Jump to content

Apostazia në fenë islame

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Apostazia në fenë islame, e quajtur edhe ridde ose irtidad-i (arabisht: ردة = ridda, ارتداد = irtidād), cilëson „braktisjen e fesë islame“. Në bazë të hadith-eve dhe ixhmāʿ-s apostazia është nga ana ligjore islame e ndëshkueshme me dënim me vdekje, ndërsa Kurani vetë nuk parashikon për apostatët ndëshkim në botën e këtejme.[1]

Në vendet, sistemi ligjor i të cilave orientohet nga shari’a por që nuk kanë më gjykata islame, shpallja e „braktisjes së fesë islame“ mund të ketë pasoja ligjore civile (e drejta e trashëgimisë, e drejta martesore) dhe penale (ndëshkuese).

Ridde në histori

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

historinë e hershme islame ridda cilësonte braktisjen e fesë nga fiset arabe të Arabisë qëndrore, gjë e cila ishte e lidhur direkt me kundërshtimin e pagimit të zakat-it Abu Bakr-it, kalifit të parë pas vdekjes së profetit Muhamedi. Fiset e larguara u detyruan si pasojë, pas të ashtuquajturave luftërave të ridda-s, që të pranojnë fenë islame. Në atë kohë, në Arabinë qëndrore kanë qenë aktivë edhe „profetë të rremë“ sipas trashëgimisë islame. Për vendin e ridda-s në histori flet fakti se historiografët islamë të shekullit të 8-të i kanë trajtuar këto ngjarje në të ashtuquajturit librat e ridda-s (kutub al-ridda) duke përdorur për këtë trashëgiminë më të vjetër kryesisht gojore. Siç shkruan orientalisti britanik Bernard Lewis, shumica e shkrimeve të mëvonshme mbi trajtimin ligjor të apostatëve është orientuar tek këto luftëra si dhe „tek masat dhe vendimet që janë marrë në lidhje me këtë nga ana e autoriteteve myslimane (...) Përveç kësaj ato kanë shërbyer si model ose paradigmë (shembull) për formën e trajtimit të sundimtarëve dhe grupeve, të cilët konsideroheshin si rebelë.[2]

Apostazia në kuran dhe në ekzegjezën e kuranit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Apostazia përmendet disa herë në kuran. Sipas trashëgimisë së ekzegjezës së kuranit mbi „arsyet e zbulesës“ (asbab an-nuzul) këto vargje u referohen si personave të veçantë ashtu edhe grupeve që kanë braktisur islamin gjatë kohës së Muhamedit. Këto vargje theksojnë për këtë gjithmonë ndëshkimin e zotit në rastin e braktisjes së besimit që apostatin e pret në botën e përtejme. Ndoshta që në periudhën e vonë mekkanase të profetisë,[3] ose në Medinë [4] është formuar ky varg:

„Ata që nuk besojnë tek zoti duke qenë më parë besimtarë...jo, ata që (vetë) i japin vend mosbesimit në vetvete, për ta do të vijë ndëshkimi i zotit dhe do t'i presë (dikur) një dënim i madh.“ Sure 16, vargu 106.

Kundra renegatëve, të cilët vënë në diskutim si besimin e vërtetë ashtu edhe profetinë e Muhamedit, drejtohet ky pasazh i kuranit:

„Si do t'i drejtonte zoti ata njerëz që nuk besojnë më, pasi më parë kanë qenë besimtarë dhe (pasi) kanë dëshmuar se i dërguari (i zotit dhe mesazhi i tij) është i vërtetë dhe (pasi) i kanë parë provat e qarta!…Shpërblimi i tyrë është që mallkimi i zotit dhe i engjëjve dhe i gjithë njerëzve qëndron mbi ta…“ Sure 3, vargu 86–91.

Ekzegjeti i famshëm At-Tabari i interpreton fjalët e fundit me „zgjatjen e përjetshme të ndëshkimit në botën e përtejme“[5]. Më poshtë në kuran thuhet:

„(Ata do të përfundojnë në zjarrin e ferrit) për të qëndruar (përgjithmonë) aty, pa marrë lehtësim ose shtyrje dënimi, me përjashtim të atyre që ndërrojnë mendje dhe përmirësohen. Zoti është i mëshirshëm dhe i gatshëm të falë. (Por) ata që janë bërë mosbesues, pasi kanë qenë besimtarë dhe i jepen gjithmonë e më tepër mosbesimit, pendimi i tyre (i vonë) nuk do të pranohet. Këta janë ata që përfundojnë (përfundimisht) keq“.

Ekzegjeza e kuranit i interpreton (shpjegon) vargjet e mësipërme nga njëra anë me atë që ato fillimisht u janë drejtuar hebrenjve (çifutëve), për të cilët është fjala në vargjet para këtyre[6] ose sipas al-Hasan al-Basri-t, thjesht kundra të gjithë besimtarëve të feve të librave, siç thotë edhe ekzegjeti ibadit Hud ibn Muhakkam-i[7]. Nga ana tjetër këto vargje i shpjegojnë edhe për të përshkruar ata që në kohën medinase të profetisë e kanë braktisur fenë islame [8]. Paralajmërimi që bëhet këtu si edhe në vende të tjera në kuran (psh. në suren 9, vargu 74) për kthim me pendim[9] (tekstualisht: „ata që tregojnë pendesë“ ose „në rast se kthehen (ndërrojnë mendje)“) merr për jurisprudencën (drejtësinë) islame sot kuptim për ligjin (shih më poshtë). Ky interpretim i vargut: „Si do t'i drejtonte zoti ata njerëz që nuk besojnë më, pasi më parë kanë qenë besimtarë“ literatura tradicionale e lidh edhe me rastin e një anëtari të Al-Ansar-it, (që nuk përshkruhet më hollësisht), i cili pas largimit nga feja islame, donte të kthehej i penduar tek Muhamedi. Pyetja, nëse pendimi i tij pranohet, pretendohet se është përgjigjur nga profeti me zbulesën e vargut që përfundon me fjalët zoti është i mëshirshëm dhe i gatshëm të falë[10]. Ky episod aktualizohet shpesh nga tradicionarët në kapitujt e hadith-eve mbi temën „pendimi i apostatëve“ duke iu referuar vargut të mësipërm të kuranit.[11]

Por një thënie që i atribohet Muhamedit lë të kuptojë se pendesa dhe kthimi i sugjeruar në kuran nuk mund të ndalojë ndëshkimin në botën e përtejme: „zoti nuk pranon veprën e një politeisti, i cili pas pranimit të fesë islame i vendos atij përbri (një perëndi tjetër), përderisa ai nuk ndahet nga politeistët dhe të bashkohet me myslimanët.[12]

Kërcënimi me anë të ndëshkimit të përjetshëm në ferr me mundësinë për kthim në fenë islame përpara vdekjes është motivi qëndror i shumë pasazheve në kuran që përmendin apostatët, por kjo veç nuk lidhet me ndëshkim në botën e këtejme. Ata që largohen nga feja islame përkundrazi vdesin si të pafe:

„…veprat e tyre janë pa vlerë si në botën e këtejme ashtu edhe të përtejme. Ata do të jenë të burgosur në zjarrin e ferrit dhe do të qëndrojnë aty (përgjithmonë)“. Sure 2, vargu 217.

Veprimet dhe veprat e mosbesuesve janë në këtë mënyrë që në botën e këtejme boshe dhe të pavlefshme [13]. Të burgosurit e zjarrit të ferrit, at-Tabari i përshkruan si „ata që kanë braktisur fenë islame dhe kanë vdekur duke qenë të pafe.“ [14] As nga ky varg dhe as nga vargje të tjera të kuranit nuk rrjedh në ekzegjezë asnjë ndëshkim në botën e këtejme.[15]

Ky interpretim i këtij pasazhi gjendet edhe tek az-Zamahshari († 1144), në komentin e tij që vlerësohet nga ortodoksia islame: nëpërmjet braktisjes së fesë, veprat në botën e këtejme bëhen të pavlefshe vetëm pasi vdekja ndodh në gjendjen e apostazisë. Fahr ad-Din ar-Razi († 1209) është i të njëjtit mendim duke cituar në ekzegjezën e tij suren 2, 217 dhe suren 5, 5 si me kuptim paralel: „Ndërsa ai që mohon besimin (e drejtë) (tekstualisht: kush nuk beson tek besimi), veprat e tij janë pa vlerë. Dhe në botën e përtejme ai u takon atyre që do të kenë dëmin.“ Vargu në fjalë, sipas ekzegjetit andaluzian al-Kurtubi, duhet kuptuar si paralajmërim për myslimanët që ata të qëndrojnë në fenë islame.[16] Si pasojë, veprat e mëparshme të apostatit nuk janë vetëm atëherë të pavlefshme, në qoftë se ai përpara vdekjes kthehet në fenë islame: në këtë mënyrë pelegrinazhi (haxh-i) i kryer përpara apostazisë njihet, sipas ash-Shafii-t, si i vlefshëm nga e drejta rituale. Ndërsa sipas teorisë së Malik ibn Anas-it, apostati i dikurshëm ka për detyrë të përsërisë pelegrinazhin pasi veprat e tij (sipas vargut të kuranit) janë bërë të pavlefshme si pasojë e largimit të tij nga feja islame.[17]

