Liria
Appearance
Ky artikull nuk përmban asnjë referim. Për pasojë, besueshmëria në të lë për të dëshiruar. Ndihmoni të shtojmë burime sipas udhëzimeve të përshkruara te Ndihmë:Referimi. |
Liria është të vepruarit pa shtrëngime sipas dëshirave, interesave, qëllimeve, si edhe aftësia e vetëvendosjes në zgjedhjet për të vepruar pa lënduar të tjerët.
Thënie
[Redakto]Proverba
[Redakto]- Çdo njeri është mbret në shtëpinë e tij.
- Kur s'ka trimni, s'ka liri.
- Liria fitohet e nuk dhurohet.
- Liria fitohet vetëm me gjak.
- Liria i ka rrënjët në gjak.
- Liria nuk blehet me para e me tokë, po fitohet me gjak e me kokë.
- Liria vjen kur s'i duhesh vdekjes.
- Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robëri.
- Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë.
- Më mirë një ditë gjel, sesa tre ditë pulë.
- Më mirë nën dhè i mbuluar, se mbi dhè i gjynjëzuar.
- Më mirë të vdesësh duke luftuar, sesa të rrosh i gjynjëzuar.
- Më mirë të vdesësh në këmbë, sesa të jetosh në gjunjë.
- Më mirë zog e në liri, sesa bilbil e në kulvi.
- Kush s'lufton për liri, robërinë e ka në shpi.
- Trimëria dhe liria janë si nanë e bijë.