1984 (libër)
1984 (angl. Nineteen Eighty-Four) është një novelë e publikuar në vitin 1949 nga shkrimtari Xhorxh Oruell. Novela bën fjalë për një botë distopike, ku ngjarjet zhvillohen në një të ardhme imagjinare ne Airstrip One (që njihet në të shkuarën në libër si Britania e Madhe), një provincë e supershtetit Oceania (Oqeania). Në këtë libër, bota përshkruhet në luftë të vazhdueshme, ku Partia në fuqi është në kontroll të çdo gjëje dhe duke përdorur teknologji të avancuar arrijnë të kontrollojnë të gjitha lëvizjet e qytetarëve në mënyrë që të mbajnë gjithçka nën kontroll dhe të jenë gjithmonë në fuqi.
Që prej publikimit te këtij libri, ai është konsideruar si klasik dhe shumë i rëndësishëm në ngjarjet e sotme dhe duke krijuar në mendjen e lexuesve një botë të cilës po i drejtohemi në qoftë se nuk veprojmë që të shmangim padrejtësitë që po ndodhin sot. Shumë prej termave dhe koncepteve në libër janë bërë pjesë e kulturës së përditshme, si Big Brother, doublethink, thoughtcrime, Newspeak, Room 101, telescreen, 2 2 = 5, dhe memory hole. Shpesh 1984 është pjesë e listave të librave që konsiderohen si shumë të rëndësishëm për tu lexuar.