Juristi hanafit as-Sarahsi († 1090)[18], në kompendiumin (përmbledhjen) e tij të ligjeve, përpiqet që suren 48, vargun 16, e cila është zbuluar në lidhje me ngjarjet në al-Hudaijbija, ta provojë juridikisht si dëshmi nga kurani për dënimin me vdekje të apostatëve. Por për vargun në fjalë „Ju duhet të luftoni kundër tyre, veç në ata mos u dorëzofshin (pa bërë që të bëhet luftë) (ose: veç në mos e pranofshin fenë islame)“ nuk bëhet fjalë fare për apostazi në interpretimet e ekzegjetëve të kuranit. Përkundrazi, kjo duhet cilësuar si përpjekje për të krijuar një përligje për jurisprudencën me rrënjët që në kuran për dënimin me vdekje në rast apostazie.[19]

Përfaqësuesi më i njohur i lëvizjes reformatore të shekullit të 20-të Rashid Rida († 1935), nxënës i Muhammad Abduh († 1905), vë në dukje në fatva-n e tij në revistën al-Manar[20], organ i lëvizjes reformatore në Egjipt, suren 4, vargu 90, për të provuar se kurani nuk parashikon dënimin me vdekje për apostazinë:

„Në qoftë se ata ju rrijnë larg dhe nuk luftojnë kundra jush dhe e tregojnë veten të gatshëm të jenë paqësorë (në të ardhmen) (dhe të mos bëjnë më qëndresë), zoti nuk ju jep mundësinë të veproni kundra tyre“.

Ai shkruan më pas:

„Si përgjigje për ata që janë të mendimit se ata (që përmend kurani) ose kanë qenë myslimanë, ose (vetëm) hiqeshin se i takonin fesë islame dhe e kanë braktisur atë, ky varg thotë si rregull ligjor se apostatët nuk vriten në rast se ata janë paqësorë dhe nuk luftojnë. Në kuran nuk ka asnjë provë për vrasjen e apostatëve e cila zhvleftëson fjalët ‚Në qoftë se ata ju rrijnë larg dhe nuk luftojnë kundra jush dhe e tregojnë veten të gatshëm të jenë paqësorë...‘.“

Megjithatë, në hadithin autentik (origjinal) ekziston urdhëri për vrasjen e atij që ndërron fenë. Ky mendim është shumë i përhapur. Ndërsa pyetja nëse kurani mund të zhvleftësohet me anë të sunna-s-s është siç dihet, e diskutueshme. Hadith-i vërteton praktikën e bashkëluftëtarëve të profetit; mund të thuhet se lufta e tyre kundra apostatëve është bërë në fillim të kalifatit të Abu Bakr-it, ixhtihad-it, pasi u luftuan ata që thjesht braktisën fenë, si psh. fiset Tajj dhe Asad. Ata luftuan edhe ata që kundërshtuan pagimin e zakat-it, si psh. fiset Tamīm dhe Havāzin pasi ata që u larguan nga feja islame (irtaddū) u kthyen tek ritet paraislame duke luftuar këdo, pa i përfunduar luftimet me anë të kontratës… Duhet konstatuar se kurani nuk abrogohet (zhvleftësohet) nga sunna, siç e vërtetojnë këtë ash-Shāfiʿī dhe ndjekësit e tij. Shumë të tjerë i kanë kundërshtuar atij duke vënë në dukje sunna-n që njihet në përgjithësi.“[21]

Në islamologji (shkenca islame) mbizotëron mendimi se nuk ka asnjë pasazh në tekstin e kuranit që përmban urdhërin për ndëshkimin me vdekje të apostatëve në botën e këtejme. „Kurani nuk kërkon për apostatët, dmth. ‚ata që nuk besojnë pasi kanë qenë (më parë) besimtarë‘, dënim me vdekje. Kur disa vargje interpretohen me kuptim të kundërt, kjo është përpjekje nga ana e apologjetëve për një unifikim (njësim) ndërmjet kuranit dhe zhvillimit të mëvonshëm në literaturën e trashëgimisë mbi profetin dhe në shkencat juridike (…).“[22]

Hadithi dhe jurisprudenca

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas konceptimit juridik islam në fuqi, braktisja e fesë islame dënohet me vdekje. Burimi më i vjetër që përligj dënimin me vdekje në rast apostazie nuk gjendet, siç u fol më lart, në kuran por, siç u përmend në fillim, në burimin e rangut të dytë për jurisprudencën, në hadith dhe në konsensin (ixhmāʿ) (pëlqimin) e lidhur me të të juristëve islamë. Fjalët e profetit: „atij që ndërron fenë, t'i prisni kokën“ dalin në literaturën juridike të kodifikuar për herë të parë në muvaṭṭaʾ-n e juristit medinas Malik ibn Anas-it me një isnad të papërfunduar si direktivë ligjore e Muhamedit.[23]

Kjo normë ligjore e trashëguar prej fillimit të shekullit të 8-të ka patur njëkohësisht edhe në shkollat juridike irakiane një përmbajtje paralele: vriteni atë që ndërron fenë.[24]

Këto fjalë të profetit kanë të bëjnë vetëm me braktisjen e fesë islame, ndërsa për ndërrimin e fesë nga besimtarët e feve të tjera monoteiste, shari'a-s natyrisht që nuk interesohet. Kjo gjë nuk del vetëm nga komenti i Malik-it në lidhje me traditën e mësipërme; kjo çështje gjendet e trajtuar në praktikën juridike dhe në udhëzimet juridike të kohës së hershme,[25], të cilës ndër të tjerë edhe nxënësi i Malik-it, egjiptiani Abd Allah ibn Vahb-i i referohet në Muvaṭṭaʾ-n e tij.[26] Pikëpamja që, kjo traditë ka të bëjë jo vetëm me largimin nga feja islame por thjesht edhe me apostatët e bashkësive të tjera fetare, gjendet rrallë në radhët e klerit islam.[27] Kjo sepse ndërrimi i fesë ndërmjet jo-myslimanëve u nënshtrohej rregullave juridike islame vetëm atëherë kur kjo sillte dëm për interesat ekonomike dhe sociale të bashkësisë myslimane.[28]

Thirrja për pendim (istitāba)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në zbatimin e dënimit me vdekje të parashikuar nga e drejta islame në rastin e ndërrimit të fesë nga një mysliman ka qenë me rëndësi edhe një aspekt tjetër, jo pak i dikutueshëm në sistemin ligjor: çështja e pendimit dhe e kthimit të apostatit, e cila theksohet që në kuran, siç u përmend më sipër, si shpëtim nga zoti për dënimin në botën e përtejme. Pas veprës së apostazisë ligji përcakton në fillim „thirrjen për pendim“ (istitāba), e cila është zbatuar në mënyrë të ndryshme në praktikën ligjore të trashëguar. Në zhvillimin e juridiksionit të brendshëm islam, thirrja ndaj apostatit për pendim[29], në të gjitha drejtimet juridike, ka gjetur vend ndërmjet kategorive ligjore „e detyrueshme“ dhe „e dëshirueshme“.[30] Megjithatë në fillimet e jurisprudencës islame janë bërë dallime ndërmjet një apostati të lindur si mysliman dhe një personi të konvertuar në mysliman. I pari (siç thotë teoria e mekkanasit ʿAṭāʾ ibn Abī Rabāḥ (vdekur më 732)[31]) duhet vrarë pa u përpjekur për ta kthyer, ndërsa konvertitit në fillim i duhej bërë thirrje për t'u penduar.[32]

