Kuranizmi
Kuranizmi (arabisht: قرآنيون Kuranijun) është një lëvizje përbrenda Islamit, të cilët besojnë se Kur'ani është i vetmi tekst i vërtetë dhe i autorizuar në Islam prej ku mund të përftohet udhëzime e drejtim ligjor. Kuranistët refuzojë autencitetin e hadithit, dhe mendojnë se Zoti e ka përshfaqur Kuranin të qartë dhe të plotë i tillë si ç'është dhe kësodore mund të kuptohet plotësisht pa iu referuar jashtë vetë atij. Ky sekt është një kontrast nga Myslimanët Synitë të cilët e konsiderojnë Hadithin si esencial në besimin Islam. Lëvizja e Kuranizmit është i ngjashme me lëvizjet nga fe të ndryshme siç është Karaizmi në Hebraizëm dhe Sola scriptura në Krishtërimin Protestant.
Vështrim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kuranistët quhen në emra të ndryshëm : Kuranijun - قرآنيون ; Ehli-Kur'an -أهل القرآن; apo edhe me termin e tyre në anglisht Submitters (të nënshtruarit) ndërsa kundërshtarët e tyre ata i emertojnë Munkiru-al-Hadith - منكروا الحديث (Refuzuesit e Hadithit). Ndërsa Kuranistët i përqeshin Synitët dhe Shi'itët duke i emërtuar ata si : Hadithistët , apo, Ndjekësit e Hadithit. Kuranistët në përgjithesi e konsiderojnë vetën që janë thjeshtë Myslimanë , që është një term direkt nga Kur'ani. Ata nuk besojnë të jenë pjese e ndonjë ndarje apo sekti , sikurse Sunitë apo Shi'itë, pasiqë ata nuk besojnë asnjë transmetim tjetër përpos Kur'anit , në këtë mënyrë kategorikisht duke refuzuar hadithin që nga myslimanët e tjerë është i përmbledhur në të ashtuquajturin SUNNET i Sunitëve apo i Shi'itëve apo edhe ndonjë përmbledhje tjetër hadithësh nga sekte tjera të Islamit. Nga një sondazh i bërë nga qendra hulumtuese amerikane PEW është thënë se shumë myslimanë nga e gjithë bota zgjedhin të mos e sektarizojnë veten në një sekt të caktuar të Islamit duke thënë : "Unë thjeshtë jam një Mysliman."
Ndër tjerash nga ky sondazh thuhet:
(*shënim: përqindjet në kllapa tregojnë përqindjen e popullsisë së përgjithshme Myslimane të atij shteti,e jo të Kuranistëve.) Ky sekt është më shumë i gjendur në Azinë Qendrore, nëpër Europen Jugore dhe Lindore, në të dyja regjionet, përqindjet mesatare të atyre që thonë "Unë thjeshtë jam një Mysliman." është sa gjysma e përqindjes apo edhe më shumë. Në Kazakistan gati tre çerek nga (74% të popullsisë myslimane) kanë deklaruar këtë përgjigje, kështu edhe gjashtë në dhjetë të mysliamëve në Shqipëri (ku 64% e popullsisë janë myslimanë) njejtë dhe në Kirgistan (nga 64% e popullsisë myslimane). Në Afriken Sahariane, dhe në Azinë Juglindore pakica substacionale gjithashtu e konsiderojnë vetën "Thjeshtë Mysliman". Dhe në shtetet si Indonezi (56%) , Mali (55%) dhe Kamerun (40%) përgjigja "Thjeshtë një Mysliman" është më e shpeshta përgjigje kur njerezit pyetet në drejtimin e tyre (sektin) e Islamit. Identifikimi "thjeshtë një mysliman" është më pak i përhapur në Lindjen e Mesme dhe Afriken Veriore, mesatarisht 12% dhe ne Azinë Jugore mesatarisht 4%. *Por kjo eshte thjeshte një studim i pergjigjes e jo nje përqindje e Kuranistëve.
Në fakt nuk është e ditur përqindja e Myslimanëve të cilët nuk e identifikojnë vetën në një sekt , përkitazi edhe me Kuranizmin. Pasiqë Kuranistët kanë interpretim individualist të Kur'anit , duke refuzuar sektarizmin dhe religjionin e organizuar si një ligj të përgjithshëm. Është vështirë të mblidhet një numërim i saktë i Kuranistëve sot duke bërë një numërim të organizatave të ndryshme të Kuranizmit që sot egzistojnë. Gjithashtu edhe nga dyshimi i rrezikut së përsekutimit të tyre (kuranistëve) nga Myslimanët e tjerë duke i shpallur ata si heretikë. Organizatat liberale brenda Islamit e përkufizojnë Kuranizmin si " një besim i bindur në vlerat liberale të një bote demokratike". Kuranistë të tjerë mbesin tradicionalë në qasjen e tyre ndaj të drejtave të njeriut dhe në zbatimin e rregullave dhe denimeve , duke mbeshtetur denimet si shembull prerjen e dorës atij që vjedhë, varje, si dhe amputim dhe ekzekutim të armiqëve.
