me ALBtelecom për të krijuar ALBtelecom Mobile. Më pas në vitin 2023, ALBtelecom u bashkua me One Telecommunications për të krijuar One Albania
PasardhësiOne Albania
Zyrat qendroreTiranë, Shqipëri
Njerëzit kyç
Tahsin Yilmaz
ProdhimiParapagesë dhe postpejd telefon celular
OwnerDikur ALBtelecom, tani One Albania
Faqja e internetitwww.albtelecom.al

Eagle Mobile është operatori tretë më i ri i telefonisë celulare që është futur në tregun shqiptar të telekomunikacionit. Me nënshkrimin e kontratës së privatizimit midis qeverisë shqiptare dhe konsorciumit turk të përbërë nga Grupi Çalik dhe Telekomi Turk, konsumatori shqiptar do të përfitoi një operator të tretë. Eagle Mobile u themelua më 23 tetor 2003.

Eagle Mobile, kjo markë e telefonisë celulare është pjesë e kompanisë One Albania, operatorit të telekomunikacionit në Shqipëri. Ajo ofron shërbime të telefonisë së lëvizshme dhe të internetit me bandë të gjerë 4G në Shqipëri. Procesi i shkrirjes së kompanisë celulare brenda kompanisë One Albania nisi në mars të vitit 2011 dhe u finalizua më 1 shkurt 2013. Më parë, dy kompanitë funksiononin si dy kompani të ndryshme. Tashmë, konsumatorët e kanë më të lehtë që të marrin të gjitha shërbimet, produktet e telefonisë dhe të internetit nga një pikë e vetme shitjeje, në përputhje me nevojat e tyre. Kjo është një praktikë e gjerë e vendeve të zhvilluara, që ka zhdukur dallimet ndërmjet telefonisë fikse dhe asaj të lëvizshme. Eagle mbulon me sinjal të telefonisë së lëvizshme dhe internet 98.5% të popullsisë së vendit dhe 92.5% të territorit të vendit. Eagle Mobile tashmë shënon 1,472,000 abonentë. Shërbimi i plotë Roaming ofrohet në mbi 220 vende, me 420 operatorë. Rrjeti i dyqaneve Eagle Mobile tashmë është blerë tek ALBtelecom dhe është mbyllur. Tani kompania përdor teknologjinë më të fundit 3G, me internetin më të shpejtë në Shqipëri, që përdor sistemin Dual-Carrier HSDPA , i cili nga testimet e bëra ka arritur shpejtësi deri në 40Mbps, një shpejtësi unike për teknologjinë 3G në Shqipëri. Historiku Më 13 Tetor të viti 2008 ,ALBtelecom përthithi Eagle Mobile Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës asokohe, Genc Ruli dhe Presidenti i Çalik Holding, Ahmet Çalik, në Tiranë. Në mars të 2008-ës, kryeministrat e Shqipërisë dhe Turqisë, Sali Berisha dhe Recep Tayyip Erdogan, përshëndetën njëri-tjetrin me një "ALO" simbolike, që hapi zyrtarisht komunikimin e Eagle Mobile, kompani e cila mbart simbolin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, Shqiponjën.

Eagle Mobile vendosi një rekord të ri duke hyrë në tregun shqiptar të telekomunikacionit më 12 mars 2008. Në një periudhë shumë të shkurtër, 6 mujore, Eagle Mobile mbuloi të gjithë territorin e vendit, duke tejkaluar të gjithë kufijtë e shpejtësisë dhe të parashikimeve. Më 31 dhjetor 2008, kompania arriti mbulim në 97.8% të popullsisë së vendit dhe 90.8% të territorit të vendit, duke siguruar shërbime në të gjithë Shqipërinë. Hyrja e fuqishme dhe përgatitja në një kohë rekord e operatorit Eagle Mobile në treg, do të thoshte shumë për shqiptarët, të cilët prisnin me padurim prishjen e situatës duopol në tregun e telefonisë së lëvizshme. Me ardhjen e tij, çmimet pësuan një rënie drastike prej mbi 40%. Eagle Mobile, para shkrirjes brenda ALBtelecom, kishte 370 punonjës dhe 150 punonjës të tjerë të kompanive nënkontraktorë. Kompania ka njohur sukses të gjerë në treg me Paketat ProRing, Super RiniRing , LIFE,Eagle Mobile Fiks. Për herë të parë numrat me kontratë dhe rimbushje u kombinuan në një grup të vetëm dhe kjo përbënte një praktikë të re në Shqipëri. Eagle Mobile ishte e para që solli teknologjinë EDGE me teknologjinë 2.5G dhe tani kompania ofron teknologjinë më të mirë 3G në vend. Eagle Mobile arriti në një kohë rekord të ketë shërbim të plotë Roaming dhe tashmë këtë shërbim e ofron në mbi 220 vende me 420 operatorë.