Nga pasiguria para ligjit karakterizohet edhe përcaktimi i përkatësisë fetare të fëmijëve, prindërit e të cilëve kanë braktisur fenë islame përpara lindjes së tyre. Një drejtim i teorive juridike e sheh fëmijën gjithashtu si apostat, të cilit pas arritjes së pjekurisë i bëhet thirrje për t'u kthyer; sipas mendimeve të tjera ai trajtohet si i lindur i pafe (kafir asli) dhe detyrohet të paguajë xhizja-në. Sipas sistemit të malikitëve një person i tillë pas arritjes së pjekurisë detyrohet me zor të pranojë fenë islame.[33] Kryesor këtu është idea se të miturit nuk kanë fe dhe prandaj detyrohen që të pranojnë fenë islame „në mënyrë që të mos ndjekin një fe të gabuar“.[34]

Në fakt, në literaturën e hadith-it nuk është trashëguar asnjë urdhëresë e Muhamedit si fjalë profetike për thirrjen ndaj apostatit për të bërë pendim dhe për t'u kthyer në fenë islame[35], megjithatë ajo vlen për jurisprudencën si sunna e profetit. Ai thuhet t'i ketë bërë katër herë thirrje për pendim një apostati, i cili e kishte përsëritur këtë katër herë.[36] Ishte e detyrueshme që pendimi të vërtetohej duke thënë shahada-n,[37] dhe ku thuhej një shprehje që pretendohet të rridhte nga Muhamedi: „Më është dhënë urdhëri t'i luftoj njerëzit deri sa ata të thonë: nuk ka zot përveç zotit (të vetëm) dhe Muhamedi është i dërguari i zotit. Ata bëjnë faljen dhe paguajnë zakat-in. Në këtë rast se e bëjnë këtë nuk u preket as jeta dhe as pasuria…[38]

Praktika juridike e istitāba-s, dmth. thirrja për pendim nga ana e autoriteteve dhe thënia e shpalljes së besimit islam nga ana e apostatit, nuk përdoret në rastet e heretikëve myslimanë (zindik / zanadika)[39] dhe magjistarëve, yshtësve (sahir / suhhar) për shkak të pabesueshmërisë së pohimeve të tyre.[40]

Në historinë e të drejtës islame është veçanërisht i njohur procesi kundra Ibn Hatim at-Tulaytuli, i cili akuzohej për herezi dhe për shprehje të ndryshme blasfemike. Aktakuza e trashëguar përmbante ndër të tjera mohimin e atributeve (simboleve) hyjnore, përçmimi dhe fyerja e profetit Muhamed, të Aisha-s dhe të personave të tjerë. As këto pika të aktakuzës dhe as mohimi i predestinimit hyjnor (kadar) nuk kishin nevojë për istitaba-n. I dënuari u kryqëzua më 26 mars 1072 në kolonat e urës së Guadalquivir-itKordovë dhe u vra me heshta.[41]

Për çifutët dhe të krishterët që janë bërë myslimanë por pastaj e kanë braktisur fenë islame në rast pendimi vlenin rregulla të veçanta sipas sistemit juridik klasik e shumta prej kohës së ash-Shafiʿi-t. Atyre u duhet jo vetëm të thonë shpalljen e besimit islam por edhe të mohojnë (me be) besimin e tyre të mëparshëm.[42] Deklarata e tyre e besimit (iqrār bi-l-īmān) është e vlefshme kur ata vërtetojnë „se feja e Muhamedit është besimi i vërtetë dhe ata mohojnë gjithshka që bie në kundërshtim me doktrinën e tij.“ [43]

Në zhvillimin e jurisprudencës ka qenë në fillim e diskutueshme nëse një ndjekës i kadarija-s, i teorisë së liberum arbitrium (vullnetit të lirë) mund të vritej pa iu bërë thirrje për kthim. I përmenduri më lart ʿAbd Allāh ibn Vahb-i, e trajton këtë çështje në kitāb al-muḥāraba në një kapitull të kushtuar asaj veçan duke venë në dukje diskutime mbi këtë temë gjatë kohës së kalifit omajjad ʿUmar ibn ʿAbd al-ʿAzīz (në pushtet 717–720), i cili ka polemizuar (diskutuar) vetë kundra teorisë së vullnetit të lirë [44] kur këta iu kundërvunë hapur pushtetit qëndror [45]. Thirrja për pendim ka qenë atëherë, sipas dëshmive ekzistuese sot, një praktikë e zakonshme[46] edhe në rastin e kadaritëve. Megjithatë zbatimi i istitaba-s është shoqëruar nga një përdorim dhune i mënyrave të ndryshme, siç dëshmon juristi hanafit Abu Jusuf-i duke vënë në dukje kalifin Umar II.[47]

Mënyrat e apostazisë në të drejtën islame

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

E drejta islame numëron, edhe në konceptimin bashkëkohor, katër lloje të apostazisë (më poshtë e quajtur me termin islam „ridda“):[48]

1. ridde në çështje besimi;
2. ridde përmes të shprehurit;
  • mohimi i atributeve (simboleve) të zotit; lidhja e zotit me perëndi të tjera (psh. me birin e zotit);
  • mohimi i kuranit ose i pjesëve të tij;
  • akuzimi i Muhamedit për gënjeshtër (rrenë);
  • të shpallurit e të ndaluarave (haram: si psh. „imoralitet“, alkool etj.) si të lejuara (halal);
  • blasfemia (fyerja e zotit), si nga bindja, ashtu për shaka ose tallje; pasi në kuran thuhet:
„dhe kur i pyet (e u kërkon llogari për talljet e tyre), ata thonë: ‚ne kemi bërë vetëm biseda dhe lojëra.‘ (atëherë) thuaju: si mundeni të talleni me zotin, me shenjat (ose vargjet) e tij dhe me të dërguarin e tij? Nuk ka nevojë të thoni arsye (pretekse). Ju jeni bërë mosbesues pasi keni qenë besimtarë… “ Sure 9:65-66
  • tallja, përbuzja ose sharja e profetit (sabb). Nën klerikët e të gjitha drejtimeve juridike mbizotëron konsensi (përputhje mendimi) se përbuzja e Muhamedit, e prejardhjes së tij ose mohimi i dërgimit të tij si profet, është ridde pasi këto raste kanë të bëjnë me ndërrim feje dhe mund të dënohen si çdo apostat, në këtë mënyrë veprojnë hanafitët dhe hanbalitët. Sipas ideologjisë së shafiitëve, kjo shkelje është më tepër se vetëm ridde: ai që tall, shan ose shpif për profetin është nga njëra anë qafir (kafir), nga ana tjetër marrës nëpër gojë i profetit. Kjo është e krahasueshme me blasfeminë.
3. Ridde me vepra
  • përçmimi i kuranit duke e hedhur (flakur) atë ose pjesë të tij, vlerësohet si përçmim i fjalës së zotit; në këtë mënyrë akti i ridda-s vlen si kryer.
  • adhurimi i idhujve, i diellit ose i hënës është „i pafe“ (kufr-a) dhe në këtë mënyrë ridde për atë që e praktikon.
4. Ridde përmes refuzimit
  • refuzimi me bindje i faljes vlen si ridde pasi kjo konsoderohet si e pafe (kufr). Fjalët e profetit „më është ndaluar të vras dikë që është duke kryer faljen“, të cilat janë dokumentuar disa herë në përmbledhjet e kanonizuara të hadith-eve[49], kuptohen nga jurisprudenca në këtë mënyrë: „me këtë hadith kuptohet që ata që nuk kryejnë faljen mund të vriten pasi falja është një nga shtyllat krysore të fesë islame“.[50] Refuzimi i faljes nga përtimi konsiderohet gjithashtu si ridde sipas fjalëve të trashëguara të shumë bashkëluftëtarëve të profetit në doktrinat e malikitëve, hanbalitëve dhe shafiitëve. Sipas hanafitëve një person i tillë është shkelës, mëkatar; ai mbahet i mbyllur deri sa të kryejë pesë faljet e detyrueshme. Frikësimi, rrahja dhe kërcënimi me ekzekutim janë të lejueshme në këtë rast.[51]

Këto katër mënyra të apostazisë nuk vlejnë vetëm thjesht si prova për braktisjen e besimit dhe as vetëm si dyshime por përmbushin në jurisprudencën islame secila më vete aktin e kryer të apostasisë. „Sepse ajo tek e cila dikush beson, shprehet nëpërmjet fjalëve, veprimeve ose edhe moskryerjes.“[52]

Ndëshkimi i apostatit është detyra e sundimtarit ose mëkëmbësit të tij; në rast se ai vritet nga një mysliman tjetër, ky vetëm qortohet (ta'zir) për atë se ka injoruar të drejtën për të zbatuar dënimin me vdekje të rezervuar vetëm sundimtarit. Sipas ash-Shafii-t, autori as nuk i nënshtrohet gjakmarrjes, as nuk e ka për detyrë të paguajë gjobë për krimin[53]

