Jump to content

Muzika/Kompozitorët/20

Nga Wikibooks

Johan Kristian Bahu
{1735-1782}
NË ENCIKLOPEDI


Johan Kristiani apo Bahu i Londrës, ishte biri më i ri çiftit të vjetër bashkëshortorë Bahu me gruan e dytë Ana Magdalenën (Anna Magdalena). Së pari në shtëpi e pastaj në Berlin ju nënshtrua mësimeve muzikore të të vllaut më të vjetër Karl Filip Emanuelit. Më 1756 shkoi në Itali për të studiuar tek Padre Martini (1706-1784) në Bolonjë. Që nga viti 1760 si Organist në Domin e Milanos, Bahu kompozojë edhe opera. Nami i ti ju përhapë gjerë në Angli. Më 1762 ai shkoi në Londër, ku së shpejti u emërua mjeshtër i muzikës së avancuar të Mretit dhe më 1764 së bashku me kompozitorin Karl Friderih Abel (1723-1787) thirren në jetë Koncertin Bah-Abel. Ky koncert ishte edhe ideja e organizimit të koncerteve të bazuara në parapagues. Për tetëvjeçarin Volfgang Amadeus Moxartin (Wolfgang Amadeus Mozart) takimi me Bahun në Londër më 1764/65 ishte një kënaqësi muzikore. Në literaturen gjermane dhe në në pjesë të madhe të lietraturës botërore Johan Kristian Bahun e gjejmë të shënuar si Johann Christian Bach.

simfoni dhe overtyrë

Si më parë Georg Friedrich Heandel po ashtu edhe Johann Christian Bach kur erdhën në Angli, pa e marrë parasysh prejardhjen e tyre ata merreshin si kompozitor italian. Kjo shihet në operat po edhe në pasurin melodike të përmbledhur në mëse nëntëdhjetë simfoni dhe overtyra, të cilat në sipërfaqe duke pasur pakë përjashtime të gjitha kanë si shembull overtyren napolitane me të detyrueshmet radhë shpejt-ngadalë-shpejt.


koncertet për piano

Koncertet e para për piano, i shkroi përderi sa ishte në Berlin, ku me mësimet e marra nga i vëllai shkëlqente në piano. Në koncertet e më vonshme londineze ndoqi udhën e solo koncerteve barokane. Shumica e tyre janë dy radhësh, dhe që të dyja në tempo të shpejtë, e radha finale në rondo ose menute. Aftësitë dhe nevojat teknike për luajtje ishin brenda kornizave të dashamirit të virtuozitetit ashtu që sillte një muzikë brilante.