Jump to content

Kampionati Botëror i Futbollit 2002

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga 2002 FIFA Kupa e Botës)
FIFA Kupa e Botës 2002
2002 FIFA World Cup
Numri i Kombeve 32 (prej 204 kandidateve)
Botëmjeshtëror Brazil Brazili
Vendi Organizator Japonia Japonia
South Korea Korea e Jugut
Hapja e lojës 31 maj 2002
Përfundimi 30 qershor 2002
Numri i Ndeshjeve   64
Gola 161  (Ø: 2,52 për lojë)
Shikues 2,705,197  (Ø: 0 për lojë)
Golashënuesi Brazil Ronaldo (8 Gola)
Lojtarë të mirë Gjermania Oliver Kahn


Për herën e 17 Kampionati Botëror i Futbollit u mbajt me 31 maj deri 30 qershor 2002Korea Jugore dhe në Japoni. Ishte hera e parë që një Botërorë u mbajt në një shtet të Azisë. Brazili u shpall fituese e turnamentit pasi mundi në finale Gjermaninë me rezultatin 2–0 me 2 Gola të Ronaldos. Turqia mundi me rezultatin 3–2 Korenë e Jugut në finalen për vendin e tretë. Franca që ishte kampionja në fuqi u eleminua që në fazën e grupeve pasi arritën të merrnin vetëm 1 pikë.

Japonia dhe Korea e Jugut u zgjodhën për të qënë vendet mikpritëse të Kupës së Botës 2002, FIFA dha vendimin e saj më 31 maj 1996. Fillimisht, Japonia, Korea e Jugut dhe Meksika kishin paraqitur kandidaturat e tyre. Megjithatë, dy vendet aziatike ranë dakord për të bashkuar kandidaturat e tyre përpara se të merrej vendimi. Të dy shtetet u zgjodhën në mënyrë unanime para Meksikës. Kjo ishte hera e parë që një Botëror do të luhej në dy shtete në të njëjtën kohë.

Në kohën kur vendimi është bërë, Japonia nuk ishte kualifikuar asnjë herë një finalet e një Botërori. Të vetmet vende të tjera që kanë fituar kandidaturën për të qënë vendi mikpritës i Botërorit, por që asnjë herë nuk ka marrë pjesë më parë kanë qënë Italia në vitin 1934 dhe Katari në vitin 2022.


Në kualifikueset e Kupës së Botës 2002 morën pjesë 199 kombëtare, faza kualifikuese filloi në vitin 1999. Fituesja e Kupës së Botës 1998, Franca dhe vendet mikpritëse Japonia dhe Korea e Jugut, u kualifikuan automatikisht dhe nuk luajtën asnjë ndeshje kualfikuese (Kjo ishte hera e fundit që kombëtarja që ka fituar Botërorin e fundit, të kualifikohet automatikisht në Botërorin e ardhshëm).

14 vende u zunë nga kombëtaret e UEFA-s (Europa), 5 nga kombëtaret e CAF (Afrika), 4 nga kombëtaret e CONMEBOL (Amerika e Jugut), 4 nga kombëtaret e AFC (Azia) dhe 3 nga kombëtaret e CONCACAF (Amerika Qëndrore dhe Veriore dhe Karaibet). 2 vendet e mbetura u luajtën në play-off nga kombëtaret e AFC, UEFA dhe ndërmjet CONMEBOL dhe OFC. Skuadrat që u kualifikuan për herë të parë në një Kupë Bote ishin: Kina, Ekuadori, Sllovenia dhe Senegali.

Turqia u kualfikua për herë të parë që pas vitit 1954, dhe Portugalia për herë të parë që pas vitit 1986. Gjysmë-finalisti i vitit 1998, Hollanda dështoi për të kualifikuar, kurse Korea e Jugut vendi një rekod pasi kjo ishte hera e pestë rradhazi që Korea luante në një Botërorë, kjo ishte kombëtarja e parë aziatike që e vendosi këtë rekord.

Shtatë fitueset e Botërorëve të shkuar (Argjentina, Brazili, Anglia, Gjermania, Italia dhe Uruguaji) u kualifikuan me sukses, kjo ishte hera e parë që të gjitha kombëtaret fituese të një Botërori luanin në një Botërorë sëbashku (Franca gjithashtu ka fituar një Botëror, por u kualifikua automatikisht sepse ishte kampionja në fuqi).

Lista e kombëtareve të kualifikuara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Vazot e kombëtareve pjesmarrëse në Botërorin 2002, u shpallën më 28 nëntor 2001. Në vazon A u vendosën kombëtaret mikpritëse të turnamentit dhe fituesit e viteve të shkuara Spanja. Në vazon B u vendosën 11 kombëtare europiane; Vazoja C përmbane dy kombëtare nga AFC dhe 3 nga CONMEBOL, kurse në vazon D u vendosën 3 kombëtare nga CONCACAF dhe 5 nga CAF.