Mosdënimi për apostazi në të drejtën islame

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Apostazia është sipas të drejtës së shari’as e padënueshme në rast:

  • miturie; apostazia ndëshkohet vetëm pas mbushjes së moshës madhore. Por pas arritjes së moshës madhore nuk jepet dënimi me vdekje por apostati që ka mbushur moshën madhore detyrohet me zor të pranojë fenë islame. Këtë çështje e ka trajtuar ash-Shafii në veprën e tij themelore të metodës së tij kitab al-umm duke vënë në dukje raste precedente (të veçanta): „Kur dikush braktis fenë para ose pas mbushjes së moshës madhore dhe nuk pendohet, nuk vritet pasi ai në kohën kur ka mbushur moshën nuk ka patur besim; ai duhet detyruar të pranojë besimin dhe nuk vritet.“[54]

Rregulla kufizuese:

Drejtimi juridik i hanbalitëve përpiqet të përcaktojë moshën e të riut me anë të fjalëve të profetit, në të cilat përcaktohen si përkatësia në fenë islame sipas të drejtës rituale (ushtrimi i metodës së detyrimeve fetare), ashtu dhe dënimi në rastin e braktisjes së fesë. Ibn Kudama († 1223)[55], problematikën e apostazisë së të rinjve (ṣabīy) ia nënshtron një analize të hollësishme në komentin e tij mbi përmbledhjen e ligjeve të hanbalitit al-Hiraki († 945)[56], i cili ka gjetur miratim edhe jashtë shkollës juridike hanbalite. Sipas tij, në moshën tetë dhe dhjetë vjeç duhen zbatuar ligjet islame pasi në një hadith të profetit thuhet: „mësoji të miturit faljen në moshën shtatë vjeç dhe detyroje me të rrahur që të falet kur të bëhet dhjetë vjeç!“ [57] Në këtë mënyrë një të mitur të moshës dhjetë vjeç e kap ligji; në rast apostazie atij i kërkohet të bëjë pendimin brenda tre ditësh. Në rast se ai vazhdon me qëndrimin e mosbesimit, vritet edhe sikur të pretendojë se nuk e ka kuptuar atë që ka thënë më parë si apostat.[58]

Për shkak të teorive kontroverse nuk është arritur as siguria ndaj ligjit për çështjen e përkatësisë fetare të fëmijëve të prindërve të konvertuar (me fe të ndërruar). Në trashëgiminë e sunna-s së profetit thuhet se Muhamedi, të bijës së një babai të konvertuar si mysliman dhe të një nëne jo-myslimane i ka lënë të zgjedhë vetë përkatësinë fetare.[59] Megjithatë në përgjithësi ndiqet parimi që fëmijët janë të detyruar të ndjekin „fenë më të mirë“ (dmth. atë islame) [60], pasi, siç thuhet në një parim islam, „islami ka epërsi.“[61] Fëmijët e dalë nga këto martesa të përziera mund të detyrohen me zor sipas ligjit të pranojnë fenë islame.[62] E drejta që ka i mituri për të zgjedhur vlen vetëm në rastin e kujdestarisë dhe jo në atë të fesë. Ky gjykim zbatohet edhe në rast apostazie të njërit nga prindërit; kur fëmijët arrijnë moshën, ose detyrohen me zor të pranojnë fenë islame, në të cilën kanë lindur ose u kërkohet të bëjnë pendimin.[63] Në doktrinën e hanbalitëve dhe shafiitëve shprehet edhe mendimi që fëmijët e apostatëve me arritjen e moshës të vlejnë si të pafe (kāfir aṣlī) duke u detyruar kështu të paguajnë xhizja-në.[64]

  • Sëmundjes psiqike; as hyrja në fenë islame dhe as apostazia nuk kanë ndikim me vlerë juridike.
  • Gjendjes së dehur; hanbalitët dhe shafi’itët janë të mendimit, sipas konceptit klasik të doktrinave të tyre, se akti i apostazisë përmbushet edhe në këtë rast; sipas hanifitëve apostazia nuk vlen në gjendje të dehur. Megjithatë edhe njohja e fajit (ikrār) nga një i dehur është po aq pa vlerë sa dhe pendimi i tij; ato kanë ndikim ligjor vetëm pas kthimit të vetëdijes.[65]
  • Situatës së detyruar sipas sures 16:106:
„Ata që nuk besojnë tek zoti duke qenë më parë besimtarë, veç nëse dikush detyrohet me zor (të bëhet i pafe) ndërsa zemra e tij ka gjetur qetësi përfundimisht në besim, jo, ata që (vetë dhe pa u detyruar) i japin vend mosbesimit në vetvete, për ta do të vijë ndëshkimi i zotit dhe do t'i presë (dikur) një dënim i madh.“

Sipas këtij vargu të kuranit, për braktisjen e detyruar të besimit nuk parashikohet ndëshkim.[66] Të mbrojturit (dhimmi) nuk lejohen të detyrohen që të pranojnë fenë islame. Në rast se ata janë bërë me zor myslimanë, kur kthehen përsëri në fenë e tyre nuk vlejnë si apostatë.[67] Por ata veç, të cilët lejohet të detyrohen të pranojnë fenë islame, psh. një apostat por edhe një jo-mysliman në dar al-harb, i cili nuk është i mbrojtur me kontratë (ḥarbī),[68] në rast braktisje të fesë së imponuar vlejnë si apostatë.[69]

Zbatimi i gjykimit mbi apostazinë në botën islame të sotme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Edhe në rastet kur braktisja e fesë islame nuk ka pasoja penale, në disa vende islame është rreziku i pasojave në bazë të të drejtës civile, të cilat arsyetohen me anë të të drejtës klasike islame. Dënimet mund të jenë këto:

  • prishja e martesës së një apostati me partnerin (ose partneren) myslimane (psh. Nasr Hamid Abu Zaid-i),
  • fëmijët e tyre të përbashkët mbesin myslimanë dhe lejohen të rriten nga prindi mysliman,
  • të drejtat trashëgimore të një apostati (ose apostateje) humbin sipas të drejtës islame,
  • pasuria e apostatit konfiskohet nga shteti.

Sudan (kodi penal i vitit 1991, neni 126), Jemen dhe Iran si dhe në Arabinë Saudite, Katar, Pakistan, Afganistan, Somali dhe në Mauritani (kodi penal i vitit 1984, neni 306) braktisja e fesë islame mund të dënohet edhe sot me vdekje dhe kryhen aty-këtu edhe ekzekutime si psh. në vitin 2000 ndaj një shtetasi somalez. Kleriku Mahmud Muhammad Taha u ekzekutua në Sudan më 18 janar 1985 i dënuar zyrtarisht për „apostazi me prova“. Pakistani pati planifikuar në vitin 2007 hyrjen në fuqi të një ligji që për apostatët meshkuj parashikon dënim me vdekje dhe për ato femra burgim të përjetshëm. Për gjykim mjaftonin dy dëshmitarë myslimanë.[70]

Në vendet e tjera me karakterer islam, në të cilat apostatët zyrtarisht nuk i pret dënimi me vdekje, shpesh vrasja e një murtadd-i nuk ndiqet ligjërisht pasi një vrasje e tillë miratohet nga një pjesë e madhe e popullsisë.

Iran, myslimanët, të cilët konvertojnë në një fe tjetër vlejnë si fajtorë për apostazi dhe dënohen me dënim me vdekje ose me burgim të përjetshëm. Femrat dënohen kryesisht me burgim të përjetshëm.[71][72] Në lidhje me akuzën e apostazisë dhe blasfemisë kreu i shtetit iranian Khomeni me anë të një fatva-je e ka dënuar me vdekje shkrimtarin anglo-indian Salman Rushdie më 14 shkurt 1989 duke u bërë thirrje të gjithë myslimanëve në botë që të zbatojnë këtë dënim. Përveç kësaj u vendos edhe një shpërblim prej tre milionë dollarësh për vrasësin.