Doktrina
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kuranistët refuzojnë totalisht hadithin në bazat e fesë së tyre, duke treguar se në vargjet e Kur'anit mund të gjinden të gjitha udhëzimet e nevojshme , pa u bazuar tek Hadithi :- ' Në këtë Kur’an Ne shtruam çdo lloji shembulli për hirë të njerëzve, po njeriu (jobesimtar), më shumë se çdo tjetër është kundërshtar. ' (Kur'an 18:54)
- ' (Thuaj) A pos All-llahut të kërkoj unë gjykatës (mes meje dhe juve)? kur Ai është që zbriti librin në mënyrë të shkoqitur? Atyre që u dhamë librin e dinë se ai (Kur’ani) është i zbritur prej Zotit tënd saktësisht, pra mos u bë prej atyre që dyshojnë.Fjalët e Zotit tënd janë plot të vërteta (çka lajmërojnë) dhe plot të drejta (çka gjykojnë). S’ka kush që të ndryshoj fjalët (vendimet) e Tij. Ai është që dëgjon e di.' (Kur'an 6:115-116)
Brenda Kur'anit , një numër i madh i ajetëve të cilat permendin hadithin janë të përkrahura nga Kuranistët ku nga to ata mbrojnë besimin e tyre:
- ' Zbritja e librit është prej All-llahut, të gjithëfuqishmit, të urtit.... Këto janë fakte të All-llahut që po t’i lexojmë ty në mënyrë të saktë; cilës fjallë pra, pos fjalës së All-llahut dhe argumenteve të Tij, ata i besojnë? ' (Kur'an 46:2-6)
- ' Se me të vërtetë ai është Kur’an i famshëm ...Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit... A, ndaj këtij ligjërimi (Kur’ani) ju jeni që e gënjeni?' (Kur'an 56:77-81)- ' Pra, cilës fjale (libër) pas këtij (Kur’anit) i besojnë? ' (Kur'an 77:50)
Grupimet Kuraniste janë duke e përkthyer sipas tyre në masë të madhe Kur'anin nga Arabishtja në gjuhë të ndryshme , pasiqë shumica e përkthimeve nga përkthyes Sunitë përmbajnë inovacione dhe përkthime te gabuara për ti'u përshtatur kështu teologjisë Sunite. Disa përkthime sunite janë të mbushura me komente në kllapa — të bazuara në hadithe, të gjitha këto janë vargje që e shpjejnë lexuesin për ta interpretuar Kuranin në menyrë tradicionale,edhe pse komentet në kllapa i mungojnë Kur'anit Arabisht. Komente të tilla në kllapa shfaqen më pak në përkthimet Kuraniste.
Shkalla në të cilën Kuranistët refuzojnë vërtetësinë e Synnetit ndryshon, por grupet më të mëdha Kuraniste e kanë kritikuar terësisht vërtetësinë e Hadithit dhe e kanë refuzuar atë për shumë arsye, më e madhja arsye nga Kuranistët është se hadithi nuk është përmendur në Kuran si një burim i besimit dhe praktikës Islame, arsyeja tjetër eshte se suneti nuk eshte regjistruar në formë të shkruar deri në më shumë se dy shekuj pas vdekjes se Profetit Muhamed a.s dhe është e përceptuar me gabime dhe kontradikta. Në mungesë të klerit autoritativ në Kuranizëm Ixhtihadi me tepër sesa Taklidi është metoda më e përdorur nga Kuranistët. Disa Kuranistë kanë konstatuar se ndalesa dhe kritika e vërtetë kundër Hadithit është që nga Epoka e Artë e Islamit, pasiqë Kur'ani në atë kohë ishte në gjendje për tu kritikuar dhe për ty pyetur shumë rreth tij; dhe se Myslimanët ishin ashtu të shkolluar në atë mënyre që shtronin shumë pyetje dhe kërkonin përgjigje për çdo mëdyshje. Ata potencojnë se mbeshtetja kaq e madhe në Hadith, e cila ishte gjoja e palogjikshme dhe e kërkuar për të justifikuar të pavertetën, çoi në rrëzimin(rënien) përfundimtare të ndjekjes së mësimeve në fe.
