Jump to content

Grotesku

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Grotesku vjen nga italishtja grottesca - qe i ngjet shpellës ; nga disa zbukurime te epokës se Rilindjes qe ishin te ndërlikuara me kafshe e bime dhe qe imitonin modelet e pikturave te zbuluara ne rrënojat e Romes, me figura te vogla te ndërthurura ne mënyre te çuditshme.

Grotesku është një mënyre shprehjeje ose mënyre paraqitjeje ne te cilën bashkohen ane te stërmadhuara te vena ne kontrast te forte e te papritur, ose format me te përziera, te parregullta e te largëta te realitetit duke i shformuar deri ne përqeshje.

Ne grotesk del bashkekzistenca shpërthyese midis te qeshurës dhe te qarës, midis komikes dhe tragjikes, te ulëtës dhe madhërishmes, te bukures dhe te shëmtuarës etj, duke u kundërvene figurave me përmasa ose me shtrirje tepër shpërpjesëtimore.

Grotesku si tip i veçante i shprehjes artistike gjendet me se pari brenda poetikes se mitologjisë se lashte. Nga këto burime u ushqye letërsia e shkruar me grotesk duke filluar nga poema "Iliada" dhe "Odisea" te Homerit etj.

Don Kishoti është një figure groteske me karakter te ndërlikuar e te dyzuar, mishërim i marrëzisë njerëzore, por edhe i heroizmit e vetëmohimit për drejtësi.

Shembull :

Magjistari - thotë Sojliu (nënkuptohet Don Kishoti), e ulë te bukuren dhe e zbukuron te keqen.
(Miguel de Cervantes - Don Kishoti i Mançës)

Fjalët e pjerrëta përbejnë grotesk.