Iraniani Hossein Soodmand ka konvertuar më 1964 në fenë kristiane. Ai u bë pastor dhe evangjelist në një kishë kristiane evangjelike. Gjithashtu ai mbante edhe një librari kristiane. Ai u akuzua për braktisjen e fesë islame dhe për përpjekjet e tij për të kthyer myslimanë të tjerë në të krishterë. Më 3 dhjetor 1990 Hossein Soodmand u ekzekutua në Mashhad.[73]

Mehdi Dibaj-i u dënua më 1983 në Iran me vdekje për shkak të konvertimit të tij në kristianizëm. Pas njëmbëdhjetë vjet burg ai u lirua më 1994 dhe pak pas lirimit u rrëmbye dhe u vra.[74]

Në vitin 2002 mësuesi i shkollës së lartë Hashem Aghajari u dënua në Iran për apostazi sepse kishte thënë se myslimanët të mos u shkojnë pas „si majmunë“ klerikëve islamë.[75] Ky dënim u vërtetua edhe një herë në maj 2004 nga gjykata e lartë. Pak muaj më vonë dënimi u shndërrua në pesë vjet burgim, nga të cilët dy u vendosën me kusht. Atij iu hoqën gjithashtu për pesë vjet të drejtat civile.

Egjipt në vitin 2005 një person, i cili kishte konvertuar në kristianizëm, u shtrua me forcë në psiqiatri dhe u torturua më vonë nga policia.[76]

Egjipti është përndryshe një vend, i cili i ndjek ligjërisht me rreptësi vrasjet ndaj apostatëve, siç e tregon fati i shkrimtarit Faraxh Fauda, vrasësit e të cilit u ekzekutuan.

Kryemyftiu i Egjiptit, 'Ali Gum'a në një intervistë me „Washington Post“ më 21 korrik 2007 e ka hedhur poshtë ndëshkimin laik të konvertitëve që i përkisnin më parë fesë islame pasi sipas tij ndëshkimi do të bëhet në botën e përtejme.[77] Këtë qëndrim ai e relativoi në shtypin arab më 25 korrik 2007 duke e quajtuar dënimin laik për apostazi si të drejtë.[78]

Në një intervistë me gazetën Egypt Today ministri egjiptian për çështjet e fesë Mahmoud Zakzouk e ka theksuar ligjshmërinë e dënimit me vdekje për konvertitët ish-myslimanë, të cilët e bëjnë të njohur publikisht ndërrimin e besimit të tyre. Kjo është sipas tij një rrezik për rendin publik dhe e njëjtë me tradhëtinë e lartë.[79]

Çështja Mohammed Hegazy

Gazetari Hegazy, i cili kishte konvertuar më 1998 nga feja islamekishën kopte kristiane, pati kërkuar në gusht 2007 në Egjipt për shkak të fëmijës së tij zyrtarisht shënimin e besimit të tij në letërnjoftim.

Prokurori i entit të sigurimit të shtetit në Kajro, Mohammed al-Faisal, i arrestoi avokatët e tij, aktivistët për të drejtat e njeriut Dr. Adel Fawzy Faltas dhe Peter Ezzat.

Kjo çështje çoi në konflikte të ashpra në radhët e klerikëve të lartë islamë ulema.

Në një intervistë me Hegazy-n funksionari islam, sheiku Youssef al-Badri ka kërkuar dënimin me vdekje për Hegazy-n. E këtij mendimi ka qenë edhe ish dekani i universitetit Al-Azhar, Souad Saleh. Në revistën pan-arabe al-Kuds al-arabi ajo u shpreh se fatva-t e kryemyftiut të Egjiptit 'Ali Gum'a për këtë çështje, të cilat e përjashtojnë ndëshkimin laik të konvertitëve, të cilët u përkisnin më parë fesë islame, janë sipas saj pa vlerë. Shpallja publike e konvetimit nga Hegazy, me të cilin ai ka tallur dhe mohuar fenë islame, duhet sipas saj të ndëshkohet në botën e këtejme me vdekje.

Vendim i komisionit të fatva-ve i Azhar-it mbi vrasjen e apostatëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ekspertizë ligjore

Një ekspertizë ligjore (fatva) e komisionit të fatva-ve i Azhar-it, i institucionit më me autoritet i islamit sunnit, mbi vrasjen e apostatëve e vitit 1978. Përkthim nga arabishtja i dokumentit origjinal:

„al-Azhar. Komisioni i fatva-ve.
Në emër të zotit të mëshirshëm dhe zemërmirë.
Pyetje e zotit Ahmad Dervish; ai e ka paraqitur këtë pyetje përmes zotit (emri i padukshëm), shtetas gjerman:
Një burrë i besimit mysliman dhe shtetas egjiptian është martuar me një grua të besimit të krishterë dhe shtetase gjermane. Me pëlqim të bashkshortëve myslimani në fjalë ndërroi fenë në atë kristiane duke iu bashkuar fesë kristiane.
1. Si gjykon feja islame mbi statusin e këtij personi në lidhje me dënimet islame?
2. Do të shihen fëmijët e tij si myslimanë apo si të krishterë? Ç'gjykim jepet?“

Përgjigja:

Çdo lavdi meriton zoti, zoti i botëve. Bekuar dhe paqje qoftë me vulën e profetëve, zotin tonë Muhamedin, familjen e tij dhe gjithë bashkëluftëtarët e tij.
Këtu japim informacionin: meqënëse ai e ka braktisur fenë islame i kërkohet që të bëjë pendimin. Në rast se nuk tregon pendim, në bazë të ligjeve islame ai do të vritet.
Për sa i përket fëmijëve të tij, ata janë myslimanë të mitur. Pas arritjes së moshës së duhur, në rast se ata mbesin në fenë islame, do të jenë myslimanë. Në rast se ata e braktisin fenë islame, u kërkohet që të bëjnë pendimin. Në rast se ata nuk tregojnë pendim, do të vriten.
Dhe zoti, më i larti, e di më së miri.
(nënshkrim i palexueshëm):
Kryetari i komisionit të fatva-ve në Azhar.
Data: 23 shtator 1978
Vula me emblemën e shtetit: Republika Arabe e Egjiptit. Al-Azhar. Komisioni i fatva-ve në Azhar.

Afganistani është republikë islame, kështu që feja islame është fe shtetërore. Më 2006 kërcënohej në Afganistan nga dënimi me vdekje Abdul Rahman-i për shkak të konvertimit në kristianizëm, deri sa procesi gjyqsor (sipas të dhënave zyrtare për shkak gabimeve formale në procedurë) u anullua përpara hapjes së procesit. Ai u shpall si i sëmurë psiqik dhe iu dha më pas azil në Itali nga Silvio Berlusconi.

Sipas kushtetutës së Malezisë të gjithë malezët etnikë janë që në lindje me dekret myslimanë. Braktisja e fesë islame, në bazë të vendimeve të fundit gjyqsore, nuk është më e mundur pasi konvertimi duhet të vërtetohet nga gjyqet e sharia-s. Por gjyqet e sharia-s nuk e bëjnë këtë pasi sipas sharia-s braktisja e fesë islame nuk tolerohet.[80] Më parë ai ka qenë i mundër vetëm me shumë vështirësi duke kërkuar shumë kohë dhe durim. Për këtë duhej mbushur një borang keluar islam (formular për daljen nga feja islame) dhe duheshin prurë prova përgjatë një kohe të gjatë se vërtetë nuk do që të kthehesh më në fenë islame (zakonisht rreth dy vjet). Për këtë zhvilloheshin rregullisht biseda me një imam. Kushtetuta në fakt e vërteton lirinë e fesë, por de facto rruga për të dalë nga feja islame është me pengesa.

Libi sistemi shtetëror është i ashtuquajturi socializmi islam dhe arab. Feja islame ka në Libi rangun e fesë shtetërore. Braktisja e fesë islame ndëshkohet në Libi me humbjen e menjëhershme të shtetësisë.