Disa shembuj nga besimi i Kuranistëve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]▬ SHAHADETI
Kurani e përmend vetëm: "La Ilahe ilAllah" kështu në përgjithësi Kuranistët por edhe jo të gjithë e recitojnë shahadetin vetëm : "La Ilahe ilAllah" - Nuk ka zot tjetër pos Allahut përdallim nga Shahadeti i Synnitëve dhe i Shi'itëve.
▬ NAMAZI
Në lidhje me namazin Kuranistët ndahen në disa kategori. Janë disa grupe që i kombinojnë 5 vaktet në 3 vakte siq bëjnë edhe Shi'itët, poashtu ka edhe prej të tyre që falen 5 herë në ditë sikurse Synitët. Ka prej tyre që falin namaz 2 herë në ditë (në agim dhe në muzg) pasiqë Kur'ani i përmend në emër vetëm dy kohë të namazit. Janë gjithashtu edhe disa grupe te vogla Kuranistësh që e ridefinojne termin namaz në arabisht - Salat - si diçka krejt tjetër nga namazi. Kuranistët që mbeshtesin format Synite e citojnë ajetin (3:96). Namazi i natës shpeshherë i quajtur edhe si "tahaxhxhud" është i inkurajuar në Kur'an por jo në një formulë specifike, sikurse edhe Namazi Synit në përgjithësi . *Shiko ajetet e Kuranit qe mbeshtesin Kuranistët: 17:79, 32:16-17, 51:16-17, 52:49, 73:6, 76:26. Gratë në menstuacione mund të falin namaz bazuar tek Kuranistët pasiqe sureja 4:43 nuk e përmend ndonjë kriter për menstuacionin.
▬ ZEKATI
Kuranistët e japin zekatin duke u bazuar në atë që Kur'ani e mëson.
▬ HAXHI
Shumë Kuranistë e kundërshtojnë prekjen e Gurit të Zi gjatë haxhit apo umrës. Megjithatë të gjithë Kuranisët bien në dakord që nuk është për të mbeshtetur çdo lloj i adhurimit të veçantë apo ndonjë lloj respekti të tillë përpos Qabesë. Haxhi ,bazuar nga disa Kuranistë është nje sezonë e gjatë katër muaj. Kjo ide është e më shumë e mbeshtetur nga grupi Kuranist "submitters". Gjatë kohës Para-Islamike, thonë Kuranistët , haxhi zgjaste 3 muaj, duke filluar nga fundi i Ramazanit. Këto tre muaj janë "Muajt e ditur" që Kurani e sanksionon për sipërmarrjen e pelegrinazhit. Ata janë të njohur në arabisht si "Shevali" "Dhul-Kidah" dhe i tërë muaji i "Dhul-Hixhxhes" që rrjedh edhe nga ana e Hadithit duke e bërë këtë praktikë si praktika e preferuar e Profetit Muhamed a.s
▬ DITA E XHUMA
Jo të gjithë Kuranistët besojnë qe Namazi i Ditës së Xhuma është prej farzeve.Madje ata edhe mund ta kundershtojnë edhe praktikën. Termi në Arabisht i ditës së Xhuma nga Kuranistët është i kuptuar si DITA E TAKIMEVE dhe jo E Premta/E Xhuma.
▬ XHIHADI
Disa dijetarë Kuranistë besojnë që Xhihadi është vetëm luftë mbrojtjeje.
▬ TË BËRIT SYNET
Të bërit synet (Synetllëku) tek Kuranistët qoftë meshkuj apo femra nuk luan ndonjë rol në besimin e tyre. Ajetet 95:4 dhe 4:119.
▬ VESHJA
Të veshurit nuk luajnë ndonjë rol kyç ne besimin Kuranist. , vetëm se personat duhet veshur modest bazuar ne suren (24:30-31). Kështu përshembull Shamitë (Hixhabet) apo mjekrat nuk janë të nëvojshme.
