Cetacetë
Cetacetë | |
---|---|
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Infraklasa: | |
Mbirendi: | |
Rendi: | Cetacea
|
Ndarja | |
Shumëllojshmëria | |
Rreth 88 lloje |
Cetacetë (Cetacea, nga latinishtja cetur "balenë" dhe greqishtja ketos "peshk i madh"[1]) janë një degë gjërësisht e përhapur e e gjitarëve të detit, mishngrënës dhe me pendë. Pjesë e rendit të cetaceve, Cetacea, janë nënrendet: Odontoceti (balenat me dhëmbë, ku përfshihen edhe delfinët dhe marsuinët), Mysticeti (balenat me mustaqe) dhe Archaeoceti (paraardhësit e balenave të sotme, sot të zhdukur). Ka rreth 89 lloje të cetaceve, ku 70 i takojnë nënrendit Odontoceti. Edhe pse hisorikisht është menduar se cetacetë kanë prejardhje nga Mesonychid-ët, provat molekulare tregojnë se janë kushërinjë të dythundrakëve (Artiodactyla). Kohët e fundit, cetacetë grupohen në rendin Cetartiodactyla (kombinim i Cetacea Artiodactyla), dhe më të afërmit e tyre të gjallë janë kuajt e Nilit dhe thundrakët e tjerë (devetë, derrat dhe dhentë), me të cilët u ndanë rreth 50 milionë vjet më parë.
Taksonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për më shumë informacione shikoni artikullin Lista e llojeve të cetaceve |
Balenat me mustaqe (Mysticeti) e kanë marrë emrin nga disa pllaka të gjata me fletëza të brirta, që quhen mustaqe balene, që kanë fomë theku dhe përdoren për të dëbuar ujin gjatë ushqyerjes me planktone dhe krille. Balenat me dhëmbë (Odontoceti), ku përfshihen edhe delfinët dhe marsuinët, kanë dhëmbë në formë koni e lopate dhe mund ta perceptojnë mjedisin me anë të bisonarit.
Infrarendi përbëhet nga familjet: Balaenidae (balenat e duhura), Balaenoptera (balenat me hulli), Eschrichtiidae (balenat e hirta), Delphinidae (delfinët oqeanikë), Monodontidae (balenat e bardha), Phocoenidae (marsuinët), Physeteridae (kashalotët), Kogiidae (kashalotët e vegjël), Platanistidae (delfinët e lumit e Botës së Vjetër), Iniidae (delfinët e lumit e Botës së Re), Pontoporiidae (delfinët e La Platës) and Ziphidae (balenat me sqep).
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Shiko dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ M. Ranneft, D.; Eaker, H.; W. Davis, R. (2001). "A guide to the pronunciation and meaning of cetacean taxonomic names" (PDF). Aquatic Mammals. 27 (2): 185. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 mars 2016. Marrë më 11 korrik 2016.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)