Ndikimi shoqëror

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Edhe në Evropë apostatët mund të hasin në kërcënime për vrasje.[81] Njerëzit që në botën islame braktisin me të vërtetë ose gjoja fenë islame i presin përjashtimi shoqëror, humbja e vendit të punës, kërcënime dhe dhunime nga të tjerë. Janë të njohur rastet ku apostatët i kanë vrarë.[82]

Mendime devijuese

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mendime të modifikuara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kuadër të modernizimit islam disa juristë klerikë e kanë modifikuar (bërë ndryshime) mendimin tradicional juridik mbi braktisjen e fesë. Muhammad Abduh, Rashid Rida dhe Mahmud Shaltut bëjnë dallim ndërmjet braktisjes së fesë në mënyrë individuale dhe apostatit që lufton bashkësinë në mënyrë aktive ose përpiqet ta largojë atë nga feja. Ky i fundit sipas tyre duhet dënuar me vdekje ndërsa i pari nuk duhet dënuar. I njëjti mendim gjendet edhe në shkrimet e Jusuf al-Karadavi-t; ky thekson gjithashtu se përndjekja e apostazisë duhet kryer vetëm nga ana e organeve shtetërore dhe jo nëpërmjet aksioneve private.[83] Kleriku Mohammad Salim al-Avva ka konstatuar një paralele apologjetike ndërmjet juridiksionit perëndimor mbi tradhëtinë e lartë në kohë lufte dhe ligjeve mbi apostazinë. Megjithatë ai thekson se braktisja thjesht privatisht dhe në këtë mënyrë e padënueshme e fesë ekziston në raste shumë të rralla të apostazisë.[84]


Në një projektligj për kushtetutën egjiptiane të vitit 1978 shpallën juristët klerikë të universitetit Al-Azhar ngritjen e apostazisë, në të kundërt të konceptimit tradicional ligjor, në nivelin e dënimit hadd. Në këtë mënyrë, gjyqtarëve dhe organeve politike do t'u ndalohej çdo ndërhyrje ndaj vendimeve të dënimit me vdekje. Gjithashtu kleriku Mohammed Al-Ghazali e ka shpallur vrasjen e apostatëve, në lidhje me vrasjen e publicistit Faraxh Fauda, si detyrim individual të myslimanëve, në rast se shteti nuk kujdeset për këtë. Vrasësit e Fauda-s megjithatë u ekzekutuan në bazë të kodit penal të Republikës Arabe të Egjiptit.


Gjithashtu vëllezërit myslimanë në Egjipt e kanë përdorur termin e apostazisë për të trembur ata që janë kundra kërkesave të tyre politike.[85]

Qëndrime kundërshtuese

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këshilli Qëndror i Myslimanëve në Gjermani është distancuar disa herë nga kërcënime të tilla. Në lidhje me dënimin me vdekje që pritej për konvertitin (ndërruesin e fesë) Abdul RahmanAfganistan ai ka dhënë këtë deklaratë:

Jo dënim me vdekje për konvertitin afgan
Këshilli Qëndror i Myslimanëve në Gjermani (Zentralrat der Muslime in Deutschland (ZMD)) ndjen keqardhje të thellë për çdo rast të largimit nga feja islame por ne pranojmë të drejtën për të ndërruar fenë. Kurani ndalon çdo detyrim me forcë në çështjet e besimit.
Përveç kësaj ligjet islame lënë shumë vend për zgjidhje të tjera të rasteve të tilla. Për këtë arsye ZDM i lutet drejtësisë afgane të heqë dorë nga ndëshkimi i Abdur-Rahman-i të konvertuar në kristianizëm.“
Këshilli qëndror i myslimanëve në Gjermani. Eschweiler, 22 mars 2006 [86]

Në paragrafin 11 të Kartës Islame ZDM formulon në të njëjtën formë:

Myslimanët miratojnë sistemin e pushtetit të ndarë, të shtetit ligjor dhe demokratik të garantuar në kushtetutë
Kështu, shtetas gjermanë ose jo, myslimanët e përfaqësuar nga Këshilli Qëndror miratojnë sistemin e pushtetit të ndarë, të shtetit ligjor dhe demokratik të garantuar në kushtetutën e Republikës Federale Gjermane ashtu si dhe pluralizmin partiak, të drejtën e zgjedhjes aktive dhe pasive për gruan si dhe lirinë e fesë. Prandaj ata pranojnë të drejtën e ndërrimit të fesë, e të pranuarit të një feje tjetër ose të asnjë feje. Kurani ndalon çdo ushtrim dhune dhe çdo detyrim me forcë në çështjet e besimit.“
Këshilli Qëndror i Myslimanëve në Gjermani. Eschweiler, 20 shkurt 2002 [87]

Ky koncept bazohet ndër të tjera tek pikëpamja se myslimanët në diasporë kanë për detyrë sipas të së drejtës islame, t'i përshtaten të drejtës së vendit përkatës, për derisa ata kanë mundësinë për të ndjekur detyrimet e tyre kryesore fetare.[88]

Këshilli Qëndror i Myslimanëve në Gjermani sqaron ndryshe nga kjo në website-in e tij në FAQ se sipas fesë islame „braktisja e fesë (në raste të veçanta)“ „ndiqet që në këtë botë penalisht.“ [89] Në një shkrim juridik në një vend tjetër apostazia dhe misionimi i myslimanëve të tjerë paraqitet sipas fesë islame si krim që „duhet ndëshkuar me dënim me vdekje“. Gjithashtu ndarja me forcë që pati bërë bujë e Abu Zaid-it cilësohet sipas të së drejtës islame si e gabuar, pasi edhe gruaja e tij paska braktisur fenë islame.[90]

Duhet theksuar se pozicioni i përfaqësuar nga Këshilli Qëndror i Myslimanëve në Gjermani dhe i manifestuar në Kartën Islame të tij në lidhje me lirinë e fesë nuk është relevant (me vlerë) për të drejtën e shari’a-s dhe në këtë mënyrë në lidhje me gjykimin e apostazisë në kohën e sotme është pa vlerë juridike.

Juristët klerikë pakistanezë Javed Ahmad Ghamidi dhe Khalid Zaheer e hedhin poshtë krejtësisht dënimin me vdekje për apostazi. Ghamidi e arsyeton pikëpamjen e tij me atë se mendimi juridik tradicional e interpreton kuranin dhe sunna-n në këtë rast jashtë kontekstit të tyre. Të dy ata argumentojnë se dënimi me vdekje ka qenë i përligjshëm vetëm në kohën e veprimtarisë së vetë Muhamedit.[91] Edhe personalitete myslimane me influencë si psh. Tarik Ramadan-i hedhin poshtë çdo ndëshkim.[92]

Teologu mysliman Yaşar Nuri Öztürk, dekan i fakultetit teologjik të universitetit të Stambollit, e sheh si gabimin më të madh që është bërë nga juriprudenca islame që dënimi me vdekje i apostatëve është ngritur në nivelin e dogmës fetare. Ai vë në dukje se kurani nuk përmban asnjë dënim në botën e këtejme për braktisjen e besimit por kërcënon vetëm me dënimin në botën e përtejme. Edhe vlerësimin e apostazisë si akt tradhëtie të lartë Öztürk e hedh poshtë. Akuza e apostazisë sipas tij është bërë gjatë kohëve të fundit si term luftarak i një feje islame të politizuar dhe të ideologjizuar. Këtë e cilëson Öztürk si „inkuizicion islamik“.[93]

Mahmud Shaltut-i (†1963), ish-dekan i universitetit të Azhar-it, e kundërshton dënimin e apostatëve me vdekje duke thënë se „shumë juristë mendojnë se dënime të tilla nuk mund të vërtetohen me anë të trashëgimisë që është trashëguar nga disa të besuar të pakët dhe se thjesht mosbesimi nuk është arsye për të lejuar gjakun (gjakderdhjen e mosbesuesit)“ dhe kjo është e lejueshme vetëm kur „besimtarët luftohen, dhunohen dhe bëhet përpjekje për t'i larguar ata nga besimi“.[94]