▬ SHFAQJA E ANTI-KRISHTI/DEXHALLI DHE MEHDIUT
Kuranistët nuk besojne në Imam Mehdiun ose edhe në Dexhallin, pasiqë ata nuk janë të përmendura në Kur'an/
▬ USHQIMI
Kuranistët mund të hanë ushqim të bërë edhe nga Krishterët dhe Jahuditë siq eshte e thënë në ajetin (5:5) . Disa besojnë që kafshet e rritura nga ta prap se prap duhet të priten me ndonje bekim, lutje apo lavdërim për Zotin ashtu siq edhe ajeti e thotë: 6:138. Kurani e ndalon që kafshet të theren për ushqim duke i goditur, me ndonje plumb p.sh. Kështuqë teknikat e therjes së kafsheve ne Perëndim bazuar nga Kuranistët janë jolegjitime. Duhet cekur se Kuranistet mund te hane nga te dy duart , pra edhe me te majten pasiqë ne Kuran nuk ka ndonje ndalesë për këtë.
Disa nga grupacionet e Kuranistëve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- EHLI KUR'ANI Organizatë e themeluar nga Abdullah Chakralawi e cila mbështetët terësisht në vargjet e Kur'anit . Mendimi i Chakralawit ishte se Kurani eshte i vetmi burim i tradites i cili duhet ekstermisht te ndiqet . Bazuar ne Chakralawin Muhamedi a.s mund te pranonte vetem nje forme të zbritjes se Kuranit atë të WAHJIT . Ai argumenton se Kur'ani eshte i vetmi i burim i urtësisë hyjnore, i vetmi burim i mesimeve te Muhamedit a.s dhe se dhe se ajo zëvendësohet me tërë korpusin e hadithit. Dijetaret e Grupacionit te Ehli Kuranit shpeshherë e perdorin edhe Tefsirin kur ata ndjekin interpretimet e Kuranit.
- TOLU-E-ISLAM Është një grupacion i vendosur e themeluar në Pakistan, me ndjekës nga e gjithë bota. Kjo levizje u themelua nga Ghulam Ahmed Pervez një dijetar i Kuranit. Ne shkrimet dhe te thenurat e tija ai i ri-interpeton ajetet e Kuranit me pak ose aspak hadithe. Ndjekësit e grupacionit TOLU-E-ISLAM nuk i refuzojnë të gjitha hadithet, megjithatë ata i ndjekin vetëm ato hadithe qe përshtaten me Kuranin dhe i refuzojne ato te cilat jane ne kunder me karaktetin e Profetit a.s dhe sahabeve. Grupacioni eshte tejet aktiv, ne postimin e veprave, pamfletave, dhe video ligjeratave nga Pervezi themeluesi i tyre.
- United Submitters International Ndonëse me nje dallim shume te madh nga te gjitha grupacionet tjera te Kuranizmit, sikurse te besuarit se Rashad Khalifa (themelues i ketij Grupacioni) i cili besonte te jete vetë Profet i Marrveshjes i permendur ne ajetet (3:81) , (33:7) termi Kuranist kohet e fundit u lidh me Rashid Khalifan themelues te grupacionit United Submitters International. Grupacioni e beri zyrtare frazen e tyre : "Kurani, i gjithë Kurani, dhe asgje tjeter pos Kuranit" . Pasi që Khalifa e shpalli veten profet, ai u refuzua nga shume dijetare Synitë si një femohues i Islamit. U vra në vitin 1990. Pasuesit e tij besojnë se në Kuran eshte nje strukture matematikore e bazuar ne numrin 19.
Kuranistë të njohur në botë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kassim Ahmad
- Shabbir Ahmed
- Mustafa Akyol
- Chiragh Ali
- Gamal al-Banna
- Maurice Bucaille
- Abdullah Chakralawi
- Tawfik Hamid
- Aslam Jairajpuri
- Rashad Khalifa
- Sam Khalifa (Pittsburgh Pirates)
- Syed Ahmed Khan
- Cesar Adib Majul
- Irshad Manji
- Ahmed Subhy Mansour
- Aisha Y. Musa
- Martha Schulte-Nafeh
- Ibrahim an-Nazzam
- Yasar Nuri Ozturk
- Ghulam Ahmed Pervez
- Ahmad Rashad
- Mohammed Shahrour
- Muhammad Tawfiq Sidqi
- Caner Taslaman
- Edip Yuksel
Kritikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Myftiu i lartë i Pakistanit - Muhamed Rufi Osmani ka kritikuar Kuranistët në vepren e tij : Munkareen Hadith (Refuzuesit e Hadithit) duke thënë :" Kur'ani të cilin ata e pohojnë se e ndjekin e mohon besimin e atij që refuzon ti bindet të Derguarit te Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) dhe nuk e pranon ligjin e tij : "Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty O Muhamed! e as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht." (Kur'an 4:67)
Burim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit][Hadith Sahih dhe I raportuar prej el Hakimi (1/116), dhe El Dhehebiu eshte dakort me të.]