Jump to content

Praga

Coordinates: 50°5′N 14°25′E / 50.083°N 14.417°E / 50.083; 14.417
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Praga
Praha
Pamje nga Praga
Pamje nga Praga
Flamuri i Praga
Stema Praga
Nofka(t): 
Brukseli i Lindjes
Parimet: 
"Praga Caput Rei publicae"(Latinisht)[1]
"Praga, Kreu i Republikës"
"Praga mater urbium"(Latinisht)
"Praha matka měst"(Çekisht)[1]
"Praga, Nëna e Qyteteve"
"Praga Caput Regni"(Latinisht)[2]
"Praga, Kreu i Mbretërisë"
Praga is located in Earth
Praga (Earth)
Koordinatat: 50°5′N 14°25′E / 50.083°N 14.417°E / 50.083; 14.417
ShtetiRepublika Çeke Republika Çeke
ThemelimiShekulli i 15-të
Qeveria
 • KryetariZdeněk Hřib (Piratët)
Sipërfaqja
 • Kryeqytet496 km2 (192 sq mi)
 • Sipërfaqe urbane
298 km2 (155 sq mi)
Lartësia më e lartë
399 m (1.309 ft)
Lartësia më e ulët
177 m (581 ft)
Popullsia
 (31 dhjetor 2023)[5]
 • Kryeqytet1.384.732
 • Dendësia2.700/km2 (7.000/sq mi)
 • Metro
2.267.817[4]
Zona kohoreUTC 1 (CET)
 • Verës (DST)UTC 2 (CEST)
Kodet postare
100 00 – 199 00
Targat e automjeteveA, AA – AZ
PBR (nominal)[6]2019
 – Gjithsej€60 miliard
 – Per capita€46,400
HDI (2019)0.968[7]very high
Faqja zyrtarewww.praha.eu

Praga është kryeqyteti i Republikës Çeke, e njëkohësisht qyteti më i madh në vend dhe metropoli më i rëndësishëm historik i krahinës së Bohemisë. Ai renditet i 14-ti për nga madhësia në listën e qyteteve më të mëdha të Bashkimit Evropian. Aktualisht qyteti shtrihet në një sipërfaqe prej 496 km2 me popullsi prej rreth 1.4 milion banorësh.[8] Zona metropolitane e Pragës kishte në vitin 2004 (sipas Eurostat) rreth 2 milionë banorë.[9]

Praga njihet si një nga qytetet më të bukur të Evropës.[10] Qendra historike e qytetit, bashkë me pamjen unike të Kështjellës së Pragës, fitues i rekordit Guiness në vitit 1996 për kompleksin-kështjellë më të madh në botë,[11] është pasuri e UNESCO-s. Pikërisht kjo qendër historike tërheq miliona turistë çdo vit. Në vitin 2007, 4 009 000 turistë vizituan qytetin. Viti 2006 e renditi Pragën si qytetin e tetë më të vizituar në Evropë e 2007-a të shtatin dhe në vendin e 19-të në rang botëror. Pseudonimet për Pragën përfshijnë "qyteti i artë" dhe "qyteti i njëqind majave". Ky i fundit u përdor për herë të parë nga historiani Josef Hormayer në fillim të shekullit 19-të. Në atë kohë këto maja i numëroi matematicienti e filozofi Bernard Bolzano, i cili arriti deri në 103 (duke përjashtuar ndërtesat private).

Fillimet e historisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendi ku më vonë do ndërtohej Praga ka qenë i banuar që në periudhën e Paleolitit. Disa mijëra vjet më parë, rrugë tregtare që lidhnin Evropën Veriore me atë Jugore kalonin nëpër këto toka, duke ndjekur luginën e lumit. Rreth vitit 500 p.e.s, fisi Kelt i njohur si Boii, ishin të parët banorë të njohur të kësaj zone. Boii-t e emërtuan krahinën Bohemia dhe lumin Vltava. Ndërmjet shek. VI p.e.s dhe shek. IX e.s., fisi gjerman Marcomanni emigroi për në Bohemi dhe fise të tjera gjermanike vijuan gjatë shek. V e.s., por në shek VI. elita e tyre dhe shumica e popullsisë lëvizën për në zonën e Danubit që i hapi rrugë një fisi Sllav që pushtonte nga perëndimi, të ngulej në këtë zonë. Fisi Sllav Çek erdhi në Bohemi në shek. VI dhe u bë themeluesi i kombit çek.