Persona
  • Frank Griffel: Apostasie und Toleranz im Islam. Die Entwicklung zu al-Gazâlîs Urteil gegen die Philosophie und die Reaktion der Philosophen (Apostazia dhe toleranca në fenë islame. Zhvillimet mbi vendimin e al-Gazâlî-t kundra filozofisë dhe reagimet e filozofëve), Brill, Leiden 2000, ISBN 90-04-11566-8
  • R. Peters, G.J.J. de Vries: Apostasy in Islam, në: Die Welt des Islams. 17/1976–1977, f. 1–25
  • Yohanan Friedmann: Tolerance and Coercion in Islam. Interfaith Relations in the Muslim Tradition. Cambridge University Press, Cambridge 2003. f. 121-160. ISBN 0-521-82703-5
  • The Encyclopaedia of Islam, New Edition, vëll. 7, f. 635 (murtadd); Supplement. Fasc.9–10. f. 692–695, Brill, Leiden 2004, ISBN 90-04-13214-7
  • al-mausu'a al-fiqhiyya, (Enciklopedi e të drejtës islame. Kuvajt 2003. Vëll. 22, f. 180–201 (s. n. ridda)
  1. ^ William Heffening: Murtadd. Në: The Encyclopaedia of Islam. New Edition. Brill, Leiden. Vëll. 7, f. 635; Werner Ende dhe Udo Steinbach: Der Islam in der Gegenwart (Feja islame sot), München 1989, f. 190; shih: Adel Th. Khoury: Was sagt der Koran zum Heiligen Krieg? (Ç'thotë kurani mbi luftën e shenjtë) Gütersloher Verlagshaus, 2007. f. 80: „Për lënien e besimit, përveç ndëshkimit të zotit në botën e përtejshme, kurani nuk parashikon tekstualisht ndëshkim në botën e këtejme“.
  2. ^ Bernard Lewis: Die politische Sprache des Islam (Gjuha politike islame). Rotbuch Verlag, 1991. f. 143
  3. ^ The Encyclopaedia of Islam. New Edition. Brill, Leiden. Vëll. 7, f. 635
  4. ^ Theodor Nöldeke: Geschichte des Qorāns, vëll. 1, f. 145–146 (Leipzig 1909)
  5. ^ Ǧāmiʿ al-bayān ʿan taʾwīl āy al-Qurʾān. Vëll. 3, f. 342, rreshti 14–15 (Kairo: Dār al-Fikr. Beirut.)
  6. ^ At-Tabari, op.cit. Vëll. 3, f. 344; al-Qurṭubī: al-Ǧāmiʿ li-aḥkām al-Qurʾān. Vëll. 5, f. 197, rreshti 8–9 duke iu referuar at-Tabari-t
  7. ^ Tafsīr kitāb Allāh al-ʿazīz, vëll. 1, f. 299 (Bejrut 1990)
  8. ^ Ibn Kathīr-i: Tafsīr al-Qurʾān al-ʿaẓīm, vëll. 2, f. 380 (Kajro, pa vit)
  9. ^ Frank Griffel (2000), f. 50
  10. ^ an-Nasa'i: Tafsīr. Vëll. 1, f. 308–309. Kajro 1990.
  11. ^ an-Nasa'i: Tafsīr, vëll. 1, f. 309. Kajro 1990.
  12. ^ Sunan Ibn Maxha, vëll. 2, f. 848. Nr. 2536 (Kajro 1972).
  13. ^ Rudi Paret: Der Koran. Kommentar und Konkordanz, f. 46
  14. ^ at-Tabari, shih më lart, vëll. 2, f. 355, rreshti 7-8
  15. ^ Yohanan Friedmann (2003), f. 124–125, aty shënimin 21 me udhëzimin për pasazhe të tjera në kuran: sure 4,137; 5, 54; 9, 74, und 47,25. Frank Griffel sheh në suren 2, vargun 217 gabimisht dëshminë për ndëshkimin me vdekje të apostatit: „Në njërën anë të spektrit të interpretimeve ky varg është parë si dëshmi për dënimin me vdekje, se, veprat e kujt janë në botën e këtejme vërtetë pa vlerë kur ai nuk është gati i vdekur?“ Për këtë argumentim ai sjell komentin e Al-Baidavi-t mbi këtë pasazh të kuranit: Frank Griffel (2000), f. 26, aty shënimin 10. – Por Griffel e ka keqkuptuar këtë burim, pasi tek Al-Badavi nuk bëhet fjalë as shkarazi për „dënim me vdekje“. Aty flitet vetëm për kushtin që vdekja të vijë në gjendjen e spostazisë; kjo bën që veprat (e apostatit), gjë që është sipas tij edhe teoria e ash-Shafi'i-t, bëhen në këtë mënyrë të pavlefshe, (është fjala për veprat e dobishme, të mira).
  16. ^ al-Kurtubi, op. cit. vëll. 3, f. 428, rreshti 4–5
  17. ^ al-Qurtubi, op. cit. Band. 3, f. 430, rreshti 3–7
  18. ^ The Encyclopaedia of Islam, New Edition. Brill, Leiden. Vëll. 9, f. 35
  19. ^ Yohanan Friedmann (2003), f. 124–125, shënimi 21
  20. ^ Vol. 23 (1922), f. 187–188
  21. ^ Fatāwā al-Imām Muḥammad Rašīd Riḍā, Ṣalāḥ ad-Dīn al-Munaǧǧid dhe Yūsuf Q. Ḫūrī. Bejrut 1971. Vëll. 4, f. 1539–1540
  22. ^ Griffel (2000), f. 27. shih edhe: The Encyclopaedia of Islam, New Edition. Vëll. 7, f. 635
  23. ^ al-Muvaṭṭaʾ, Kitāb al-Aqḍiya, kapitulli 18. Vëll. 2, f. 736 (Muḥammad Fuʾād ʿAbd al-Bāqī. Kajro, pa vit; Ignaz Goldziher: Muhammedanische Studien, vëll. 2, f. 215–217)
  24. ^ Shih: Concordance et indices de la tradition musulamane. Vëll. 1. f. 153 (termi „baddala“); The Encyclopaedia of Islam, New Edition. Brill, Leiden. Vëll. 7, f. 635; Frank Griffel (2000), f. 48, shënimi 21; 51–52, shënimi 35; Yohanan Friedmann (2003), f. 126–127
  25. ^ Yohanan Friedmann (2003), prej f. 146 me vënien në dukje të teorive kontroverse (kundërthënëse) të jurisprudencës
  26. ^ Kitāb al-muḥāraba. f. 51. (Bejrut 2002)
  27. ^ Shih referimin e Ignaz Goldziher, f. 216. shënimi 2, tek përmbledhja e hadith-it An-Navavī: Libri i dyzetë hadith-eve, Nr. 14, atje veç sipas fjalëve të profetit: „(Derdhja e) gjakut të një myslimani është e lejueshme vetëm në tre raste: tek ai që ka qenë i martuar dhe është bërë imoral, në rast (të shpagimit) të jetës për jetë Leben, dhe tek ai që braktis fenë dhe ndahet nga bashkësia.“ përkthen An-Navavī: Joseph Schacht: Feja islame duke përjashtuar kuranin. f. 18. Nr. 14. Në: Alfred Bertholet, Religionsgeschichtliches Lesebuch. Vol 16. Tübingen 1931
  28. ^ Në sistemin tatimor, në rast martese të përzier me jo-myslimane kur kjo ndërronte fenë etj. shih: Yohanan Friedmann (2003), f. 146–147 dhe shënimin 143
  29. ^ Frank Griffel (2000), f. 54; Yohanan Friedmann (2003), f. 127–133
  30. ^ al-mausu'a al-fiqhiyya, vëll. 22, f. 191–192; Yohanan Friedmann (2003), f. 127
  31. ^ Fuat Sezgin: Geschichte des arabischen Schrifttums (Historia e shkrimeve arabe), Brill, Leiden 1967. Vëll. 1, f. 31; më detajuar: Harald Motzki: Die Anfänge der islamischen Jurisprudenz, Ihre Entwicklung in Mekka bis zur Mitte des 2./8. Jahrhunderts (Fillimet e jurisprudencës islame, zhvillimi në Mekkë deri në mesin e shekullit të 2-të (të 8-të)), f. 70–156 etj, Abhandlungen für die Kunde des Morgenlandes (Studime mbi orientalistikën). Vëll. L,2. Stuttgart 1991
  32. ^ Ignaz Goldziher, op. cit. f. 215; i pari quhej murtadd fiṭrī, dmth. ai i linduri në gjendjen fillestare të pastërtisë së natyrshme (islam) të dhënë nga zoti, ndërsa konvertiti murtadd ġair fiṭrī: Etan Kohlberg: The Development of the Imāmī Shīʿī Doctrine of jihād, Në: Zeitschrift der Deutschen Morgenländischen Gesellschaft (ZDMG) (Revista e shoqatës orientaliste gjermane), 126 (1976), f. 85 dhe shënimi 113
  33. ^ al-mausu'a al-fiqhiyya, vëll. 22, f. 199
  34. ^ Yohanan Friedmann (2003), f. 114
  35. ^ Frank Griffel (2000), f. 94–95, shënimi 42
  36. ^ Abd Allah ibn Wahb: Kitāb al-muḥāraba. f. 59; Yohanan Friedmann (2003), f. 125 dhe shënimi 28; shih edhe: The Encyclopaedia of Islam. New Edition. Vëll. 7, f. 635
  37. ^ Yohanan Friedmann (2003), f. 132