Eagle Mobile ka sjellë edhe shërbime inovative. Disa nga shërbimet më të fundit që janë futur në Shqipëri nga kjo kompani janë: “Mobile TV”, ku abonentët Eagle kanë mundësi të ndjekin 13 kanale televizive, vendase dhe të huaja me sinjal të drejtpërdrejtë, si dhe të njihen me videot më të fundit në fushën e kinematografisë. “Pay for me”, një shërbimi zanor që u vjen në ndihmë atyre që dëshirojnë të kryejnë thirrje duke tarifuar të afërmit të tyre. “Invoice control”, një tjetër shërbim i veçantë i Eagle, njofton përdoruesin për kuotën e faturës së tij në momente kur ai nuk do që të kalojë një limit të caktuar prej tij. Me “Mobile portofol” mund të paguani faturën e barit/lokalit/restorantit me anë të kreditit tuaj të telefonit, nëse nuk dëshironi të paguani me para në dorë, ose thjesht nëse nuk keni para me vete. Më shërbimin tjetër unik që është “International recharge”, të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë mundësi që të gëzojnë të afërmit e tyre në Shqipëri me rimbushje të numrave celularë Eagle me parapagesë nga më shumë se 450 mijë pika shitjesh në 20 vende të botës. Eagle Mobile vazhdon të kërkojë teknologjinë më të mirë dhe shërbimet më të mira për përdoruesit e saj, duke investuar vazhdimisht në rrjet. Investimet e deritanishme, që arrijnë deri në 150 million Euro për rrjetin e përbashkët me ALBtelecom, e kanë rritur ndjeshëm cilësinë dhe sasinë e shërbimeve dhe produkteve të kompanisë. (përditësuar në shkurt 2013) Përgjegjësia sociale Që në ditët e para të hyrjes në treg, Eagle Mobile i ka kushtuar një vëmendje të veçantë fushës së përgjegjësisë sociale, duke ndërmarrë projekte të njëpasnjëshme në këtë fushë, duke e bërë këtë sferë pjesë të strategjisë së biznesit të kompanisë dhe duke u kthyer në një kompani model përsa i përket realizimit të projekteve të Përgjegjësisë Sociale.

Në këtë kuadër, Eagle Mobile, çdo vit shpall një prioritet social, i cili ka në fokus çështje sociale me ndikim të drejtëpërdrejtë tek shtresat e ndryshme të shoqërisë dhe komuniteti në përgjithësi, pasi për ne çdo vit është një sfidë, për të krijuar kushte për një shoqëri më të mirë, duke besuar në përkushtimin dhe kontributin e gjithsecilit.

Kështu, gjatë vitit 2009, projektet e përgjegjësisë sociale iu kushtuan një shtrese të veçantë të shoqërisë shqiptare, fëmijëve jetimë. Viti 2010 u shpall “Viti i Mjedisit”, nën sloganin “Një me natyrën”, duke kontribuar në gjelbërimin e sipërfaqeve të përbashkëta të komunitetit, në ndërtimin e parqeve të lojrave për fëmijë dhe në rehabilitimin e sipërfaqeve të ndryshme të kryeqytetit tonë.

Arsimi është një sferë për të cilën kompania ka investuar shumë, me bindjen e plotë se një shoqëri e arsimuar e ka më të lehtë kapërcimin e vështirësive dhe problemeve. Kështu, në fokusin e projekteve të Përgjegjësisë Sociale për vitin 2011 ishte arsimi, me sloganin “Dorë për dorë me arsimin”.