Vazo A Vazo B Vazo C Vazo D

Kupa e Botës startoi me një rezultat shokues për kampionët e Botërorit të vitit 1998 Franca, të cilët luantën pa Zinedine Zidane që ishte i dëmtuar, ata u mundën me rezultatin 0–1 nga debutuesit e Senegalit, kjo ndeshje u luajt në SeoulKoresë. Në ndeshjen e dytë të grupit A, Franca u nda me një barazim 0–0 me Uruguajin, Franca luajti për më shume se 60 minuta lojë me një lojtar më pak për shkak të daljes me karton të kuq të sulmuesit Thierry Henry. Humbja 2–0 kundër Danimarkës në ndeshjen e fundit të grupit A e nxorri jashtë Botërorit Francën. Kampionët e Botës u eleminuan nga Botërori pa shënuar asnjë Gol duke bërë edhe paraqitjen më të keqë që nga viti 1934 (ku Uruguaji refuzoi të mbronte titullin) të një kombëtareje që merr pjesë në një Botërorë dhe është kampioni në fuqi. Danimarka impresive ishte fituesja e Grupit A me 7 pikë e ndjekur nga debutuesit e Senegalit me 5 pikë. Senegali pas fitores me Francën, barazoi me Danimarkën (1–1) dhe me Uruguajin (3–3), Senegali mund të kishte fituar ndeshjen kundër Uruguajit, pasi deri në pjesën e parë po kryesonte me rezultatin 3–0, por në pjesën e dytë Uruguaji bëri një kthim fantastik, duke barazuar rezultatin, ky barazim solli vendin e tretë në grup për amerikano–verorët dhe eleminimin nga turnamenti.

Spanja në grupin B u bë skuadra e parë që kishte marrë 6 pikë në 2 ndeshjet e para duke mundur Paraguajin dhe Slloveninë me rezultatin 3–1, më pas mundi edhe Afrikën e Jugut me rezultatin 3–2. Paraguaji dhe Afrika e Jugut kishin marrë nga 4 pikë dhe e kishin golavarazhin 6–6 dhe 5–5 respektivisht për Paraguajin dhe Afrikën e Jugut, por u kualifikua Paraguaji se kishte shënuar 1 Gol më shumë.

Brazili ishte fituesja e grupit C. Turqia avancoi në raundin tjetër gjithashtu pasi e përfundoi grupin në vendin e dytë me pikë të barabarta me Kosta Rikën, por me golavarazh më të mirë. Kina me trajner Bora Milutinović (skuadra e pestë kombëtare që ka drejtuar në pesë Kupa Bota rresht), dështoi që të merrtë ndonjë pikë ose të shënonte Gol.

Grupi D pa Shtetet e Bashkuara që të mposhte Portugalinë me rezultatin 3–2. Ndërkohë, portieri Brad Friedel i dhuroi amerikanëve një barazim 1–1 kundër Koresë së Jugut. Korea e Jugut e cila kishte mundur më parë Poloninë me rezultatin 2–0, mundi edhe Portugalinë në ndeshjen e tretë për ti çuan në shtëpi portugezët dhe për ti siguruar amerikanëve kualifikimin në vendin e dytë.

Gjermania mposhti 8–0 Arabinë Saudite në grupin E. Irlanda e cila luajti kapitenin Roy Keane (i cili u dërgua në shtëpi disa ditë para fillimit të Kupës së Botës), u udhëhoq nga një talent i ri i pazbuluar Robbie Keane i cili i dhuroi vendin e dytë irlandezëve duke lënë në vendin e tretë kampionët e afrikës Kamerunin.

Në grupin F, Argjentina dështoi të kalonte grupin. Një humbje 1–0 kundër Anglisë nga penalltia e David Beckham dhe barazimi 1–1 kundër Suedisë nuk i lejoi amerikano–jugorëve kalimin në fazën tjetër. Skandinavët fituan grupin, me Anglinë që mori vendin e dytë, kurse Nigeria përfundoi e fundit.

Në grupin G, Italia, Kroacia dhe Ekuatori kishtin nga një fitore secila, por italianët arritën të merrnin vendin e dytë falë barazimit 1–1 kundër Meksikës që fituan grupin me 7 pikë.

Japonia fitoi grupin H e ndjekur nga Belgjika, kurse Rusia dhe Tunisia dështuan të kualifikoheshin.

Raundi i dytë dhe çerek–finalet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në raundin e dytë, Gjermania mposhti me rezultatin 1–0 Paraguajin me Golin e Oliver Neuville kurse Anglia mposhti Danimarkën me rezultatin 3–0. Në ndeshjen SpanjëIrlandë, të dy skuadrat e mbyllën ndeshjen me barazimin 1–1 por në gjuajtjet e penallti ishte Spanja kombëtarja që u kualifikua në çerek–finale. Suedia dhe Senegali u ndan në barazim 1–1, por Goli i artë i Henri Camara i kohën shtesë i dhuroi kualifikimin senegalezëve. Shtetet e Bashkuara kaluan Meksikën me rezultatin 2–0 falë Golave të Brian McBride dhe Landon Donovan. Brazili mposhti Belgjikën 2–0 kurse Turqia ndaloi vrullin e mikpritësve të Japonisë me një fitore 1–0. Vendi tjetër mikpritës Korea e Jugut, mposhti Italinë në kohën shtesë në një ndeshje dramatike që përfundoi me rezultatin 2–1. Fitorja e Koresë vendosi një rekord të ri; për herë të parë në një çerek–finale të një Kupe Botë ka kombëtare nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut, Afrika dhe Azia.