  38. ^ al-mausu'a al-fiqhiyya, vëll. 22, f. 192; 194; Frank Griffel (2000), f. 76–77: „…pavarësisht nëse kjo e drejtë u jepet, zoti do t'i lajë llogaritë me ta.“ Ky interpretim është i gabuar; shih M. J. Kister: „…illā bi-ḥaqqihi…“ A study of an early ḥadīth. Në: Jerusalem Studies in Arabic and Islam (JSAI), 5 (1984), f. 32–52
  39. ^ The Encyclopaedia of Islam. New Edition. Vëll. 11, f. 510)
  40. ^ al-mausu'a al-fiqhiyya, vëll. 22, f. 193–194; vëll. 14, f. 126–127 (tauba)
  41. ^ Për hollësirat e procesit shih: Christian Müller: Gerichtspraxis im Stadtstaat Córdoba (Praktika gjyqsore në qytet-shtetin e Kordovës), për sistemin ligjor të shoqërisë në traditën juridike malikito-islame të shekullit të 5-të (të 11-të). f. 204–210
  42. ^ A. J.Wensinck dhe j. H. Kramers: Handwörterbuch des Islam (Manual i fesë islame), Brill, Leiden 1941. f. 546
  43. ^ asch-Schafi'i, op. cit. Vëll. 6, f. 148–149
  44. ^ W. Montgomery Watt:The Formative Period of Islamic Thought, f. 71. Edinburgh University Press 1973
  45. ^ The Encyclopaedia of Islam, New Edition. Brill, Leiden. Vëll. 4, f. 368
  46. ^ ʿAbd Allāh ibn Wahb, op. cit. 47–50. Nr. 73-76; Mālik ibn Anas, op. cit. 900; Kitāb al-Qadar. Kapitulli 1
  47. ^ Yohanan Friedmann, op. cit. f. 131
  48. ^ al-mausu'a al-fiqhiyya, vëll. 22, f. 183–186
  49. ^ Ibn Qayyim al-Ǧauziyya, op. cit. Vëll. 3, f. 36 shënimi 16
  50. ^ Ibn Qayyim al-Ǧauziyya, op. cit. Vëll. 3, f. 353
  51. ^ Ibn Qayyim al-Ǧauziyya, op. cit. Vëll. 3, f. 351.
  52. ^ al-mausu'a al-fiqhiyya, vëll. 22, f. 183
  53. ^ al-mausu'a al-fiqhiyya, vëll. 22, f. 190; K. al-Umm, vëll. 6, f. 154, rreshti 9–10
  54. ^ K. al-Umm, 6, f. 149, rreshti 2–3; kapitulli: Tafri' al-murtadd: llojet e apostatëve. (Kajro, pa vit)
  55. ^ The Encyclopaedia of Islam. New Edition. Brill, Leiden. Vëll. 3, f. 842
  56. ^ Fuat Sezgin: Geschichte des arabischen Schrifttums (Historia e shkrimeve arabe). Vëll. 1, f. 512–513. Brill, Leiden. 1967
  57. ^ Ibn Kudama: al-Mughni, vëll. 12, f. 280; vëll. 2, f. 350. ʿAbd al-Fattāḥ Muḥammad al-Ḥilv. Botimi i dytë Kajro 1992. Kjo traditë është trashëguar edhe në veprat e Abū Dāvūd as-Sixhistānī-t, at-Tirmidhi-t dhe ad-Darimi-t.
  58. ^ Ibn Kudāma, op. cit. 280–282
  59. ^ Ibn Kudāma, op. cit. vëll. 11, f. 412-413
  60. ^ Yohanan Friedmann (2003), f. 174-175
  61. ^ al-islām yaʿlū va-lā juʿlā ʿalaihi:Ibn Kudāma, op. cit. Vëll. 12, f. 285
  62. ^ Yohanan Friedmann (2003), f. 109-115; 175; Ibn Kudama, op. cit. vëll. 12, f. 284
  63. ^ Ibn Kudāma, op. cit. Vëll. 112, f. 282 285
  64. ^ al-mausu'a al-fiqhiyya 22-199"
  65. ^ ash-Shafi'i: K. al-Umm, vëll. 6, f. 148
  66. ^ Adel Th. Khoury, Ludwig Hagemann, Peter Heine: Lexikon des Islam. Geschichte – Ideen – Gestalten (Leksik i fesë islame. Historia, idetë, figurat). Directmedia, 2001. prej f. 30; Muhammad Hamidullah: Muslim Conduct of State, Ashraf Printing Press, 1987. f. 175. shih tek: Ignaz Goldziher: Introduction to Islamic Theology and Law, Princeton University Press, 1981. f. 33, shënimi 5, rastet e përshkruara të personave, të cilët më parë janë detyruar të pranojnë fenë islame dhe më vonë e kanë braktisur përsëri atë duke mos marrë asnjë lloj dënimi për këtë.
  67. ^ al-mausu'a al-fiqhiyya, vëll. 22, f. 182
  68. ^ Joseph Schacht: An Introduction to Islamic Law. f. 131. Oxford 1971
  69. ^ al-mausu'a al-fiqhiyya 22-182
  70. ^ Asia News i 9 majit 2007.
  71. ^ Asylgutachten Amnesty International Deutschland Arkivuar 24 janar 2012 tek Wayback Machine Deutschland
  72. ^ Spiegel online e 5 qeshorit 2006
  73. ^ Johannes Schwartländer dhe Heiner Bielefeldt: Christen und Muslime vor der Herausforderung der Menschenrechte (Kristianët dhe myslimanët përballë sfidës së të Drejtave të Njeriut), Bonn 1992, f. 50.
  74. ^ Amnesty International: Jahresbericht 2007 (Buletini vjetor 2007), Frankfurt am Main 2007, f. 191.
  75. ^ Profile: Hashem Aghajari, BBC, July 9, 2003.
  76. ^ Meldung, IGFM, 5 korrik 2005.
  77. ^ Washington Post, 21 korrik 2007: Link http://newsweek.washingtonpost.com/onfaith/muslims_speak_out/2007/07/sheikh_ali_gomah.html Arkivuar 24 qershor 2009 tek Wayback Machine nuk gjendet më – ribotim: http://www.muslimbridges.org/content/view/766/107/ Arkivuar 24 qershor 2009 tek Wayback Machine
  78. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2008. Marrë më 28 tetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  79. ^ Shoqata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut:Ägypten: Muslimische Autoritäten fordern Enthauptung von Konvertiten (Egjipt: autoritetet myslimane kërkojnë prerjen e kokës për konvertitët), 30 gusht 2007
  80. ^ NZZ (Neue Zürcher Zeitung) e 31 majit 2007 Arkivuar 2 qershor 2007 tek Wayback Machine.
  81. ^ „Darauf steht die Todesstrafe“ (Këtë e pret dënimi me vdekje) Artikull në gazetën WELT ONLINE të 18 nëntorit 2004.
  82. ^ Christine Schirrmacher zu Folgen der Apostasie.
  83. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2010. Marrë më 28 tetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  84. ^ Patrick Bannerman: Islam in Perspective, London 1988, f. 140; Albert Hourani: Arabic thought in the Liberal Age 1798–1939 (Mendimi arab në epokën e liberalizmit 1798-1939), Cambridge 1983, f. 237; Gudrun Krämer: Gottes Staat als Republik (Shteti teokratik si republikë), Baden-Baden 1999, f. 151–157.
  85. ^ Gudrun Krämer: Gottes Staat als Republik, Baden-Baden, 1999 f. 151–157.
  86. ^ Burim nga interneti.
  87. ^ Burim nga interneti.
  88. ^ shih paragrafin 10 të Kartës Islame .
  89. ^ Këshilli Qëndror i Myslimanëve mbi apostazinë Arkivuar 31 mars 2016 tek Wayback Machine.
  90. ^ shih për këtë Osama Momen: Seminar mbi të drejtën private në vendet e lindjes së mesme (duke përfshirë edhe Turqinë); pjesët A.III.3.f.aa. dhe B.IV. mbi dënimin me vdekje dhe ndarjen me forcë të Abu Zaid-it për apostazi në website-in e „Këshillit Qëndror të Myslimanëve në Gjermani“.
  91. ^ Javed Ahmad Ghamidi: The Penal Shari'ah of Islam; Lahore, 2004; f. 36ff Arkivuar 25 shtator 2007 tek Wayback Machine, 17 qershor 2007 20:52; Shkrim i Khalid Zaheer-it webseite-in e tij; Artikull i Shehzad Saleem në një revistë Arkivuar 30 shtator 2007 tek Wayback Machine.
  92. ^ A confident, modern Islam must challenge the victim mentality of western Muslims and a crisis of authority across the faith, says Tariq Ramadan. But can you be a gay Muslim? Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine; 24 qershor 2006.
  93. ^ Yaşar Nuri Öztürk: Der verfälschte Islam (Feja islame e falsifikuar), Düsseldorf 2007, f. 93–96.
  94. ^ Shih: Adel Th. Khoury, Ludwig Hagemann, Peter Heine: Lexikon des Islam. Geschichte – Ideen – Gestalten. Directmedia, 2001. f. 32 dhe aty të dhënat për burimet