dackë
Appearance
DACKË f.
1. Goditje me pëllëmbë në fytyrë, shuplakë, shpullë. Dackë e fortë. I dha (i futi, i hoqi) një dackë. Hëngri ca dacka.
2. fig. Goditje e rëndë që i jepet dikujt, që e poshtëron dhe e ul atë në sy të botës; goditje që i jep tjetrit një mësim të mirë e i tregon vendin. Dackë e rëndë. Hëngri një dackë të mirë.