Sipas legjendës, princesha Libuše, udhëhqëse e fisit Çek, u martua me një bujk të thjeshtë me emrin Přemysl dhe themeloi dinastinë me të njëjtin emër. Kështjella e princeshës, Libusin, ndodhej në Boheminë qendrore. Në një profetësi, thuhet se ajo parashikoi lavdinë e Pragës. Ajo pati një vegim: "Shikoj një qytet të madh, lavdia e të cilit do prekë yjet! Shikoj një vend në mes të një pylli, ku një shkëmb i thepisur ngrihet mbi lumin Vltava. Është një burrë, i cili po gdhend pragun (çekisht: prah) e shtëpisë. Një kështjellë e quajtur Pragë (Praha) do të ndërtohet aty. Sapo princët dhe dukët të ndalojnë para pragut, ata do ti përulen kështjellës dhe qytetit përreth saj. Do të nderohet, do jetë i famshëm, dhe lavde do ti thurë e gjithë bota."

Panoramë e Pragës nga kodra Petřín

Që në fillimet e shek. XII, Praga ishte një qytet në zhvillim, mbi të cilin ngrihej kështjella madhështore. Tregtari Ibrahim Ibn Jacob e përshkruante Pragën në shek. X si një "qytet prej guri", që në atë periudhë ishte cilësi e qyteteve të pasur. Praga e atëhershme ndodhej në zonën e sotme të Qytetit të Vjetër (çekisht Staré Město). Emërtimin i Vjetër, respektivisht në gjuhën latine Maior, që do të thotë gjithashtu i Madh, qyteti e mori kur Přemysl II. Otakar i dha të drejta zonës nën kështjellës në vitin 1257, që ishte e banuar që prej shek. X. Kështu u themelua Qyteti i Vogël i Pragës, ose Lagjja e Vogël (çekisht Malá Strana). Fluksi dhe veprimtaria e artizanëve dhe tregtarve në të dy qytetet u rrit vrrullshëm sidomos gjatë sundimit të Karlit IV.

Panoramë e Pragës e fund shek. XV.

Praga u kthye në rezidencë perandorake dhe Karli IV synonte ta kthente në qendrën e Perandorisë së Shenjtë Romane. Sipërfaqja e përkufizuar nga muret e lagjeve të Pragës shumë shpejt u mbipopullua, deri sa perandori mori vendimin dhe në vitin 1348 themeloi Qytetin e Ri të Pragës (Lagjen e Re), që shtrihej në zonën midis Vyšehrad dhe Qytetit të Vjetër. Ky u mbush dhe u popullua gradualisht me rezidenca, kisha, manastire e tregje. "Madhësia dhe shkëlqimi i Pragës së asaj periudhe krahasohej me atë të Romës, Firences, Parisit, Këlnit" shkruan František Palacký për kryeqytetin e Karlit IV.

Bashkimi i Qyteteve të Pragës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kisha Tyn në Sheshin e Qytetit të Vjetër

Përpjekja e parë për të bashkuar qytetin e vjetër dhe të ri u zhvillua në 1518 me nxitjen e qytetarëve të Qytetit të Vjetër të drejtuar nga Jan Paška. Në vitin 1523, mbreti Ludvík Jagellonský konfirmoi njësimin e Këshillit të qytetit dhe legalizoi bashkimin e lagjeve. Praga e bashkuar u nda përsëri në vitin 1528. Bashkimi i qyteteve të Pragës në një njësi administrative u arrit vetëm në vitin 1784, gjatë sundimit të perandorit Joseph II. Qyteti mbretëtor i Pragës përbëhej nga Qyteti i Vjetër, Qyteti i Ri, Lagjja e Vogël dhe Kështjella e Pragës, së cilëve iu bashkngjitën gradualisht edhe Josefov, Vyšehrad e Holešovice.