Në çerek–finale, Ronaldinho shënoi Golin e dytë në 2–1 të Brazilit kundër Anglisë. Shtetet e Bashkuara humbën me rezultatin 1–0 kundër Gjermanisë falë Golit të Michael Ballack në minutën e 39. Amerikanët i kërkuan arbitrit një penallti në minutën e 49 për shkak të një prekje të topit me dorë nga Torsten Frings, por asgjë. Korea e Jugut mori një tjetër fitore, ata mundën Spanjën me penallti pasi koha e rregullt dhe shtesa përfunduan me rezultatin e bardhë 0–0. Korea e Jugut u bë kombëtarja e parë aziatike që arrinë në gjysmë–finalet e një Kupe Bote, ata thyen rekodin e Koresë së Veriut e cila në vitin 1966. Turqia mposhti Senegalin me rezultatin 1–0 falë Golit të İlhan Mansız në minutën e 100.

Gjysmë–finalet, ndeshja e vendit të tretë dhe finalja

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dy gjysmë–finalet u mbyllën me rezultatin 1–0. Në gjysmë–finalen e parë, Gjermania mposhti me rezultatin 1–0 Korenë e Jugut falë Golit të Michael Ballack, ndërkohë ai mori edhe një karton të verdhë gjatë ndeshjes dhe u detyra të mos luajë në finale. Ronaldo shënoi Golin e gjatë të tij gjatë turnamentit për Brazilin që mposhti me rezultatin 1–0 Turqinë në ri–ndeshjen e grupit C.

Në ndeshjen e vendit të tretë, Turqia mposhti me rezultatin 3–2 Korenë e Jugut; Goli i parë i turqve erdhi nga Hakan Şükür menjëherë sapo filloi ndeshja, Goli u shënua për vetëm 10.8 sekonda duke u bërë Goli më i shpejtë në historinë e Kupës së Botës.

Në finalen e madhe që u mbajt në YokohamaJaponisë, dy Gola nga Ronaldo i siguruan Brazilit fitimin e Kupës së Botës për herë të pestë në historinë e tyre. Ronaldo i shënoi të dy Golat në pjesën e dytë të ndeshjes dhe, pas ndeshjes, ai fitoi Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë i turnamentit me 8 Gola. Ky ishte trofeu i pestë i Brazilit duke u bërë kombëtarja me më shumë Kupa Bote në historinë e futbollit. Brazili u bë skuadra e parë që pas Argjentinës në vitin 1986 që fiton një Kupë Bote pa pasur nevojë të fitojë një ndeshje nga pika e bardhë e penalltisë. Brazili gjithashtu u bë skuadra e parë që të fitoj të gjitha ndeshjet në një Kupë Bote që nga viti 1970, dhe vendosi një rekord të ri për golavarazhin më të mirë të një fituese të Kupës së Botës ( 14). Kapiteni i Brazilit, Cafu u bë lojtari i parë që luan në 3 finale të Kupës së Botës rresht, duke ngritur trofeun në 2 prej finaleve.

Korea e Jugut dhe Japonia kishin sëbashku nga 10 stadiume, shumica e tyre u ndërtuan për zhvillimin e Kupës së Botës.

Korea e Jugut
Seoul Daegu Busan Incheon Ulsan
Seoul World Cup Stadium
Kapaciteti: 64,677
Daegu World Cup Stadium
Kapaciteti: 65,857
Busan Asiad Stadium
Kapaciteti: 54,534
Incheon Munhak Stadium
Kapaciteti: 50,324
Ulsan Munsu Football Stadium
Kapaciteti: 43,512
Suwon Gwangju Jeonju Daejeon Jeju
Suwon World Cup Stadium
Kapaciteti: 43,188
Gwangju World Cup Stadium
Kapaciteti: 42,880
Jeonju World Cup Stadium
Kapaciteti: 42,477
Daejeon World Cup Stadium
Kapaciteti: 41,000
Jeju World Cup Stadium
Kapaciteti: 42,256
Japoni
Yokohama Saitama Shizuoka Osaka Miyagi
International Stadium Yokohama
Kapaciteti: 72,370
Saitama Stadium 2002
Kapaciteti: 63,700
Shizuoka "Ecopa" Stadium
Kapaciteti: 51,349
Nagai Stadium
Kapaciteti: 50,000
Miyagi Stadium
Kapaciteti: 49,133
Ōita Niigata Ibaraki Kobe Sapporo
Ōita Stadium
Kapaciteti: 43,000
Niigata Stadium
Kapaciteti: 42,300
Kashima Soccer Stadium
Kapaciteti: 41,800
Kobe Wing Stadium
Kapaciteti: 42,000
Sapporo Dome
Kapaciteti: 42,585