Jump to content

jehonë

Nga Wiktionary

Dukuria qe lidhet me pasqyrimin e vales zanore kur ajo ndeshet me nje pengese quhet jehone .

Emër

[redaktoni]

jehonë f.

  1. Ajo që dëgjohet kur zëri a zhurma është përplasur diku (në mur, në faqe mali etj.) dhe është kthyer prapa; zë ose zhurmë që vjen nga larg; kumbim, ushtimë. Jehona e zërit (e thirrjeve, e këngës, e krismës). Vjen një jehonë nga mali (nga lugina).
  2. Përshtypja që bën diçka a ndikimi që ushtron kur përhapet, përkrahja që gjen dhe mbresa që lë; mënyra si e pret dikush një gjë dhe si i përgjigjet asaj. Jehona ndërkombëtare. Jehona e revolucionit (e kongresit, e fjalimit, e lëvizjes). Pati (bëri) jehonë (të gjerë, të madhe). Gjeti jehonë. I bëj jehonë diçkaje flas për diçka, duke shprehur edhe një qëndrim pohues ndaj saj; e përkrah diçka.
  3. Në përpunimin e sinjalit të audios dhe akustikës, jehona është një reflektim i zërit që arrin tek dëgjuesi me një vonesë pas zërit të drejtpërdrejtë. Vonesa është drejtpërsëdrejti proporcionale me distancën e sipërfaqes reflektuese nga burimi dhe dëgjuesi. Shembuj tipikë janë jehonia e prodhuar nga fundi i një pusi, nga një ndërtesë, ose nga muret e një dhomë të mbyllur dhe një dhomë të zbrazët. Një jehonë e vërtetë është një reflektim i vetëm i burimit të zërit