Në fund të shekullit XIX, niveli i indstustrializimit së Pragës, zhvillimi me shpejtësi i sistemit hekurudhor e ndërtimi i fabrikave ishin disa herë më lart dhe të pakrahasueshëm në të gjithë territorin çek.[12] Në vitin 1893 filloi rinovimi urban i Pragës, i cili preku lagjen çifute Josefov dhe Podskalí; filloi të zhvillohen linjat hekurudhore elektrike, e në vitin 1901 qytetit ju bashkua lagjja Libeň.

Pavarësia e shtetit çek u shpall në fund të Luftës së parë botërore, të cilit ju bashkua edhe Sllovakia. Kjo periudhë u shoqërua me shkatërrimin ose heqjen e disa simboleve të monarkisë austro-hungareze, si psh Kolonës Marian në Sheshin e Qytetit të Vjetër, e më vonë një monument i Marshallit Vaclav Radecky në Sheshin e Qytetit të Vogël dhe një statujë e perandorit dhe mbretit Franc I. në bregun Smetana, ku u rikthye në vitin 2003.

Praga vazhdoi të modernizohej e zhvillohej si kryeqytet i shtetit të sapoformuar Çekosllovak. Në 1922 u themelua Praga e Madhe (çekisht Velká Praha), e cila përfshinte të gjithë lagjet e rrethinat deri në atë kohë të pavarura si Vinohrady, Nusle apo Košíře. Qyteti, ku jetonin popullsi çeke, gjermane e çifute, u shndërrua në qendër të rëndësishme kulturore.

Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ a b Václav Vojtíšek, Znak Hlavního Města Prahy / Les Armoires de la Ville de Prague (1928), cited after nakedtourguideprague.com (2015).
  2. ^ Milan Ducháček, Václav Chaloupecký: Hledání československých dějin (2014), cited after abicko.avcr.cz.
  3. ^ "Demographia World Urban Areas" (PDF) (në anglisht). Demographia.com. Marrë më 18 nëntor 2013.
  4. ^ "OECD - Metropolitan areas - Population, all ages" (në anglisht). OECD. Arkivuar nga origjinali më 12 prill 2019. Marrë më 15 janar 2022.
  5. ^ "Preliminary data – population and population change" (në anglisht). Czech Statistical Office. 23 mars 2024. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2024. Marrë më 23 mars 2024.
  6. ^ "GDP Report". ec.europa.eu (në anglisht). 28 shkurt 2018.
  7. ^ "Sub-national HDI - Subnational HDI - Global Data Lab" (në anglisht).
  8. ^ "Population on 1 January by five-year age group, sex and metropolitan regions" (në anglisht). Eurostat. Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2020. Marrë më 21 shkurt 2020.
  9. ^ "Urban Audit - Data that can be accessed" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2009. Marrë më 8 gusht 2011.
  10. ^ Vlerësimi për renditjen e Pragës në listën e trashëgimisë kulturore botërore UNESCO
  11. ^ Libri i Rekordeve Guiness, 1996
  12. ^ Sipas Enciklopedisë Otto, në vitin 1890 Praga kishte 182.530 banorë, mes qyteteve të tjerë të mëdhenj çekë radhitej vetëm Brno (92.327 banorë) dhe Plzeň (50.221 banorë). Në këtë krahasim përfshiheshin edhe rrethinat e qytetit asokohe të pavarura si Žižkov (41.236 banorë), Vinohrady Mbretëror (34.531 banorë), Smíchov (32.646 banorë) dhe Karlín (19.540 banorë).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Praga – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale